"Sukses mbi tragjedi"

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
"Sukses mbi tragjedi"

E Hene, 10 Nentor 2008

Analisti i njohur Blendi Fevziu, ka komentuar i pari ngjarjen e Gjirokastres, duke qene i ftuar dje ne mesdite, ne emisionin "E diela shqiptare" ne tv Klan. Ne fakt, Fevziu ishte ftuar sipas programit, per te komentuar situaten paszgjedhore ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe vecanerisht pervojen gazetareske, ndersa ndiqte nga afer zgjedhjet presidenciale.

Por zhvillimet e minutave te fundit ne qytetin jugor dhe pamjet qe transmetoi live Tv Klan, bene qe gazetari dhe analisti Blendi Fevziu te orientohej ne nje bisede tjeter. Duke e cilesuar si shume te rende ngjarjen, ai i eshte referuar prokurorise dhe punes se saj qe me sa duket ne drejtim te firmave ndertuese dhe niveleve te ndertimit ka qene e vaket. Gjithashtu Fevziu, duke shprehur keqardhjen e tij njerezore eshte ndalur edhe te kryebashkiaku i Gjirokastres, qe kete radhe me shume se sa per jeten e qytetareve eshte interesuar per te festuar 100-vjetorin e ish-diktatorit Enver Hoxha. Por ndersa analiza i referohej asaj cfare kishte ndodhur, faktet e z. Fevziu shkonin me larg. Ai ka permendur diten e djeshme, se mossiguria e ndertimeve ne Shqiperi eshte bere tashme pjese e frikes se shume shqiptareve. Shume prej tyre kane gjetur si nje mundesi per te ngritur zerin, pikerisht emisionin "Opinion" dhe numrin e telefonit qe eshte vene ne dispozicion te tyre, ku mesazhet per problemin e ndertimeve dhe sigurise qe ato te jepnin per jeten e banoreve, kane qene te shumta.

***

Analisti Fevziu evidenton shqetesimin se si po ndertohet shoqeria sot dhe ndalet ne menyren se si po ndertojne shqiptaret, si po abuzohet me terrenet e gjelbra, si po rrenohet gjithcka qe mund te kete nje qytet normal, pra e gjithe struktura e nje qyteti normal. "Ka shume zera, por pjesa me e madhe ketyre zerave nuk ekzistojne ne mediat shqiptare per arsye te presionit shume te madh qe bie nga pjesa me e madhe e ndertimeve qe mbetet nje nga bizneset me kryesore ne vend", - pohon z.Fevziu. "Pa dyshim qe nuk ka gje me abuzuese se sa kjo, nuk ka gje me abuzuese se sa biznesmene qe e ngrene fatin e tyre, suksesin e tyre, mbi tragjedine e te tjereve. Po e them kete sepse cdo njeri qe niset per te germuar ate toke, ato themele atje, pavaresisht se do te shembet apo jo pallati, e dine qe ekziston kjo mundesi e shembjes".

Gazetari i njohur thekson se "te ngresh fatin dhe pasurimin mbi tragjedine e tjetrit, nuk ka gje me te dhimbshme", ndersa shton: "Duhet te kemi parasysh qe po ndodh edhe dicka tjeter, pothuajse askush deri me sot ne Shqiperi nuk eshte denuar per ngjarje te tilla, te cilat kane dhene impakte direkte", duke theksuar me tej se "kemi kaq kohe qe flasim per prokurori, per hetime, per ngjarje te tjera".

Ketu, z.Fevziu kujtoi dhe faktin se vetem pak kohe me pare nje shkolle u rrezua ne ndertim e siper, shkolla Teknologjike ne Tirane, ku nje punetor vdiq duke punuar, duke shtruar pyetjen se "nuk e di nese dikush nga ato njerez kane dale para drejtesise dhe eshte hetuar". Analisti rendit dhe shkolla ne Lac e Mamurras, te shembura sikurse dhe ne mes te Tiranes, por ketu ngre problemin se "askush nuk ka hetuar", duke shtuar edhe se "nuk di te kete pasur deri me sot ndonje hetim".

Ngjarje te tjera te renda ishin ne fokusin e analizes qe gazetari Blendi Fevziu beri dje ne edicionin qendror te lajmeve ne Tv Klan: "Kane vdekur 8 minatore brenda ketij viti dhe une nuk e di nese ka pasur ndonje njeri te dale perpara drejtesise per mosrespektimin e kushteve. Ka pasur 26 persona te vdekur ne Gerdec, akoma sot prokuroria pas shtate muajsh nuk nxjerr pergjegjesit dhe nuk e con ceshtjen ne gjykate. Kurse tani, kemi nje nene me nje vogelushe qe duhet te shkonte ne shkolle neser. Por neser trupi i saj do te shkoje me arkivol ne varrezat e qytetit".

