Studiuesi amerikan: Udhëheqësit shqiptarë duhet të distancohen nga Turqia

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Studiuesi amerikan: Udhëheqësit shqiptarë duhet të distancohen nga Turqia

pol-768x432.png


Një profesor i Universitetit të Nju Jorkut, paralajmëron Shqipërinë dhe Kosovën për rrezikun e ndikimit turk dhe thotë se është e qartë se objektivi i Recep Tayyip Erdoganit është të zgjerojë kontrollin e tij në Ballkan. Alon Ben-Meir, një studiues në Qendrën për اështje Globale të këtij Universitetit tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se udhëheqësit e Shqipërisë e kanë akomoduar Turqinë për shkak të interesave reciproke dhe se ata duhet të distancohen nëse duan të afrohen me BE-në. Profesor Ben-Meir foli me kolegen Keida Kostreci edhe për ndikimin turk në Kosovë.

Zëri i Amerikës:
Profesor Ben-Meir, ju keni shprehur shqetësimin për ndikimin turk në Ballkan. Cili është thelbi i shqetësimit tuaj?

Alon Ben-Meir: Shqetësimi që kemi ne qëndron tek axhenda e Presidentit Erdogan dhe axhenda e tij është të nxisë islamizmin ku të mundet, si edhe rikthimin e një varianti të Perandorisë Otomane dhe ai e ka thënë vetë një gjë të tillë. Ish-kryeministri i tij (Ahmet) Davutoglu dhe shumë zyrtarë me të cilët ne flasim rregullisht, tha se deri në vitin 2023, që përkon me 100 vjetorin e Republikës së Re Turke, do të ketë një pushtet dhe ndikim të ngjashëm me atë që Perandoria Otomane kishte gjatë 500 vjetëve që kishte në kontroll gjithë këtë zonë. Prandaj sipas mendimit tim, axhenda e tij është mjaft keqdashëse. Nuk jam i sigurt që ai po e bën këtë për të mirën e Kosovës dhe Shqipërisë, por ai do t’i tërheqë ato në orbitën e tij për t’i larguar nga Bashkimi Evropian.

Ai (Erdogan) po përdor fenë si instrument politik për të promovuar axhendën turke, veçanërisht në vende me shumicë myslimane. Shqipëria dhe Kosova janë kandidate të përkryera, pikërisht sepse edhe gjeografikisht dhe gjeopolitikisht, këtë do të bëjë Erdogani për të ushtruar kontrollin dhe ndikimin e tij në gjithë Ballkanin.

Zëri i Amerikës: Artikulli juaj i fundit, me bashkëautore Arbana Xharrën, fliste për rrezikun që ky ndikim paraqet për Shqipërinë dhe se ai po realizohet përmes investimeve, bankave, infrastruktuarës. Ju thoni se Shqipëria duhet të jetë e shqetësuar…

Alon Ben-Meir: Pa diskutim. Shqipëria ka popullsi mbi 50 për qind myslimane dhe ai (Erdogan) ndjehet shumë komod të përpiqet të imponojë programin e tij islamik dhe ai po e bën këtë në disa mënyra, për shembull me investime. Ai po investon shumë në infrastrukturën shqiptare, duke ndërtuar dhjetra xhami. Në fakt ai po ndërton tani xhaminë më të madhe në gjithë Ballkanin. Ai kontrollon bankat më të mëdha. Turkish (Airlines) po ndërton aeroportin më të madh. Ajo që ai po përpiqet të bëjë është që përmes investimeve dhe nxitjes së programit islamik, nën maskën e shkëmbimeve kulturore, ai po depërton në Shqipëri, sepse me mendjen e tij kjo është një nga mënyrat se si ai mund ta zgjerojë orbitën e tij në gjithë Ballkanin dhe siç thashë më parë me një program të qartë, për t’i afruar më shumë këto vende me Turqinë, duke i larguar nga Bashkimi Evropian, veçanërisht tani që Shqipëria është në vijën e parë në përpjkjet për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Ai nuk do që kjo të ndodhë, veçanërisht sepse vetë Turqia nuk është më një kandidate e mundshme për t’u futur në Bashkimin Evropian. Prandaj ai po përpiqet t’i tërheqë këto vende tek Turqia dhe në thelb t’i përdorë në të ardhmen si barazpeshë ndaj BE-së duke thënë “unë jam në kontroll, unë kam ndikim të jashtëzakonshëm dhe se ata duhet të merren me mua, nëse duan të merren me shtetet e Ballkanit”.

