“Striscia la notizia”: Fituan në lojërat e Agon Channel, por nuk morën paratë

Malsi

Anëtar i Nderuar
“Striscia la notizia” një nga emisionet më të ndjekura në Itali në Canale 5 i ka kushtuar një hapësirë edhe problemeve të Agon Channel duke e quajtur atë që po ndodh me televizionin e Francesco Becchettit “Agon(ia) Channel”. Gazetari i njohur Jimmi Ghione është fokusuar te një nga emisionet e Agon Italia të drejtuar nga Pupo dhe që quhej “Una canzone per centomila”. Bëhej fjalë për një kuiz ku konkurrentët duhet të gjenin pyetje që lidheshin me muzikën. Por mesa duket fituesit e këtij konkursi kanë mbetur duarthatë pasi nuk kanë marrë shumat e fituara. Në emision ka folur edhe Pupo që ka premtuar se do të japë paratë e fituara në quiz sapo edhe ai të marrë pagat e tij të fundit.

Materiali i publikuar nga “Striscia la notizia” nis me Andrean që në emisionin e Agon Channel ka fituar 20 mijë euro. Sipas kontratës së nënshkruar me televizion paratë duhet të kalon brenda 6 muajve nga fitorja ndërsa kanë kaluar 11.

“Striscia” thotë se djaloshi ka fituar një serial kuizesh në emisione të televizioneve të ndryshme në Itali. I vetmi që nuk e ka shpërblyer është ai i Becchetti-t. Të tjerët e intervistuar janë një grua që pret 5 mijë euro dhe një tjetër i ri nga ky program kishte fituar 2 mijë euro.

Në fund gazetari Ghione shkon te drejtuesi Pupo, i cili e pranon atë që ka ndodhur.

“Kjo që ka ndodhur është e rëndë. Për fat të keq Agon Channel po u jep një epilog të trishtë për të gjithë të rinjtë që morën pjesë në në lojë. Për fat të keq kjo vlen edhe për disa nga drejtuesit, meqë ra fjala edhe për mua personalisht. Edhe unë nuk kam marrë faturën e fundit prej 100 mijë eurosh. Nuk dua të vë pozicionin tim në vend të këtyre të rinjve që kanë fituar spese unë jam i privilegjuar. Fakti që në atë emision unë vura fytyrën timë për përfshin” – thotë Pupo që bën edhe një propozim.

“Nëse Francesco Becchetti që është pronari i Agon Channel që ende nuk më ka paguar mua dhe më jep 100 mijë eurot, unë do të paguaj 20 mijë euro për Andrean, 5 mijë atij i takon kjo shumë... do ta bëj këtë sepse unë nxora fytyrën time. Ishte gabimi im që i besova këtij njeriu që për fat të keq po sillet në këtë mënyrë” – tha Pupo.

Striscia la notizia - SERVIZI Agon(IA) channel | Mediaset On Demand

/lapsi.al/
 
Back
Top