Studimi: Jeta jone, ne duar te panjohurish

eGo0sTyle

System Engineer
tageting%20life%20skills%20model.jpg


Per nje individ, jane pergjegjes te pakten 300 vete cdo dite

Tirane- Sipas nje raporti te fundit te Institutit per Sigurine e Perditshme, cdo dite te perendise jeta e shqiptarit te zakonshem eshte ne duart e mbi 300 njerezve krejt te panjohur per te. Raporti, qe tregon sesi cdonjeri prej ketyre individeve mjaft te beje nje gabim ordiner dhe i merr jeten tjetrit si pa te keq, ka arritur ne perfundimin se eshte fat i madh dhe shans i papare, jarebi, sesi secili prej nesh e mbyll 24 oreshin shendoshe e mire.

“Njerez qe ti nuk i njeh dhe s’ke per t’i takuar kurre, si inspektoret e rrugeve, kontrolloret e ushqimeve, kuzhinieret, polici i trafikut – tek e fundit e kane ne dore fuqine per te vendosur mbi jeten apo vdekjen tuaj. S’na mbetet vecse te besojme se keta individe se jane te kujdesshem dhe dine se c’bejne”, deklaroi per mediat zedhenesi i ketij Instituti, Dembel Hane, “gje qe ne nuk kemi nga ta dime fare”. Me tej Hane rreshtoi nje liste te frikshme te panjohurish pergjegjes per jeten e cdokujt, qe nga specialistet e mjedisit qe kontrollojne nivelin e toksinave ne ajer, tek punonjesit dhe inxhinieret e ndertimit qe vertisin gjithe diten materiale te renda mbi kokat tona.

“Shumices se njerezve nuk i shkon ne mendje sa me fat jane cdo dite, qe motori i nje avioni 10 mije metra lart, nuk shkon per lesh e te bjere mbi shtepite e tyre. C’te them pastaj per tekniket e ashensoreve, elektricistet, ujesjellesin etj”, pohoi Hane. Ky besim i verber qe shqiptaret kane ne menyre te pandergjegjshme per shqiptaret e tjere qe rregullojne jeten e tyre, ndryshon ne fakt, edhe ne baze te te dhenave demografike. Ne zonat e populluara dendur, sipas studimit, jeta e njeriut eshte ne doren e mbi 450 veteve te panjohur, ndersa ne fshatrat e humbur numri zbret ne 45 vete. Kjo shifer eshte edhe ne varesi te stilit te jeteses dhe te ardhurave. “Per shembull”, sqaroi Dembel Hane, “nese merr autobuzin urban per ne pune, je ne dore jo vetem te shoferit, por edhe te udhetareve te tjere, qe fare mire mund te te shtyjne ne rrotat e autobuzit sa hap e mbyll syte. Njesoj edhe per ata qe hane ne fast food-e dhe nuk gatuajne ne shtepi”.

Nga ana tjeter, sjellja dhe veprimet e nje shqiptari te vetem, mund te kene pasoja te pallogaritshme, qe njerezit e thjeshte nuk i marrin dot me mend. Fjala vjen, nje gjest i papergjegjshem i fermerit Sofo Sofuli, pronar i 150 kokeve lope, mund te rrezikoje te pakten 50 mije jete. Keto rezultate vune ne mendime shume njerez, mes tyre edhe specialistin bankar i poshter Beqiri. “E tmerrshme po ta mendosh sa te papergjegjshem jemi”, tha Beqiri teksa po ngiste makinen me shpejtesi duke rrufitur nje pije freskuese dhe duke kontrolluar mesazhet ne celular, nderkohe qe kishte dy dite pa gjume, “duhet bere shume kujdes se s’dihet nga te vjen e keqja”.