Zëri i Amerikës: Kryeministri Edi Rama, në një intervistë kohët e fundit, mohoi se Turqia përbën kërcënim ndaj sovranitetit të Shqipërisë. Ku e shihni ju lidhjen mes këtyre investimeve dhe kërcënimit ndaj sovranitetit, që ju bën të mendoni se këto përpjekje duhet marrë seriozisht?

Alon Ben-Meir: Mendoj se udhëheqësit e Shqipërisë, janë të nënshtruar dhe Erdogani është shumë i zoti për të shfrytëzuar çdo lloj dobësie. Ky është njëri element. Elementi tjetër është se ka shumë korrupsion brenda qeverisë vetë dhe në këtë drejtim, tratativat me Turqinë për të përfituar favore nga qeveria turke dhe Erdogani vetë, është diçka që atij i pëlqen dhe që do të donte ta shihte të zgjerohej. Kështuqë ajo që shohim këtu është një reciprocitet interesash mes të dyja palëve dhe mua me duket se tani bëhet fjalë për një axhendë afatgjatë. Për Erdoganin është se si të rikthejë Perandorinë Osmane dhe të përdorë Ballkanin si bazë për këtë proces dhe kjo nuk është e vetmja zonë ku Erdogani po përpiqet të ushtrojë pushtetin turk, ai po përpiqet ta bëjë këtë edhe në zona të ndryshme të Lindjes së Mesme. Kjo është më e gjerë se Ballkani por Ballkani për të është një objektiv parësor në këtë moment.

Zëri i Amerikës: Sipas jush, udhëheqësit e vendit nuk e kuptojnë që po bëhen përpjekje për ndikim, apo ngaqë këto shqetësime po shprehen tani publikisht duan ta minimizojnë rëndësinë e tyre?

Alon Ben-Meir: Unë nuk habitem aspak që ata tregohen aq shpërfillës ndaj këtyre akuzave. Nuk prisnim ndonjë gjë të ndryshme, sepse në të vërtetë kjo është metoda që ata por përdorin për të fshehur këtë marrëdhënie tinzare me Turqinë. Natyrisht që ata do ta mohojnë, por e vërteta është kjo: Shqipëria është një kandidate kryesore për në BE. Sa më shumë distancohet nga Turqia aq më mirë është për Shqipërinë, për t’u bërë anëtare të Bashkimit Evropian dhe mendoj se populli shqiptar dhe qeveria shqiptare duhet ta kenë këtë parasysh. Pra po, mund të kesh marrëdhënie të mira me shumë vende, përfshirë Turqinë, por nuk duhet të lejosh një qeveri si ajo e Turqisë që të kontrollojë atë që ndodh në Shqipëri dhe shumë shqiptarë janë të shqetësuar nga ky qëndrim dhe e shohin si një qëndrim keqdashës nga ana e Erdoganit dhe jo si një qëndrim me vullnet të mirë nga ana e Turqisë, në mënyrë që të dyja vendet të përfitojnë sepse të dyja vendet mund të përfitonin nga investimet turke, por nuk është ky objektivi synimi kryesor i Erdoganit, siç thashë më parë.

Zëri i Amerikës: Ju keni thënë se ky ndikim është shqetësues edhe për Bashkimin Evropian. A nuk mund të argumentohet se përderisa vetë Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave, ky nuk është një shqetësim aq i madh?

Alon Ben-Meir: Shqipëria ka zhvilluar një marrëdhënie të mirë prej disa kohësh me Bashkimin Evropian dhe BE-ja nuk do të merrte në konsideratë një anëtar të ri, nëse ai vend nuk i zbaton standardet e BE-së përsa i takon të drejtave të njeriut, qeverisjes demokratike, sigurisht nuk duhet të ketë korrupsion. Nuk ka diskutim që Shqipëria është në atë drejtim, por mendoj se udhëheqësit bëjnë të pamundurën për të akomoduar Erdoganin dhe mendoj se ky do të ishte një gabim i madh sepse BE-ja po sheh me shumë kujdes dhe është shumë e pakënaqur me atë që po bën Erdogani në shumë vende, por veçanërisht në Ballkan.

