Sulltanesha Mahpekjer Kosem

Lauri

Anunnak
Dashuria më e madhe e Sulltan Ahmed Khan -it, nëna e tre sulltanëve, një nga gratë më të fuqishme të Perandorisë Osmane, Sultanesha Kِsem.Ky emër i cili do të sundojë me sukses për dyzet vjet perandorinë osmane,do të jetë mbrojtës i vetëm i vazhdimësisë së dinastisë, do të fitojë dashurinë e popullit. Kjo grua, një nga më të fuqishmet që ka patur bota e Lindjes, do të humbasë një nga një të gjitha gjërat dhe njerëzit më të dashur ... sulltanin e zemrës së saj, familjen, miqtë dhe bijtë e saj ... Por para tyre do të humbi Pafajësinë.

kose1_zpshpextu1c.jpg

Sulltanesha Kosem e njohur gjithashtu si sulltanesha Mahpeyker, ishte një nga gratë më të fuqishme në historinë osmane. Bashkëshortja e preferuar dhe më vonë gruaja ligjore e Sulltan Ahmetit I i cili sundoi në vitet 1603-1617, ajo arritur të ketë pushtet dhe ka ndikuar në politikën e Perandorisë Osmane me anë të burrit të saj në fillim, e pastaj me anë të djemve Muratit IV ( r . 1623-1640 ) dhe Ibrahimit ( r . 1640-1648 ) , dhe më në fund me anë të nipit Mehmetit IV ( r . 1648-1687 ) Pas vdekjes, ajo u njoh me emrat "Nëna e vrarë" dhe "Nëna dëshmore".

kose2_zpsly5xjn0v.jpg

Pas vdekjes së sulltaneshës Handan (mamaja e Ahmetit I) dhe pas largimit të sulltaneshës Safije nga haremi, Kosemi lulëzoi në saraje. Por gjithmonë ka patur si rivale sulltaneshën Mahfiruze (mamaja e Osmanit II, Bajazitit, Hysejinit). Ambasadori venecian Contarini ka raportuar rrahjen e një gruaje, urdhëruar nga sulltani në vitin 1612, që e kishte inatosur Kosemin e cila mund të ketë qënë Mahfiruzja. Kosemi gjithashtu bëri përpjekje për të mbajtur gjallë kunatin e saj, Mustafain, por përsëri Mahfiruzja ishte një pengesë. Kjo mbrojtje e Mustafait nga ekzekutimi kishte si synim shpëtimin e fëmijëve të saj nga ekzekutimi nëse Osmani do të dilte në pushtet.

kose4_zpsw7c8j3ch.jpg

Gjatë viteve të para të ardhjes në fron të Muratit IV, në të vërtetë mbretëroi Kosemi pasi i biri ishte minor. Por sapo mori pushtetin me fuqi të plotë, Murati IV i vrau të gjithë vëllezërit e tij përveç Ibrahimit I i cili mendohej të kishte probleme psikologjike dhe Kosemi e mbrojti nga ekzekutimi. Thuhet se në momentet e fundit para se të vdiste nga ciroza, Murati IV dha urdhër që Ibrahimi të ekzekutohej, por urdhërin e pengoi Kosemi pasi kjo do të shënonte edhe fundin e perandorisë.

kose5_zpsd7hij5la.jpg

Gjatë mbretërimit të Ibrahimit, Kosemi nuk ndenjti shumë gjatë në saraje por u transferua në sarajet e vjetra. Kjo pasi Ibrahimi nuk ishtë i saktë mendërisht dhe mori vendime të tilla që çuan në shkatërrimin e mbretërimit të tij. Pasi ai u ekzekutua, kjo si pasojë e komploteve që krijoi Kosemi, djali i tij shtatë vjeçar, Mehmeti IV mori fronin.

kose6_zpsrusade11.jpg

Por meqë e ëma e Mehmetit IV, Turhan Hatixhe, ishte tepër e re edhe pa eksperiencë, mretërinë e komandoi përsëri Kosemi. Kosemi ishte një figurë shumë e mirë për qeverisje por ajo mbështetej shumë nga jeniçerët dhe kjo influencë e jeniçerëve në qeverisje e mërziti popullin. Ndërkohë që Turhan Hatixhja përkrahej nga agallarët e haremit dhe vezirët e qeverisë. Për të eliminuar këtë konflikt, Kosemi vendosi të zëvendësojë nipin e saj Mehmet me një nip tjetër. Por një nga shërbyeset e Kosemit, zonja Meleki, i tregoi Turhan Hatixhes për këto plane dhe kjo e fundit komplotoi për vrasjen e Kosemit.

kose7_zpsnlabx3ac.jpg

Kosemi u mbyt me vetë flokët e saj, siç thonë disa burime. Ajo u varros në mausoleun e burrit të saj Ahmetit I. Ajo u bë e njohur për bamirësitë dhe për lirimin e shërbyesve të saj pas tre vitesh shërbim.
/blogShekulli Madheshtor
 
Titulli: Sulltanesha Mahpekjer Kosem

Eeee bravo dhe mendoja ti sjell keto, tre grate me te fuqishme te perandorise osmane, por do i perktheja, nese mundesh gje dhe per Hurrem-in dhe Safijen/Sofia(per kete ka debate ne eshte italiane apo shqipetare me prejardhje) :)

edhe pse te gjitha te dhenat jane gojedhena
psh une e dija per babain e Ahmetit qe vret te 19 vellezerit, por jo per birin e Kosemit. Kur vjen Ibrahimi ne pushtet pasi dhe ka nofken Deli Ibrahim, ai mbyllet ne harrem me grate dhe i jep pushtet fuqiplote nenes se tij Kosemit, po ta gjej nje artikull qe lexova mbi kete do e sjell, normale dhe ajo este e diskutueshme sa ka te verteta.


P.S. para se te jete Mahpejker ajo ka qene Anastasia, e grabitur nga nje nga ishujt grek si dhurate e gjyshes Safije per nipin, sulltanin e ri Ahmetin.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Sulltanesha Mahpekjer Kosem

Me beri pershtypje ai qe vrau vellezerit e vet. Ambicia per pushtet kalon cdo kufi!
 
Titulli: Sulltanesha Mahpekjer Kosem

Po pse mē ben naiven te keqen,,

e sot njerzit e thjesht, po te ken pushtetin per te tvra , do ta benin , do ta thernin te vellan e motren e do ti qethnin si qingj.

kush ka per te ndar flas , se barktharit dhe brekgrisurit duhen fort mes nj-tj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top