Suksesi!

ricky_ch

******
Kam vërejtur se shumë njerëz e kushtëzojnë suksesin
nga dhuntitë e Zotit. Mendohet, se vetëm kur lind
i bukur, me zë bukur ( a la Elvis apo Di Caprio etj.).
Me një fjalë si diçka që vetëkuptohet. Mirëpo, as Elvisi
si dhe disa të tjerë nuk do të kishin qenë ata që janë bërë
pa punë. Me punë e sakrificë arrihet çdo gjë.
Nëse presim që të bie diçka nga lartë e brenda natës
të bëhemi të suksesshëm, do të presim shumë gjatë!
Nuk e dij kush e ka thënë: "Nëse dëshiron të bësh diçka të madhe,
duhet të imagjinosh diçka të madhe..."
, kjo do të
ishte hapi i parë që do të duhej të bënim, e hapat tjera
punë, punë e vetëm punë.... Sukses!


Si e shihni ju suksesin? Ndonjë përvojë nga jeta juaj?!
 
Pe: Suksesi!

Ne qofte se feja do ishte e vertet dhe jo nje mashtrim,.prova me e mire e vertetesis se saje eshte se sdo kishte me varferi as injoranc,..sepse ajo pergjethsishte aty leshon rrenje,dhe do kishim sukses te padiskutushem ne kete kadegori.(keshtu qe talentet apo sukseset brilante jane te ndihmuara nga nje kombinim me i mire i javes gjenetike,(zgjuarsia,shqisat e te konceptuarit etj etj,.)por ama sigurishte keto shoqerohen me nje pune kolosale dhe te palodhshme gjate jetes se tyre.
Suksesi per mua eshte qe tek forma e vetebesimit,vetevlersimit dhe vetekenaqsia e asaj qe je ti ne vetevete,pastaj idet e qarta dhe hapat drejt tyre eshte vijimi,.suksesi me i madhe i njeriut per mua eshte humaniteti dhe shpirtegjersia,..(suksesi i cilsuar vetem ne anen materiale,eshte me shume varferi dhe ne nje fare forme vlersohesh si nje karte bankare,ka pjesen e saje dhe ajo por kurresesi nuk munde perkufizoshe nje ndivid te pasur si te suksesshem,.ne nje perival me te gjere njerzore.
Suksesi eshte thjeshtesia e te jetuarit i lumtur dhe kur pin nje kafe ne nje perendim dielli,vetem me natyren.
 
Pe: Suksesi!

Kuptimi i suksesit ndryshon sipas individit...Sukses do te thote te realizosh ne menyre te kenaqme nje synim qe deshiron...Qe te kesh sukses ne dicka duhet te lodhesh,te kesh dhe synime te ''shendoshta'' e kur keta japin frytet e tyre merrr ate qe quhet sukses dhe ne vetvete ndjen vertet kenaqesi...Suksesi duke qene se eshte nje ndjenje relative,pasi ndryshon tek njerezit dhe ata e vendosin ke quajne sukses dhe cfare ju duket taman e sukseshme..Ta shohesh ne teresi,si koncept,suksesi eshte gjetje i mundesive dhe pushtimi i tyre,eshte deshira per te arritur qellimet...Sukses eshte te thuash gjithmone te vertetn,te pranosh realitetin,e ta jetosh ate sic eshte(i mire apo i keq).....Dikush tha : - Eksizton vetem nje sukses,te dish te jetosh jeten ashti si do ti vete.....Jemi shume koshiente per cfare ka kaluar dhe kemi synime per te ardhmen,ndoshta realizimi i tyre do ishte nje sukses,por smund te kesh sukses ne dicka te ardhme pa patur nje te tashme te ''sukseshme'' te cilen e shijon...Une mendoj qe sukses eshte kur tregohesh i sinqerte,(kjo ehste dhe gjeja me e veshtire),jo cdokush mund ta beje,sic kane thene dikur : - Te tregohesh gjithmone i sinqerte sdo te thote qe do te te pelqeje dhe ajo qe do degjosh....Njeriu shpesh ndikohet nga ambjenti per shume gjera,eshte ambjenti ai qe na ben te ''sillemi'ndonjehre dhe jashte mundesive apo aftesive tona...Njeriu din ti pershtatet cdo gjeje per mrekulli,dhe sigurisht dhe synimet i ka te ndryshme...Dikush do quante sukses te ndertonte nje familje,dikush te arrinte nje pune te mire apo nje profesion,ndaj per suksesin nuk mund ti jepet nje perkufizim i njejte,cdo gje varet tek njeriu...
 
Pe: Suksesi!

Puna sjell gjithcka....
 
Pe: Suksesi!

Te kesh sukses sdo te thote qe deomos duhet te beshesh nje person i njohur.
Por bukuria apo zeri ndihmojne sigurisht.
Per mua suksesi varet edhe sa din te shfrytezosh nje situate te favorshme.
Nje here kur pashe filmin ''Match Point'' ku thuhej se
fati eshte gjithcka , ne jete ne pune, e fat duhet qe te kesh sukses.
Sukses eshte te arrish qellimin tend me mjete pozitive
dhe pse jo ti vesh ne dobi te tjereve :)

Per mua deri tani suksesi me i arrire eshte qe vazhdoj univ
perpos veshtiresive me vone, kemi kohe.
 
Pe: Suksesi!

Nje shprehje thot : Te jesh i suksesshem do te thot te jesh ai ,qe te tjeret s'mund te jene dot .
Por une nuk e mendoj ne kete menyre ,sukses ne jete ka cdo kush sipas menyres qe e shikon apo dhe moshes qe ka .
Sukses do te thote edhe fitimi i nje shkolle apo burse (per nje maturant),sukses do te thot dhe ngritja e nje biznesi (per dike qe e ka kerkuar ) .Mjafton qe njeriu te eci me piksynime dhe me qellime ne jete ,dhe do ta ndjej suksesin .
 
Titulli: Suksesi!

ua faleminderit...ahahah neser kam provim....ishalla suksese :D
 
Pe: Suksesi!

....."suksesi"....katalizatori kryesor i lumturise se njeriut....them se shija e suksesit eshte shume here me gratifikante, se cdo lloj pasurie qe posedon njeriu....
.....suksesin apo edhe deshtimin, njeriu e provon ne te gjithe veprimtarine e tij....e para na lumturon, kurse e dyta na kalit dhe na meson....te dyja jane pjese e jetes dhe na sherbejne ne formimin tone ne planin personal....jane te dyja qe udhetojne bashke me njera -tjetren...e para eshte e pamundur te arrihet pa te dyten....kuse e dyta eshte e pamundur te ekzistoje pa te paren.....arritja e suksesit eshte e pamundur te mos hasi ne pengesa..sepse rruga drejt suksesit eshte e veshtire..por sfida e njeriut , eshte kembengulja ,perkushtimi, motivimi, pasioni, te gjitha keto e bejne njeriun te kapercej pengesat duke arritur shijen e suksesit te shumepritur...........
 
Titulli: Suksesi!

Suksesi duhet baraz-peshuar me ëndrrat, një njeri i suksesshëm është ai njeri që ka realizuar sa më shumë ëndrra të tijat.
Talenti nuk ështa asgjë tjetër përveç se përkushtimi jonë ndaj ''punës'' kështu edhe suksesi nuk mund të jetë gjë tjetër përveç se përkushtimi jonë ndaj një ëndrre të caktuar,suksesin mund ta arrijë gjithkush në varësi të ëndrrave që ka.
ps..... Mjafton që të mos ëndërrojmë vetëm gjëra të parealizueshme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top