Uilliam, divorc pas 5 javesh

“Po une c’dreqin pata?”, thote trashegimtari i fronit

Londer- Kur mezi eshte mbushur muaji pas marteses se tij me 29 vjecaren Kejt Midellton ne nje ceremoni mbreterore qe u ndoq direkt ne ekran nga rreth 2 miliarde njerez ne gjithe planetin, princi Uilliam, trashegimtar i kurores britanike deklaroi te shtunen se ai dhe Midellton jane divorcuar. “E gjithe kjo historia e marteses ishte nje gabim i tmerrshem, nga cdo kendveshtrim”, deklaroi Uilliam para gazetareve, “nuk e di se kush me hodhi trute e gomarit. C’ne une me ate? E para, ne nuk perputhemi fare si tipa. E dyta, nuk e dua dhe nuk e kam dashur kurre, dhe e treta, sinqerisht nuk kam pasur kurre ndonje deshire per t’u martuar”. Princi tashme beqar i shastisi grupet e gazetareve te atashuar prane kurores, qe prisnin ndonje haber te mbare nga martesa e sapokryer. “E kuptoj”, tha Uilliami, “qe njerezit e perceptojne kete lloj martese si neper perralla: Princi qe ra ne dashuri me bukuroshen dhe kolloqithe me rigon. Jua them hapur, ceremonia e dasmes ishte nje fare teatri, nje farse qe na doli jashte kontrollit. Zot i madh, shyqyr qe mbaroi me kaq. Ate budallacken nuk dua ta shoh me me sy, degjuat?”

Pas kesaj deklarate, princi e kuptoi qe u shfry tek njerezit e gabuar. Ai u buzeqeshi gazetareve dhe i sqaroi: “Mos ma vini re, se sapo jam ndare nga gruaja. Shifemi, djema”, dhe u larguar drejt pallatit Bakingham duke vershellyer.



Shkurt

I riu tregon se hengri

Sarande- Miqte e 27 vjecarit Petraq Mandraveli u detyruan te henen te degjojne nje rrefim te detajuar nga Petraqi, mbi viziten e tij te fundit ne nje restorant buze detit. Doli se gjithe qellimi i ketij rrefimi ishte per te komunikuar faktin se Petro shkoi ne lokal, hengri dhe pastaj pagoi per ushqimin qe kishte konsumuar. “Une kujtova se do tregonte dicka interesante, sidomos tek pjesa kur tha qe kamarierja dukej qe nuk ishte sarandiote, dhe qe ai e provokoi duke folur vlonjatce. Por jo, kjo ishte vetem hyrja per te treguar se cfare porositi per te ngrene”, tha i bezdisur miku i tij, Ermal Puci. Historia filloi me Mandravelin qe ndjeu se e kishte marre uria, dhe mbaroi me pagesen e tij, 15 mije leke te vjetra. “Te pakten te na kishte thene a ishte gatimi i mire”, u ankua Puci.

Gjyshja nuk ishte e bukur

Korce- Familjaret e mbledhur rreth nje albumi fotosh te vjetra te gjyshes se madhe Elpiniqi Kacafiu, 86 vjece, u cuditen te marten e kaluar, kur zbuluan se ajo nuk kishte qene kurre e bukur. Fotot bardhe e zi treguan se qe ne femijeri, syte e saj te zakonshem nuk pasoheshin nga nje ndonje vetulle e ngritur, ndersa ne rini gjyshja nuk ishte ndonje shtatlarte e belholle qe te merrte me qafe. Pergjithesisht, tiparet dhe permasat e Elpiniqit ishin ato te nje vajze krejt te rendomte. “Ua, gjyshe Niqi s’ka qene kushedi se cfare, eee”, tha mbesa e saj Kristulla, 25 vjece. Duke vazhduar kundrimin e fotove te vjetra familjare, Kristulla falenderoi ne heshtje Zotin qe i kishte marre tiparet nga gjyshi Harrilla, dhe e futi serish albumin ne raft.
 
Pe: Studimi: Jeta jone, ne duar te panjohurish

Interesante se dija qe 300 vete jane pergj per mua ne dite :p
 
Pe: Studimi: Jeta jone, ne duar te panjohurish

Hahahhahhahhaha e ja e more vesh, edhe sa do mesosh :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top