Studente në një bankë me 'fëmijët' e saj

Love

βeℓℓe â๓e
  • Në një kohë kur studentët nuk denjojnë të shtrohen në lexime, ka studentë që edhe pse në moshë të “kaluar” u rikthehen më dëshirë studimeve. Eva, 44 vjeç iu kthye auditorëve pas 25 vitesh
timthumb.php


Nga: Emanuela Sako

Në një kohë kur të rinjtë e kanë të vështirë t’i shtrohen leximit apo të frekuentojnë rregullisht auditorët, ka një brez individësh të cilët jo vetëm që nuk kanë harruar t’i përkushtohen dijeve, por që kanë zgjedhur edhe pse në moshë të kaluar t’i kthehen sërish studimeve. Eva Dardha është modeli i një studenteje ndryshe.

Ajo është nënë e dy fëmijëve, por kjo nuk e ka penguar që pas 25 viteve shkëputje të rinisë studimet me kohë të plotë. 44- vjeçarja është studente në vitin e parë Master Profesional në Universitetin e Tiranës në degën e Gjuhë-Letërsisë. Ajo ka përfunduar studimet e mesme në vitin 1987 në qytetin e Beratit. Arsyen e mungesës së gjatë në bankat e shkollës, znj. Eva e shpjegon se në kohën kur përfundoi shkollën e mesme ishte e pamundur të vazhdonte studimet në degën që ajo dëshironte. Më pas erdhi martesa dhe lindja e fëmijëve.

“Letërsinë e kam pasur pasion të hershëm por në atë kohë kur unë kam përfunduar shkollën e mesme në vitin 1987, nuk kishte shumë mundësi për t’u arsimuar. Mund të kisha filluar edhe më herët studimet, por në vëmendjen time kanë qenë gjithmonë fëmijët. Kur ata mbyllën arsimin 8- vjeçar, unë pata më shumë kohë të lirë për t’u marrë me veten.”

Sot djemtë janë 16 dhe 18 vjeç. Ata i japin nënës së tyre më shumë kurajë për të vazhduar studimet. Madje brenda familjes është krijuar një konkurrencë intelektuale, ku Eva dominon në lëndët teorike. “Mësojmë të tre së bashku. I ndihmoj shumë sepse si çdo i ri edhe ata nuk janë shumë të përqendruar dhe kërkojnë të mësojnë me metoda të shpejta, sa për të kaluar radhën.”

Eva shprehet se një ndihmë e madhe për të është edhe bashkëshorti. Deri 4 vite më parë ajo ishte një shtëpiake e përkushtuar ndaj familjes. Nuk kishte punuar kurrë më parë. Në moshën 40-vjeçare Evës duket se ka rilindur. Ka një familje me baza të forta. Ka një punë në një dyqan lodrash për fëmijë. Po kështu po përfundon studimet me mesatare 9.2. Keqardhja e vetme që ka Eva janë të rinjtë e sotëm të cilët kërkojnë t’i arrijnë gjërat menjëherë dhe nuk janë shumë të përgjegjshëm për jetën.

“Mua më duket sikur ata synojnë t’i arrijnë gjërat shumë lehtë. Asgjë që mund të arrish lehtë nuk mund të japë rezultatet e duhura. Ata nuk harxhojnë shumë kohë duke u marrë me mësime. Duan që çdo gjë ta mësojnë sa më shpejt dhe i kalojnë gjërat pa i përthithur mirë, prandaj nuk japin rezultatin e duhur. Nuk mund të arrish suksesin nga hiçi.” Duke u kthyer në ditët në auditor Eva thotë se ditët e para nuk kanë qenë të lehta. “Kishte të rinj që më shikonin me habi.

Më dukej sikur thoshin: ‘Po kjo gruaja, çdo këtu?’ Por, duke frekuentuar çdo ditë orët e mësimit, duke parë se isha gjithmonë e përgatitur, si dhe duke krijuar një raport të natyrshëm, jo prej një nëne, por duke u munduar që t’i përshtatesha paska muhabetit të tyre, krijuam një marrëdhënie respekti. Edhe pedagogët në fillim më shihnin disi me ironi. Sidomos më të vjetrit. Madje nuk ma lëshonin as notën. Më duhej të studioja akoma më tepër për t’iu mbushur mendjen.” Sot Eva nuk është më një studente e kaluar në moshë. Ajo ulet në kafe me studentët më të rinj në moshë dhe diskuton me ta mbi përditshmërinë. Synimi i saj në të ardhmen është të ndjekë doktoraturën. Ajo dëshiron të punësohet si mësuese. “I shikoj pak të vështira për situatën aktuale dhe problemet që ka në fushën e arsimit. Por, unë do të bëj gjithçka që t’i arrij.” Në të kundërt, Eva premton se do të lexojë gjithmonë libra. Por, tanimë literaturë do të jetë e përzgjedhur.

Jeta

Dita normale e Evës nis në orën 9.00 dhe përfundon në orën 2.30 të në mesnatë, pasi ka përfunduar të gjitha detyrimet familjare. Ajo zgjohet herët në mëngjes. Gatuan, hekuros, rregullon fëmijët për shkollë si edhe alternon oraret me shkollën dhe punën, në mënyrë që të mos humbasë asnjë nga të dyja. Ajo punon në një dyqan lodrash për fëmijë. Puna që bën aktualisht nuk ka lidhje me pasionin e saj. Por, tanimë Eva ndihet e plotësuar shpirtërisht sepse po bën gjithçka që i ka pëlqyer. Letërsia ka qenë gjithmonë një ëndërr për Evën. Vazhdimisht e ka imagjinuar veten në auditorët e fakultetit. Ajo sot ndjek studimet në vitin e parë Master Profesional në degën e Gjuhë-Letërisë. Eva ka lindur në qytetin e Beratit ku edhe ka përfunduar shkollën e mesme. Edhe pse ka qëndruar larg shkollës për një periudhë të gjatë, Eva nuk është shkëputur nga leximet.

Bio

Emri: Eva Dardha

Mosha: 44 vjeç

Vendlindja: Berat

Vendbanimi: Tiranë

Statusi: E martuar me dy fëmijë

Arsimi: Gjuhë-Letërsi
 
Titulli: Studente në një bankë me 'fëmijët' e saj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top