Zëri i Amerikës:
Presidenti Erdogan nuk hezitoi të shprehte pakënaqësinë e tij ndaj masave të kryeministrit të Kosovës, pas deportimit të katër shtetasve turq nga Kosova, duke përmendur edhe faktin që Turqia ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e saj. Sa i shqetësuar jeni për ndikimin turk në Kosovë?

Alon Ben-Meir:
Shqetësimi që kemi për Kosovën është edhe më i madh se ai për Shqipërinë. Nuk ka shumë që Erdogan tha Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë. Ai e sheh Kosovën si një koloni të Turqisë dhe ashtu e trajton. Ai po bën të njëjtën gjë edhe me Kosovën, duke u përpjekur ta fusë në orbitën turke, duke ndjekur të njëjtën metodë, duke investuar dhe duke bërë çdo gjë që mundet për të rritur ndikimin e tij, ndërsa nga ana tjetër bën çdo përpjekje për të dobësuar ndikimin që ka pasur në Kosovë lëvizja e Fetullah Gulenit. Ngjarja e deportimin të katër shtetasve turq ishte diçka që nuk ishte dëgjuar pothuajse askund tjetër. Pra ai (Erdogani) ndjehet pak a shumë i lirë të bëjë ç’të dojë në Kosovë dhe në këtë rast të fundit për fat të keq qeverisja e Kosovës është e lidhur me të sepse kanë nevojë për mbështetjen turke në shumë drejtime, sigurisht që kanë nevojë për investimet turke në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Zëri i Amerikës: Kur thoni qeverisja çfarë keni parasysh, sepse incidenti tregoi në një farë mase se Presidenti dhe Kryeministri nuk ishin në një linjë?

Alon Ben-Meir: ثshtë e vërtetë, por nuk jam i sigurt. Ndjesia ime është se kjo ishte më shumë për konsum publik. Si ka mundësi që kreu i shërbimit të zbulimit të bëjë këtë operacion pa njoftuar presidentin? Dhe vërtet e shkarkoi shefin e zbulimit, duke dashur të demonstrojë se Kosova nuk është dakord me këto lloj aktivitetesh por a është ky një qëndrim, një politikë e vërtetë? Sepse po t’i shohësh marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Kosovës, duken shumë të afërta dhe ka shumë pak ndryshim ne e shohim me kujdes, ka shumë pak ndryshim mes dy vendeve përsa i takon niveleve të ndryshme të qeverive të të dyja palëve.

Zëri i Amerikës: A mendoni se për të frenuar këtë ndikim, duhet të jetë BE-ja që të ushtrojë presion, apo vetë udhëheqësit duhet ta distancojnë veten?

Alon Ben-Meir: Nëse BE-ja do që të dobësohet ndikimi i Erdoganit ndaj vendeve të Ballkanit, ajo duhet të ndërmarrë më shumë iniciativa, sidomos financiarisht në këto vende dhe të rrisë në mënyrë të konsiderueshme investimet në këto vende, sepse si Shqipëria, Kosova, Maqedonia – të gjitha këto vende – nuk janë në gjendje të mirë ekonomike. Nëse BE-ja do që të dobësojë ndikimin e Erdoganit në këto zona, duhet të investojë shumë më tepër në këto vende, veçanërisht tani me Shqipërinë që po diskutojnë hapat për të hyrë në BE.

Zëri i Amerikës: Kjo është e ngjashme me atë që kërkoi kryeministri i Shqipërisë në Gjermani, duke i thënë Evropës që nëse donte të frenonte radikalizmin në Shqipëri, duhet t’i hapte dyert për anëtarësimin e saj. Por ky qëndrim nuk ka një vijë logjike sepse nga ana tjetër, ai vetë i mbrojti lidhjet me Turqinë. Cili është komenti juaj?

