Sulmohet ekipi kosovar i Top Channel

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Sulmohet ekipi kosovar i Top Channel


foto.php

Gazetarja e Top Chanel Arta Berisha dhe kameramani Lorik Bajrami, ekipi kosovar i Top Chanel të cilët kishin shkuar për të përcjellur procesin e votomit në Lac, janë sulmuar nga një grup njerëzish.

Gazetarja Berisha raportoi pak minuta më parë se një grup personash kanë sulmuar fizikisht operatorin Lorik Bajrami, ndërsa i kanë thyer kamerën me të cilën po regjistronte.

Sipas Berishës shkak për këtë sulm është bërë sepse ekipi po xhironte, kur ky grup personash iu thoshte zgjedhësve në qendrën e votimit në Sanxhak, se nëse ishin të majtë nuk mund të hynin të votonin e nëse ishin të djathtë, po.

Ky moment është filmuar nga operatori Bajrami, e me ta pikasur këtë gjë, ky grup personash reagoi menjëherë duke sulmuar punonjësin dhe duke shkatërruar tërësisht kameran.

Gazetarja Berisha dhe operatori Bajrami shkuan ne komisariatin e policisë ku bënë edhe një kallëzim për këtë ngjarje, ndërsa Top Channel i bën thirrje Policisë së Shtetit që të gjejë përgjegjësit e këtij akti dhe të reagojë për dhunën e ushtruar ndaj punonjësve të medias.Aktualisht policia i ka identifikuar autoret e kesaj ngjarjeje./Indeksonline/


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Sulmohet ekipi kosovar i Top Channel

Kjo edhe eshte prite!! jo vetem pse jan gazetar nga ks,, po keto trazira cdo her po ndodhin ne te madhe ne shqiperi.
 
Titulli: Sulmohet ekipi kosovar i Top Channel

Kjo edhe eshte prite!! jo vetem pse jan gazetar nga ks,, po keto trazira cdo her po ndodhin ne te madhe ne shqiperi.

Fakti qe gazetaret ishin nga Kosova nuk ka lidhje! Pike e zeze, perse kerkoni te krijoni perçarje aty ku nuk ekzistojne? Dhunuesit (ose me mire te them "kafshet") kane abuzuar jo pse ishin nga Kosova, por pse ishin gazetare!
 
Titulli: Sulmohet ekipi kosovar i Top Channel

Fakti qe gazetaret ishin nga Kosova nuk ka lidhje! Pike e zeze, perse kerkoni te krijoni perçarje aty ku nuk ekzistojne? Dhunuesit (ose me mire te them "kafshet") kane abuzuar jo pse ishin nga Kosova, por pse ishin gazetare!

Po e thash ate gje dhe un ,,,,,,,,,, fjalen e kam te trazirat gjat zgjedhjeve se po ndodhin cdo her.
 
Titulli: Sulmohet ekipi kosovar i Top Channel

Po me Shqipet e Kosoves e kan se po te ishin grek do i respektonin ose do i merrnin me autobusa per te votuar
 
Back
Top