Sulmi në Paris tregoi hipokrizinë e Bashkësisë Evropiane dhe të SHBA-së!

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
pariz-770x470.jpg


Josip Novosel

Përse asnjë ndërtesë nuk kishte ngjyrat e flamurit të Irakut, Afganistanit, të Libisë apo Sirisë?

Të gjithë janë tronditur me gjakderdhjen e tmerrshme në Paris, ndërsa gjykimet e këtij akti terrorist vijnë nga të gjitha anët e botës. Natyrisht që çdo njeri normal do ta gjykoj këtë barbarizëm, por pse vrasja e disa qindra francezëve, amerikanëve apo çifutëve paraqet akt terrorizmi, ndërsa vrasja e përditshme e banorëve të Palestinës, Sirisë, Libisë, Afganistanit, Irakut… është luftë për demokraci apo dëm kolateral?

Kur Breviku vrau njerëz të pafajshëm në Norvegji, flitej për vrasje masive nga njeriu psiqikisht jostabil, dhe jo rreth terrorizmit. Askush nuk sulmonte fenë e tij, ngase nuk ishte musliman. Në qoftë se krishteri vret dikë, atëherë ai është vrasës apo luftëtarë për liri, ndërsa akti i tillë i kryer nga muslimani paraqet akt terrorist. ISIS u krijua nga SHBA dhe Izraeli, ndërsa u përkrah nga aleatët e tyre: Gjermania, Britania e Madhe , Franca dhe anëtarët e tjerë të Evropës ashtu sikur edhe Kroacia. Shkatërruan shtetet stabile dhe dëbuan popullatën anembanë Evropës. Të gjitha mediet tregojnë ndërtesat nga e gjithë bota në ngjyrat e flamurit francez. Përse asnjë ndërtesë nuk kishte ngjyrat e flamurit irakian, afganistanez, libian apo sirian?

Si mund që SHBA dhe Izraeli të sulmojnë shtete të tjera dhe vrasin njerëz dhe askush të mos i emërtojë si terroristë. Kryeministrat dhe kryetarët e shteteve fotografohen me liderët e tyre, debatojnë rreth temave të ndryshme politike dhe askush nuk i gjykon se shoqërohen me terroristë ose përkrahin terrorizmin.

Kryetari francez tani me siguri do ti thërret banorët e saj në bashkim kundër ekstremistëve muslimanë, atë që dëshironin SHBA dhe Izraeli që nga fillimi. Qëllimi ishte sulmi i shteteve të pasura me naftë, shteteve të cilat nuk i binden vullnetit të tyre, emigrimit të popullatës së atyre shteteve nëpër gjithë Evropën dhe futjen e Evropës në luftë. Qëllimi i luftës nuk është fitorja. Qëllimi i luftës është përfitimi dhe shpopullimi.

Lutjet e këtyre njerëzve nuk ndihmojnë. Njerëzit akoma mund ta fusin kokën e tyre në rërë dhe të tronditen me ndodhitë e shek. 21, por nëse kjo vazhdon, situata do të përkeqësohet akoma më tepër.
Transmetojmë statutin e FB faqeje kroate (Muri i Gjallë) e cila në mënyrë më reale komentoi temën: Terrorizëm nuk paraqet vetëm kur “islamistët” vrasin civil në Paris, terrorizëm paraqet edhe kur “krishterët” vrasin civil në Irak, Siri, Afganistan dhe Libi.

Terrorizëm paraqet edhe atëherë kur ushtria izraelite shkatërron lagjet e Gazës dhe vret civil.
ثshtë e qartë se e vërteta nuk është bardhë e zi dhe se kjo përleshje nuk ka karakter vetëm fetar, por punohet për dëshirën e disa shteteve që dëshirojnë ta kontrollojnë gjithë botën.

Nëse perëndimi do të dëshironte ta ndërpret terrorizmin, fillimisht duhet ta ndërpret terrorizmin e vet ndaj shteteve të tjera.

‘Muri i Gjallë’ është parti politike e cila i kundërvihet politikës së NATO-s e cila ka destabilizuar dhe ndezur lufta që sot janë fidanishte të terrorizmit.

Elektorati mund sikur struci ta fut kokën në rërë dhe të thotë “kjo nuk ka të bëj me mua”, por atëherë kur terrori të arrijë tek ata, do të kuptojë se ka të bëj edhe me ata.

Dëshira jonë është që të mos binden në shpinën e tyre kur ti qëlloj ata.

Burimi: Flash.hr
Përktheu: Lutfi Muaremi
 
Titulli: Sulmi në Paris tregoi hipokrizinë e Bashkësisë Evropiane dhe të SHBA-së!

Pas ketij krimi te neveritshem, besoj se perendimi do ta kuptoj me ne fund se ISIS duhet te sulmohet nga toka.

Me kete veprim i japin fund edhe vuajtjeve te popullit sirian, kurd dhe iraken. Vrasjet masive, prerjet e kokave, genocidi, lufta qe ka shkaktuar miliona refugjat duhet te marrin fund, sepse eshte turp per njerezimin qe lejojne barbari te tilla.

Nese nuk e bejne kete, e keqja do rritet tej perfytyrimit human, edhe brenda nesh, ne formen me te tmerrshme dhe ekstreme.

hajduti
 
Titulli: Sulmi në Paris tregoi hipokrizinë e Bashkësisë Evropiane dhe të SHBA-së!

Me gjithe keto qe po ndodhin ....shume shpejt pritet fillimi i nje lufte boterore ..
 
Back
Top