Alon Ben-Meir: Ajo që do të shohë (Edi Rama) është që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së, por pa sakrifikuar marrëdhëniet me vendet e tjera, përfshirë Turqinë. Kjo nuk është problem përsa kohë ai ta kuptojë, që ka kufij se sa mund ta lejojë Turqinë të hyjë në Shqipëri dhe të ndikojë punët e brendshme në vend. Pra i duhet të zgjedhin. Nëse do të afrohesh me BE-në dhe të bëhesh anëtar i BE-së, duhet të respektosh rregullat e saj, gjë që Erdogani nuk e bën. Turqia sot nuk është një demokraci, shkelja e të drejtave të njeriut është e shfrenuar në gjithë vendin, dhjetra-mijëra vetë janë arrestuar pas përpjekjes për grusht shteti, pra nuk është demokraci dhe unë nuk dua ta shoh atë lloj ndikimi të përhapet në Ballkan, ku (BE-ja) ka shumë interes që rajoni të jetë i qëndrueshëm politikisht, ushtarakisht si edhe të përparojë ekonomikisht. Pra edhe BE-ja ka interes të veçantë që Ballkani të ecë në atë drejtim dhe duhet të investojnë për objektivat e tyre,

Zëri i Amerikës: Përmes studimeve tuaja, a keni parë shembuj konkretë ku Turqia ose këto lidhje me të të kenë ndikuar në ndonjë politikë në Shqipëri?

Alon Ben-Meir: Kur ke depërtuar kaq shumë në zhvillimin ekonomik, në sektorin financiar, në arsim, në ndërtim shkollash, do të kesh ndikim direkt dhe indirekt në politikat e brendshme, as nuk diskutohet. Prandaj qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, duhet të jenë të shqetësuara për këtë; deri në ç’pikë do ta lejojnë Turqinë që të ndërhyjë në çështjet e brendshme të këtyre vendeve. Po, mund të mirëpresin investime, por duhet gjithashtu të mendojnë: a duan t’i shesin prona shtetërore madhore Turqisë. Dhe kjo ka ndodhur. Nuk mund t’i japësh aeroportin tënd kombëtar një vendi të huaj. Kjo nuk duhet të jetë e pranueshme në Kosovë, Shqipëri dhe askund tjetër. Duhet pasur kujdes se çfarë lloj investimesh duhet t’i lejohen Turqisë dhe sigurisht të mos lejohet këto investime që të kontrollojnë pronat shtetërore, pronat shtetërore duhet të mbeten 100 për qind në duart e shtetit, në duart e popullit dhe jo t’i jepen me kredi një fuqie të huaj, veçanërisht Turqisë, që ka një program specifik.

(gazeta-Shqip.com)
 
Eh,drejt ka!!
Na eshte bere Turqia zoti i shpise,vellai i madh!! Medet!
E ne,ne zemer te Ballkanit e te Evropes!!
Cemnduri!!
 
Turkofobia in action :p
 
Te gjithe shtetet kerkojne sundimin dhe gjithperfshirjen, Mire Turqia, po greku? Po Amerika, Gjermania etj... Zeri. I Amerikes Nuk duhet bej pytje te pervecme duke mos harruar se amerika si shteti me i fuqishem fut hundet gjithandej!!!
 
Duke qene nje vend i vogel ,por pike kyce nga ana gjeografike dihet qe interesi shtohet.
Ligji i xhungles kudo......
 
Turkofobia in action :p

ahahahahaha,o LOver djali, shiko tani i pytjeeee :P
Ok,une e pranoj qe jam kundra qe Turqia te na "mbeshtes" kaq shume .

Por ama dhe ShBa Te jete Tukofobe?! :P
 
Nevertiti

Po sikur une te te thoja mos e lodh shume shqipen me Turqine e Erdoganin pasi Turqia nuk do te ekzistoje si shtet 100 vjet pas shpalljes se pavaresise se saj, a do te me besoje?

Me referendumin e fundit, ate te 2017, u vulos fati i Turqise: Erdogani do te jete kryetari i fundit i shtetit me emrin Turqi.

Darius

P.S Vaj me det per vellezerit e Erdoganit ne Tirane e Prishtine kur te shikojne se si do t'iu perfundoje vellai i madh!
 
Wxp

Erdogani i fut hundet ne Palestine e Siri, pasi do ti fusi gishtin ne sy, familjes mbreterore saudite, duke dashur qe te hiqet si "Kalifi-Sulltan" i shekullit te kaluar, ne menyre qe gjithe sunitet e botes, ti kthejne syte nga Turqia e jo nga Arabia Saudite si epiqender e botes islamike.