Analisti i njohur shprehet i sigurt qe "do te ndodhe edhe ketu sic ka ndodhur me rastet me pare, kjo ngjarje, do te mbetet e pazgjidhur". Kurse apelon se prokuroria duhet te hyje menjehere ne hetim: "Te kemi parasysh qe perballemi me nje prokurori e cila vrapon ne Rinas per te ndaluar nje person si Fazllic dhe nuk heton asnje nga keto raste ku njerezve u shembet shtepia, apo vdesin ne miniere dhe ne, nuk dime asnje gje konkrete", u shpreh gazetari duke i vene theksin faktit se "jetojme ne makth".

Argumenti i ndertimeve pa leje, zuri vend te rendesishem ne analizen e djeshme te Blendi Fevziut: "Ka me dhjetera qytetare qe denoncojne ndertimet pa leje. Ka njerez qe po u ankohen se po u zene hyrjet e dyerve. Jemi ne kushte skandaloze. Imagjinoni cfare ndodh. Bashkia u jep leje. Kryetari i bashkise se qytetit, qe sot duhet te kishte dhene doreheqjen moralisht, sepse nga ana tjeter do te hetoje prokuroria, jep lejen per te ndertuar ne ate vend. Atje, shembet pallati, deri tani kemi 3 te humbur ne ato rrenoja dhe drejtuesit e kompanise largohen drejt Greqise per t'u arratisur. Nuk ka gje me abuzive sesa kjo. Nese ndodhi, duhet te kesh te pakten kurajen qe ne shkembim te atyre parave qe do te fitoje me jeten e atyre njerezve, te perballesh me drejtesine".

Analisti shprehet kritik me pushtetin vendor, kur thote se "eshte skandaloze kjo qe ka ndodhur, sepse bashkia jo vetem jep lejet, por nuk kontrollon kushtet, qe jane detyre e sak, perfshire dhe Policine Ndertimore qe prej kohesh eshte ne varesi direkte te pushtetit lokal. Duke u ndalur te Policia Ndertimore, analisti apelon: "Ajo duhet te shkoje te kontrolloje. Ka pasur dhjetera denoncime te banoreve dhe askush nuk i ka pare". Ketu, analisti shpreh mendimin se Qeveria duhet te shikoje opsionin e ngritjes se nje komisioni partizan per te shikuar te gjitha ankesat qe bejne qytetaret.

Duke u perqendruar dhe nje here ne ngjarjen e Gjirokastres qe dje ishte ne epiqender te transmetimeve televizive, analisti tha se momentalisht nuk mund te flasim direkt per pergjegjesi penale per arsye se nuk i dime detajet, nuk e dime arsyetimin teknik qe eshte bere. Por ai i vuri theksin faktit se "pergjegjesia morale, eshte e para dhe e padiskutueshme".

Analisti shprehet skeptik per fatin e hetimeve te nisura pak ore pas ngjarjes: "Problemi eshte se keto ceshtje, si nisin, ashtu perfundojne, gjithmone ne kasafortat e prokuroreve dhe nuk mbarojne kurre. Aq me keq ne gjykate kur marrin vendime shpeshhere qesharake". Ketu gazetari Fevziu sugjeron se "kur behet fjale per jete njerezish nuk duhet te merret asnjehere vendim modest".

Nga ana tjeter, analisti i njohur thekson se "ka njerez te biznesit qe abuzojne per hir te fitimit, duke shkelur ligjet, duke ndertuar pa leje, duke korruptuar pushtetare te dobet qe arrijne te korruptohen dhe marrin leje ne kundershtim me ligjin". Ketu, opinionisti i njohur vlereson se "te gjithe keta biznesmene, pa dyshim qe nuk kane asnje ndryshim nga kriminelet e rrugeve, qe dalin vrasin apo grabisin". Analisti pohon dhe faktin se "sot, te shkosh te vjedhes nje bistak rrushi ne tregun e frutave ne Tirane, apo ne pazarin e ri, jam i sigurt qe denohesh, futesh ne burg, ndersa te shkosh dhe te marresh jete njerezish per te fituar nje milion euro me shume, te vrasesh nje nene me femije, jo vetem qe nuk denohesh, por gjithcka kalohet, pothuajse pa u ndjere fare".

Koha Jone
 
keta tipa jane alabake dhe jo me analista apo cfaredo i quajne perse
e shikoje shpesh tek emisioni opinion dhe asnjehere nuk ju bene pyetje direkt te ftuareve pozite apo opozit dhe ndonjehere kur ju ben dihet qe politikanete tane e anash kalojne pergjigjen me nje fjale terhiqe e mos e keput
me kujtohet kur SALA dha nje interviste ke BBC ne angli kur gazetarja i bente pyetje dhe sala mundohej te anash kalonte dhe gazetarja e nderpriste dhe i kerkonte pergjigjen perkatese jo pordhe
lane name dhe me zgjedhjet amerikane sikur jemi pjese e amerikes moren pervoje dava legenash servila e ku di une cfare tju thuash tjeter
 
Back
Top