Substancat Ndarese Nder Shqipetare

alfonci

Veri investigatio
E shkuara e hidhur, padrejtesite e fuqive te larta, padrejtesite e konferencave vendimtare per vendin tone dhe ballkanin ne teresi jane nder temat me te permendura kur vjen puna per te pershkruar "mengesite" e vendit tone. Regjimi komunist nuk ben perjashtim. E shkuara gjithnje eshte perdorur dhe perdoret nga shqipetaret per te treguar arsyen se perse jane gjerat ashtu sic jane tani. Ndoshta me te drejte te gjitha keto meritojne te permenden.

Megjithe ndasite dhe qendrimet qe shqipetaret kane ndaj regjimeve, pushtimeve dhe periudhave historike ato kane edhe kendveshtrime te ndryshme sesi duhet vepruar ne te ardhmen. Ne moshen e internetit ku informacioni shperndahet ne menyre automatike dhe ne nje kronometraxh teper te shkurter. Kjo te mundeson qe te gjesh vleresime, pozicione dhe opinione te ndryshme per c'eshtje te ndryshme, periudha historike te vendit tone. Psh komunistet qe te kundershtojne gjithnje antaresimin ne NATO dhe politikat pro-perendimore te momentit te ndjekura nga qeveria jone. Nga ana tjeter te panumerta jane urimet, pergezimet dhe levdatat per procesin e antaresimit te shqiperise ne kete organizate. Te larmishme jane edhe pozicionet e tjera per c'eshtje te tjera.

Ju personalisht cilat mendoni se jane substancat ideologjike qe ndikojne ne ndasira te tilla mes bashkombasve shqipetare?

Cilat jane disa nder keto "substanca" te drejta dhe te gabuara?

Sa eshte rritur distanca mes percarjeve te meparshme me ato te tanishmeve nese ajo ka ndryshuar?

*Keto dhe tjera pyetje te ngjashme do te deshiroja qe tu pergjigjesha me juve. Eshte me rendesi mendoj une qe dallimet dhe ndasite te njihen ne menyren qe te behet i mundur kapercimi i tyre ne te ardhmen.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top