Turqia dhe Erdogani kane perfituar jashte mase nga dy konfliktet amerikane ne Afganistan dhe ne Irak dhe ne embargon ndaj Iranit. Turqia ka dale kunder interesave amerikane ne te treja keto vende, dhe ne te njejten kohe ka perfituar ekonomikisht prej tyre duke e 4-fishuar GDP-ne e vete. SHBA nuk e ka pare me sy te mire kete gje, por nuk mund te merrej edhe me Turqine kur kishte dy konflikte te hapura ne Afganistan e Irak. Tani qe i terhoqi trupat e vete nga Afganistani e Iraku, amerikanet e izraelitet do ti bien Erdoganit e Turqise. Ai do te paguaje per prishjen e miqesise me dy vendet e aleate qe Turqia kishte ne bote: SHBA dhe Izraelin.

Por gjema Erdoganit nuk do ti vije nga amerikanet apo izraelit, do ti vije nga ruset. Ai mendon, qe Rusia do te jete sikurse SHBA dikur me Turqine. Por, objektivi i vertete i Putin nuk eshte Ukraina, por Turqia.

Darius
 
Turqia eshte nje shtet qe duhet te mbaje pozicionin dhe te luaje politikat sipas interesave te saj e ketu jam dakord me te, nuk jam dakord me politiken Shqiptare qe me lojen politike amatore qe ben nuk di te pozicionohet me interesat kombetare por I intereson xhepi....
me mire te diskutohet ajo shprehja e jokryeministrit tim qe shqiptaret po nuk hyne ne Europe do behen objekt I ekstremit fetar musliman se te diskutojme per nje shtet qe nuk ben asgje tjeter vec lojes se vet politike. Po e realizuan bravo ju qofte Po nuk e realizuan te pakten e provuan..;)
 
Monique

Populli shqiptar ka dy miq te fuqishem ne saje te cileve edhe per te pakten disa shekuj do kete prosperitetin dhe garancine e vazhdimesise se tij, keta jane amerikanet dhe anglezet. Pozicioni yne gjeografik mes sllaveve dhe grekeve te cilet jane anti-amerikan dhe ne anen tjeter pro amerikanizmi yne deri ne patetizem na ben qe te jemi nje nga pikat me interes per SHBA-ne.

Darius
 
Darius pike se pari pse e mbylle temen?
Se dyti Anglia sme eshte dukur kurre mikja apo aletja jone ...te pakten ne te shkuaren.
Vetem nese dic ka ndryshuar e sot do paguajne haracin e kohes se shkuares.

Sa per aleancat , dakort jam...por askush nuk ben se na do ne, e gjitha behet per pushtim e dominance.
Kshuqe si turku , rusi, amerikani ne kete pike jane e njejta gje!
 
Monique

Darius pike se pari pse e mbylle temen?

?!??? Keto tema i diskutoj me shume deshire, e jo me ta mbyll. Nuk e kam idene se si apo kush mund ta kete mbyllur. Nese e kam bere une do te kete qene padashje, ne te kundert pyesim webmasterin.

Se dyti Anglia sme eshte dukur kurre mikja apo aletja jone ...te pakten ne te shkuaren.
Vetem nese dic ka ndryshuar e sot do paguajne haracin e kohes se shkuares.

Turqia na pushtoi per 500 vjet, une do bojkotoj te pi kafen turke. Italia na pushtoi ne 1939, une do bojkotoj picen italiane, nuk ha me pica. Greket kane bere krime ndaj shqiptareve muslimane, une nuk do ha me sufllaqe. Gjermanet na kane pushtuar, une nuk do te udhetoj me Benz. Nje njeri normal qe degjon budalleqe te tilla qesh, por shqiptaret qe vuajne per mend qe mendojne ne kete menyre, habiten se si pjesa tjeter e shqiptareve e botes nuk e kuptojne qendrimin e tyre shume serioz e shume "kombetar".

Sa per aleancat , dakort jam...por askush nuk ben se na do ne, e gjitha behet per pushtim e dominance.
Kshuqe si turku , rusi, amerikani ne kete pike jane e njejta gje!

