Studentët, 59 % e tyre, konsumatorë të rregullt të alkoolit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Studimi i ISHP-së përfshiu 400 studentë në Tiranë dhe të dhënat rezultuan alarmante. Problem edhe cilësia e pijeve alkoolike
Studimi

Vendi ynë ka një konsumim të lartë të pijeve alkoolike për frymë. Madje, tashmë nuk po konsumohet vetëm rakia që është pije alkoolike tradicionale, por edhe pije të tjera alkoolike.

Por, ajo që shqetëson më shumë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik është ulja e moshës së konsumit të alkoolit. Kështu, ky institut ka realizuar studimin për konsumimin e pijeve alkoolike te studentët e kampuseve universitare në Tiranë dhe të dhënat rezultuan shumë tronditëse.

Specialistët e ISHP-së theksojnë se pijet alkoolike paraqesin një rrezik serioz për shëndetin e të rinjve, pasi mungon vëmendja e duhur për sigurinë e pijeve alkoolike. "Prevalenca e konsumimit të pijeve alkoolike te studentët është në shifra të larta. Ky është problem shqetësues jo vetëm për ata dhe familjet e tyre, por për gjithë shoqërinë",- pohojnë specialistët e ISHP-së.

Studimi

Studimi mbi përdorimin e pijeve alkoolike nga studentët e universiteteve të Tiranës u realizua këtë vit dhe objekt studimi u bënë 400 studentë, mosha mesatare e të cilëve është afërsisht 21 vjeç.

"Studentët kishin një prejardhje nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe plot 59 për qind e tyre deklarojnë se janë konsumatorë të rregullt të pijeve alkoolike",- pohojnë specialistët e ISHP-së, duke shtuar se kjo shifër është vërtet problematike.

Ndërsa, sa u takon arsyeve se përse janë konsumatorë të rregullt të pijeve alkoolike, studimi tregon se 71 për qind e studentëve kanë deklaruar se e konsumojnë për qejf, ndërsa 11 për qind e tyre referojnë se e konsumojë kur mërziten dhe pjesa tjetër referojnë arsye të ndryshme.

"Pjesa më e madhe e studentëve pohojnë se rakia është akoma pija kryesore e shqiptarëve, por nga ana tjetër, 42 për qind e studentëve pohojnë se konsumimin e pijeve alkoolike e bëjnë me shoqërinë",- bëhet e ditur në studimin e ISHP-së.

Rrezikshmëria

Gjatë viteve të tranzicionit, pijet alkoolike, në përgjithësi, nuk kanë patur vëmendjen e duhur në raport me cilësinë dhe sigurinë ushqimore. Këtë e pohojnë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, të cilët theksojnë se moskontrollimi i metanolit në raki ka sjellë një impakt të rëndë në shëndetin publik, deri në rast vdekjeje dhe intoksikimesh.

"Për këtë arsye, përdormi i pijeve alkoolike nga të rinjtë paraqet rrezikshmëri. Rritja e konsumit për frymë të këtyre pijeve dhe ulja e moshës së përdorimit është një sfidë për shoqërinë shqiptare",- theksojnë specialistët e ISHP-së.

Konsumimi i alkoolit nuk kursen asnjë besim fetar

Besimi fetar nuk luan aspak rol në konsumimin e pijeve alkoolike. Studentët e kampuseve universitare në Tiranë nuk duan t'ia dinë aspak se çfarë përkatësia fetare kanë kur bëhet fjalë për konsumimin e pijeve alkoolike.

"ثshtë interesante fakti që, ndryshe nga sa mendohet, konsumimi i alkoolit nuk kursen asnjë besim fetar. Plot 55 për qind e studentëve që i përkasin besimit fetar mysliman pohojnë se janë përdorues të rregullt të pijeve alkoolike",- theksojnë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik.
71 për qind e studentëve kanë deklaruar se i konsumojnë për qejf pijet alkoolike
11 për qind e studentëve referojnë se i konsumojë pijet alkoolike kur mërziten
42 për qind e studentëve pohojnë se konsumimin e alkoolit e bëjnë në praninë e shoqërisë
55 për qind e studentëve që konsumojnë rregullisht alkool janë myslimanë
----------------------------------------------------------------------------------------------
Sipas ISHP-së, rakia e prodhuar në mënyrë tradicionale në Shqipërinë e Mesme dhe krahina të tjera, ka përqindje të lartë metanoli

Alarmi, rakia e prodhuar në mënyrë tradicionale, me metanol


Produktet alkoolike tradicionale të vendit, sikurse rakia, nuk duhet të mbeten jashtë vëmendjes për sa i përket sigurisë ushqimore të tyre. Sipas specialistëve të shëndetit publik, moskontrolli i metanolit (alkoolit metilik) në raki, sjell një impakt të rëndë në shëndeti publik, deri edhe raste vdekjeje dhe intoksikime. Kështu, Instituti i Shëndetit Publik ka realizuar një monitorim me 2 grupe monstrash në dy lokalitete, në Përmet, qytet me traditë në prodhimin e rakisë dhe zona e Shqipërisë së Mesme (Tiranë, Kavajë, Elbasan, dhe Fushë Krujë).

Numri i mostrave të analizuara ishte i njëjtë, 17 për secilin lokalitet, ndërsa përveç rakisë së rrushit u analizuan dhe prodhimet e rakisë nga fruta të tjera, si manaferra, hurma, thana dhe kumbulla.

Sipas specialistëve të ISHP-së, bazuar në këtë monitorim, vlerat e metanolit të gjetura në rakinë e prodhuar në Shqipërinë e Mesme, kanë rezultuar disa herë më të larta se standardi shqiptar.

Ndërsa përjashtim bën prodhimi i rakisë në Përmet, i cili në përgjithësi nuk ka patur përqindje të lartë të metanolit. "Kjo tregon se ky lloj produkti në këto zona është i rrezikshëm, pasi efekti në shëndet është negativ.

Për momentin mund të japë një dhimbje koke pas konsumimit të rakisë, por me kalimin e kohës, për ata persona që e pinë apo e frekuentojnë për kohë të gjatë, krijon probleme nervore, në veshka etj., madje deri në verbim të shikimit",- pohojnë specialistët e ISHP-së.

Një ndër masat që mund të merren menjëherë, sipas specialistëve, është heqja e sasisë së parë të produktit. "Në porcionin e parë të produktit, 200 ml është e detyrueshme që të hiqen nga prodhimi, pasi ky është porcioni që përmban sasi të lartë metanoli", - thonë specialistët, duke shtuar se duke hequr këtë pjesë të parë të rakisë mbetet që sasia tjetër e rakisë të ketë metanol në vlera të parrezikshme. E. Bardhi
 
55 për qind e studentëve që konsumojnë rregullisht alkool janë myslimanë

nleter ose me emer po amo sjon musliman ata !
 
Back
Top