Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Studimi, Nju Jorku nën ujë brenda vitit 2300

Niveli i deteve do të rritet me 2,7 metra për shkak të ngrohjes globale. Më të rrezikuar brigjet lindore të SHBA-së

Shiko fotografinë 1425817

Megjithëse qeveritë e vendeve më të zhvilluara në botë kanë premtuar marrjen e menjëhershme të masave për të shmangur efektet e ngrohjes globale, niveli i deteve është i destinuar të pësojë rritje gjatë shekujve të ardhshëm. Konkluzioni ka ardhur nga një studim ndërkombëtarë i kryer nga disa shkencëtarë që merren me çështjet e klimës.

  • Më tepër se një alarm, duket si një skenar apokaliptik: në vitin 2300 niveli i deteve mund të rritet deri në 4 metra. Megjithatë sipas ekspertëve skenari më i mundshëm është që detet të rriten me 2,7 metra. “Pasojat për disa qytete dhe rajone mendohet të jenë dramatike”, ka parashikuar një nga bashkë-autorët e studimit, Stefan Rahmstorf, i Institutit të Potsdam, i specializuar në kërkimin mbi impaktet klimatike.


Rritja qoftë dhe me një metër i nivelit të detit në Nju Jork p.sh. do të shumëfishonte frekuencën e pasojave. Bregu lindor i SHBA-së do të jetë një “shënjestër e veçantë”. Përgjatë mijëra kilometrave ku ndodhen Nju Jorku, Baltimora, Filadelfia dhe Boston, niveli i detit po rritet gati 4 herë më shumë se në pjesën tjetër të botës. Nga njëra anë në tjetrën të planetit, ka qindra milionë njerëz që jetojnë në zona bregdetare, relativisht të ulëta, kushtuar që rritja e nivelit të detit mund të sjellë pasoja dramatike edhe për vendet e varfra, sidomos ato në fazë zhvillimi, por edhe metropole të rëndësishme të Azisë.

  • Pasojat? Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Nature Climate Change”, dëmet ekonomike mund të jenë të pallogaritshme, e mund të shoqërohen me eksod refugjatësh.
Burimi: G.Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back