E kupton qe nuk ke te besh me nje popull "ne rregull nga trute" kur vjen fjala tek shqiptaret kur has dy fenomenet:

"vellazerine" dhe "amikun e perjetshem"

E degjojme shpesh apo e lexojme ketu per "vellazerine me turqit" apo "greket e serbet jane armiqte tane" apo budalleqe te tilla plot. Ne vetvete ato deshmojne hapur per kedo qe ka dy fara mend qe kemi te bejme me nje popull te traumatizuar dhe te asimiluar. Ajo qe shqiptaret kane humbur pergjate historise se tyre eshte vetedija e pastert njerezore qe eshte dicka natyrale per cdo njeri qe lind i lire ne kete bote, por e huaj per shqiptaret qe lirine e provuan e shijuan te fundit si popull.

Asnje popull ne bote nuk ka "vellezer" as nuk ka "amiq te perjetshem". Popujt kane interesa kombetare, dhe per shumicen e popujve, keto interesa jane te njejta: siguri te jetes ne liri, dhe mundesi per te punuar e ndertuar nje jete me te mire per vete e familjen time. Popujt mes tyre kane raporte diplomatike, kulturore, njerezore, politike, etj. Dhe keto raporte e interesa diktojne maredheniet qe popujt kane me njeri-tjetrin: nese per ceshtjen X Turqia dhe Shqiperia kane te njejtin interes, ata jane ne nje mendje. Nese per ceshtjen Y interesat kombetare jane te ndryshme, nuk jane ne nje mendje e nuk do te punojne bashke. Dhe e njejta gje vlen edhe per raportet me te gjithe popujt e botes, raporte te ngritura mbi respektin reciprok dhe gershetimin e interesave kombetare.

Darius
 
Eh shyqyr që u rihap.....

ثshtë për tu çuditur që njerëzit shohin skajin e Universit
e nuk shohin para hunde.

Po si i dashtur ishte një kohë more ky deutsche marku, schilingu ...., e tani
kjo euro etj...
Duke parë gjithandej armiq, besoj se do të duhej të heqim lakuriq...

Në anën tjetër nuk e dij se kur do të vetëdijesohen njërzit e do të shohin
se në politikë ka vetëm diplomaci e jo dashuri.
Nëse të don dikush është nëna yte, për të tjerët as që duhet t'ia var.
 
Duke qene se ne si popull nuk kemi nje shkall politikanesh te zotet,e as nje sovranitet per tu admiruar.
RRjedhimisht gjendemi gjithnje nen domgen e nje "cobani" te jashtem.
Keshtu qe mes cobanesh ,gjithnje preferoj nje vend qe perqafon kulturen Prendimore me shume se ato te lindjes .
 
Hahaha, sa për perëndimin kurr falë mos i qofsha.
Që Shqipëria sot ekziston, mund t'i dërgohet një
falënderim vetëm Austro-Hungarisë së asaj kohe,
së sa per tjerët as nuk vjelli në ta...
Kuptohet, gjëjën më të mirë që kanë është paraja,
sa për të tjerët i dhjevsha të gjitha. Rroftë Orienti.

Eh sa filma të bukur ka bërë Hollywoodi per Lindjen...., lakmi t'i marrësh! :)
 
Darius

Nuk me vjen aspak keq te lunte Shqiperia rrolin e shba apo Turkut.... Se kushdo tket mundesi perfitimi do perfitoj.

Ajo qe eshte e vertet edhe nga nje her amerika hedh gurine mshef doren, por nje lufte e Amerikes ka shpenzime dhe perfitime, Sulmoj Afganistatin aktualisht shba po sundon Opiumin, Sulmoj irakun i mori naften. Duke mos harruar se Hapja e fronteve te zjarrit ka shpenzime, po i gjith ari i irakut shkoj ne amerike por derrmimi qe i ben nje superfuqi nje populli ky popull po ktu do te mbeshtet e do furnizohet... Pra shba ka demostruar se frontet e luftes hapen vetem per nje minier ari qe SHBA nuk e prek dot! E ci duhet Turqia, SHBA-se apo Rusise ?
 
Sa me pelqen kjo e shkruajtur nga , Cajupi :

« Kur bere derr e arine , c’deshe qe bere Turqine ; »
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


[video=youtube;k-k_g8Z-9K8]https://www.youtube.com/watch?v=k-k_g8Z-9K8[/video]

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


[video=youtube;po7hP89dv-g]https://www.youtube.com/watch?v=po7hP89dv-g[/video]
 
Redaktimi i fundit:
ahahahahaha,o LOver djali, shiko tani i pytjeeee :P
Ok,une e pranoj qe jam kundra qe Turqia te na "mbeshtes" kaq shume .

