Sulm me armë zjarri, plagoset 35-vjeçari

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
f.0405094524235_m.jpg


Eduard Boriçi (35-vjeçar) pronar i disa bizneseve në kryeqytet është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë. Ai është qëlluar me armë teksa shkonte drejt banesës së tij në zonën ‘Kodra e Diellit’ në zonën Komuna e Parisit.

Policia dyshon se 35- vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga dy persona që lëviznin me një automjet. I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Ushtarak, ndërkohë që mbeten ende të paqarta motivet e këtij atentati, raportojnë mediat.

Policia që mbërriti në vendngjarje nisi hetimet për këtë rast dhe ka nisur kërkimet për gjetjen e dy personave dhe automjetit të tyre. Eduard Boriçi nga Fieri jetonte prej vitesh në Tiranë dhe kishte në pronësi disa biznese.

Telegrafi
 
Back
Top