Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Strugë, skandal në shkollën shqiptare

Autoritetet në Maqedoni reaguan ashpër dje ndaj vendimit të një shkolle të mesme në Strugë, për ta zhvilluar mësimin me turne të ndara mbi baza etnike. Gjithçka ndodhi pak ditë më parë, kur drejtoresha e shkollës “Niko Nestor”, e mbështetur edhe nga ministri i Arsimit, vendosi që nxënësit shqiptarë dhe ata maqedonas të mësojnë në turne të ndryshme. Ky vendim, që u mor pas një zënke mes disa të rinjve shqiptarë dhe maqedonas, ka ngjallur reagime të mëdha si në mesin e shqiptarëve në Strugë, ashtu edhe në radhët e politikës. Deri tani nxënësit shqiptarë dhe bashkëmoshatarët e tyre maqedonas i zhvillonin mësimet në të njëjtën kohë, në gjuhët përkatëse. Vendimi sugjeron që nxënësit e njërit prej këtyre grupeve etnike duhet ta zhvillojë mësimin paradite, ndërsa tjetri pasdite. Ky vendim është kundërshtuar nga prindërit dhe mësimdhënësit shqiptarë të kësaj shkolle të mesme. Kundër janë shprehur edhe sindikatat, përfaqësuesit e organizatave qytetare, si dhe politikanë të njohur. Nuk ka pasur ndonjë koment nga partia qeverisëse, VMRO DPMNE, nga radhët e së cilës është Ministri i Arsimit, Pero Stojanovski. Por, shumë vëzhgues thonë se prapa këtyre zhvillimeve qëndron vetë politika. Disa këtë e interpretojnë me rezultatin e zgjedhjeve të pritshme lokale. Katër vjet më parë, në Strugë, për herë të parë pas më shumë se një gjysmë shekulli, fitoi një kryetar bashkie shqiptar. Disa subjekte politike thonë se me ngjarjet e fundit tentohet të nxiten zhvillime që fitorja e kandidatit shqiptar të mos përsëritet në zgjedhjet e 22 marsit. Të tjerë thonë se zhvillimet në Strugë tregojnë realitetin në Maqedoni, ku njerëzit ‘më shumë jetojnë pranë njëri-tjetrit, se sa me njëri-tjetrin’. Në të gjitha rastet vlerësohet se vendime të tilla për ndarje mbi baza etnike nuk i bëjnë mirë Maqedonisë, sepse japin mesazhe të gabuara. Struga konsiderohet si një qytet ku në të kaluarën e trazuar etnike në Maqedoni, nuk ka pasur përplasje mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Ai është marrë si shembull i bashkëjetesës shumë-etnike. Vendimi që do të merret nga autoritetet për ligjshmërinë e ndarjes së nxënësve mbi baza etnike duket se do të japë mesazhe për të gjithë vendin dhe për mënyrën e funksionimit të këtij shteti shumë-etnik. Politike shqiptare e kanë konsideruar ngjarjen e fundit si një sulm të rëndë ndaj marrëveshjes së Ohrit. “Mendoj se situata në shkollën e mesme “Niko Nestor” nuk është e volitshme, është situatë që nuk e dëshiron asnjë shoqëri e asnjë shtet. Në parim jemi kundër ndarjes etnike por sido qoftë edhe ne si parti politike jemi në atë drejtim që të vazhdohen negociatat me këshillin e prindërve me institucionet lokale, ministrin e arsimit dhe qeveris për tejkalimin e situatës që është krijuar tani”, tha deputeti i BDI-së Safet Neziri. Ndërkohë, përfaqësuesi i PDSH-së Haxhi Maliqi tha se “kjo do të thotë se bashkëqeverisje e Gruevskit të VMRO-së dhe Ahmetit të BDI-së do të sjellë për pasojë një shoqëri të ndarë në baza etnike”. “Arsyetimi që ky vendim merret për shkak se ndodhin incidente nuk është sinjal pozitiv brenda shtetit dhe jashtë për shkak se pyetja logjike që pason pas kësaj është se nëse ndodh ndonjë incident me përmasa ndëretnike në një nga sheshet e Maqedonisë atëherë do ta ndajmë sheshin apo shtetin Absolutisht mendoj se duhet të fokusohemi në gjetjen e pikave të përbashkëta të tolerancës dhe bashkëjetesës e jo në ndarje të tilla”, theksoi deputeti i DR-së, Sulejman Rushiti.


G.SH
 
Titulli: Strugë, skandal në shkollën shqiptare

E njejta ngjarje me te njejtin skenar ishte perseritur ne Kosove ne vitet '90 dhe pastaj kishte filluar helmimi masiv dhe misterioz i nxenesve shqiptar ne ate kohe. Ishte tmerr ato dite ne shkolla, lemeri e vertete.
Shpresoj te mos perseritet e njejta gje.
 
Titulli: Strugë, skandal në shkollën shqiptare

edhe duan te hyjne ne Europe e Nato keta sllave te menderosur qe mbajne veten per Maqedonas
E dine keta ndyresira kush ishte Maqedonia emrin e te ciles keta kerkojne ta perdhosin me keto qelbesirllqeet qe bejen duke ndare vec sllave e vec shqiptare ........?
PO le ti ndajne mire e bejne se do ju vije shume shpejt dita kur keta te ndahen me te evrete si krahina :gezuar:
E atehere ti shohim klasat e tyre ne se si do ta zhvillojne mesimin ne STRUGE ....
Qofte e afert dita kur t'i shohim qe ta kepusin kokrren e lotit naaaa per nje shtet qe donin ta kishin e qe s'diten ta mbanin
 
Titulli: Strugë, skandal në shkollën shqiptare

Puna ketu eshte me se serioze, ka gjasa te kene edhe partit politike gisht ketu, tash jemi para zgjedhjeve, dhe kuptohet duhet dicka qe te terheq vemendjen e publikut, sjane ne gjendje ta zgjedhin kete problem.. pala maqedonase nuk pajtohet qe te mesojn bashk me shqiptaret... ndersa nxensit shqiptar nuk i ndjekin mesimet ne rregull, perdit ka mbledhje mirepo, pa rezulltat... ka gjasa te perfundoj keq, nese vazhdojn keshtu, si para nje vjeti, ku pat edhe te rrahura masive, ne mes nxensve shqiptar dhe atyre maqedonas... nuk e di ku do dal kjo...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back