Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sulmohet ekipi i TCH në Qytetin Studenti

Një incident i rëndë është shënuar në afërsi të Qytetit Studenti, në Tiranë, në qendrën e votimit 1718 të njësisë numër 2, ku janë sulmuar gazetari dhe operatori i Top Channel.
Sipas burimeve në vendngjarje, gazetari Marin Mema dhe operatori Eno اuçllari janë dhunuar nga disa persona, ndërkohë që kamera e Top Channel është sekuestruar.

Trupi i xhirimit të Top Channel ishte duke shkuar në qendrën e votimit të Qytetit Studenti, pas sinjalizimit të kapjes së dy personave me karta identiteti falso.

“Morëm informacion për kapjen e dy kartave false. Shkuam per te bere filmim dhe aty kemi hasur ne reagimin e 20-30 personave që na kanë sulmuar operatorin dhe i kanë marrë kamerën”, është shprehur Mema. Nderkohe disa ore me vone eshte gjetur kamera ne zoterimin e nje adoleshenti, qe sipas burimeve policore nuk ishte personi qe e sekuestroi ate. Qendra e votimit në këtë zonë ndodhet në një ambjent privat. Sipas gazetareve te Top Channel, ne zone shihet prania e agjenteve kriminale.

Ndërkohë grupi i xhirimit të Top Channel nuk lejohet të filmojë në qendrën 2300 në Elbasan.
Burimi: TCH
 

Attachments

  • marini-tension.jpg
    marini-tension.jpg
    10.6 KB · Shikime: 17
Last edited by a moderator:
Dhunohen gazetarët e Top Channel

marini-tension.jpg


Dita e sotme nuk ka kaluar pa incidente dhe në Tiranë rastet më të rënda u shënuan pikërisht me njerëzit e medias.(UPDATE)
Dy grupe xhirimi te Top Channel u dhunuan dhe kercenuan nga persona civile. Gazetari Marin Mema dhe kameramani Eno Cucllari, të cilët ishin në qendren e votimit 1718, te njesise numer 2 ne Tirane kanë qenë pre e dhunës.

Mema, se bashku me kameramanin ishin duke filmuar pas sinjalizimit per nje problem ne kete qender votimi. Pasi jane goditur grupit te xhirimit ju rrembye kamera. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur forca te shumta te komisariatit numer 1 te cilat pasi kane marre kallzimin nga koleget kane shpallur ne kerkim dhunuesit dhe rrembyesin e kameras.

Kamera e Top Channel u gjet e hedhur ne shkurre shume metra larg vendit te ngjarjes ne afersi te vendit te quajtur 'depot e ujit' ne Tirane. Ndersa po kryhen veprimet hetimore dhe proceduriale, policia e Tiranes njoftoi zyrtarisht se si autor i hedhjes se kameras se Top Channel eshte nje 14 vjecar me inicialet D.B. po zyrtarisht disa ore pas kesaj ngjarjeje te rende, eshte shoqeruar ne komisariatin numer 1 edhe shtetasi Agim Tocilla 38 vjec, i cili sipas policise eshte bashkeautor i rrembimit te kameras dhe dhunimit te kameramanit.

Pa kaluar shume ore nga ky incident i rende, nje tjeter grup xhirimi eshte kercenuar gjate kohes qe po xhironte. Kameramani i Top Channel, Gent Ballta eshte kercenuar me jete ne kohen qe ai nuk eshte lejuar te kryente detyren e tij.

top chanel
 
Pe: Dhunohen gazetarët e Top Channel

boh historikisht vec gazetaret e TOP-it dhunohen...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back