Por ama dhe ShBa Te jete Tukofobe?! :P

Bazuar nga dita e pare e prezences time ne kete forum, mund te them me plotkuptimin e fjales pa m'u lekundur qerpiku fare, se ky forum ka anetare qe jane full of hate, por edhe turkofob me te madhe. Dallimi eshte se jane 2 grupe. Grupi i pare shpreh urrejtjen per shkak te historise, i dyti per shkak te fese qe ka.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Bazuar nga dita e pare e prezences time ne kete forum, mund te them me plotkuptimin e fjales pa m'u lekundur qerpiku fare, se ky forum ka anetare qe jane full of hate, por edhe turkofob me te madhe. Dallimi eshte se jane 2 grupe. Grupi i pare shpreh urrejtjen per shkak te historise, i dyti per shkak te fese qe ka.

Bindjet jane personale!!
Por bindjet tona nganjehere,jane krejt nje gje tjeter nga e verteta e asaj bindje!
 
Shqiptaret nuk e fshijne s*men me Turkun... le te dali ky e te beje deklarata sa te doje. lool

Shume shpejt Si Siria.. do perfundoje edhe ky .
 
Akoma nuk e kuptoni qe Turqia do ti mbaje peng shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise e te mos i lejoje ata qe t'i biresoje shteti am, Shqiperia. Sidomos tani qe Shqiperia ka arritur stabilitetin e duhur politik dhe ekonomik dhe eshte vetem nje hap larg integrimit ne BE.

Objektivi numer nje i interesave turke ne Shqiperi eshte ndalja me cdo kusht e integrimit te shqiptareve ne BE.

Pastaj, kaq shpejt harruat mbi heqjen e fotos se Skenderbeut ne takimet zyrtare, kerkesat per ndryshimin e historise dhe tjetersimin e sundimit osman per ta konsideruar si jete e organizuar brenda perandorise, perralla se shqiptaret kane qene te privilegjuar gjate kohes se Perandorise Osmane apo se qenia ne kete perandori na shpetoi nga asimilimi serbo grek.

Nuk i mjaftuan 500 vjet shkaterrim e percudnim qe na lane ne vend e na tjetersuan si popull po akoma kane surrat e pretendojne se Kosova u be shtet i pavarur apo do ti shtohen njohjet prej Turqise. Dhe sikur mos mjaftonte, ka ende .... ne forum qe marrin guximin e brohorasin per Turqine.

Darius
 
Darius, dallimi ne mes nesh dhe juve eshte se rrota e historise t'ka shkel ty, dhe jeton me perrallat qe e historise komuniste. Nuk keni faj, komunizmi ua ka verberuar jo vetem syte, por edhe zemren ndaj e keni shume problem ta shihni realitetin me sy tjeter te njerezve qe jane t'zotet e mendjes. Feel sorry 4 u, soo sorry !
 
E di ku me duket mua absurditeti i te gjitha absurditeteve.

Ne, pjesa qe ju quani"turkofobe" thjesht themi kete gje.
Duani shtepine tuaj,mos beni zot shtepie komshin.
E aq me teper nje komshi qe per 500 vjet na ka nderru fe,ide e iman.(kete te fundit e di si fjale,kuptimin sia di,nesje )
Atehere une nuk arrije racionalisht te kuptoj,te absorvoj,se perse ju reagoni sikur ne po u themi mos i therrisni NENE, Nenes Shqiperi.

Ore zoterinj te nderuar ,ju mund te kaloni dhe mbiemrat tuaja. ne ATaturk lindur ne Turqi,Bosford. (se ate uren e kane kryeveper ne fakt ahahhaha)
Por problemi qendron ,qe ju zihi me ne ,shkoni me na nxjerr syte e ballit vetem se kundershtojme nje te huaj ne shtepine tone. Kaq.
PRa, perfundimi ju jeni gabim.
 
Ja u shfaq avokatja e pare ne mbrojtje te klientit :p

Presim te tjere lool
 
Back
Top