Stresi i provimeve

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shqetësimi dhe stresi i provimeve ndikon në mosfunksionimin e kujtesës. Shkenctarët paralajmërojnë për shqetësimin e nxënësve gjatë sezonit të provimeve. Presioni i prindërve dhe stresi provimeve tek disa nxënës për disa orë ndikon në mosfunksionimin e kujtesës. Zgjidhja e saj është qetësia dhe një gjumë i rehatshëm. Gjatë zhvillimit të provimit është më se normale që nxënësi të ketë shqetësim, por ky shqetësim nuk duhet te kalojë në nivel paniku. Paniku ndikon për disa orë në mosfunksionim të kujtesës së tyre. Hormonet e stresit ndikojnë në qendrën e kujtesës, për këtë arsye shqetësimi i tepërt ndikon në mosfunksionimin e kujtesës duke e paralizuar atë. Stresi dhe shqetësimi i tepërt krijon sëmundje tek njeriu, nga shqetësimi i tepërt kalon gjak me presion në hormone, kështu që hormonet ndikojnë në mosfunksionimin e qelizave. Një rrugë që duhet ndjekur për të pakësuar shqetësimin tek fëmijët është që prindërit duhet ti motivojnë fëmijët kur tek ata lindin mendime negative duke i zëvendësuar me mendime pozitive si për shembull: “Po sikur të më pyesi mësuesi nga temat që s’kam mësuar, duke e zvedësuar menjëherë me: “Mësuesi do të pyesi nga temat që ti ke mësuar”.
Prindërit
Pasi ka përfunduar provimi tek të gjithë fëmijët lindin mendime se mos ka marrë not të keqe. Prindërit duhet të flasin me fëmijën për gjithë simestrin duke mos e kritikuar për notën e keqe. Sepse fëmija mund të humbas provimin, por ju mund të humbisni atë. Gjatë sezonit të provimeve edhe dieta është e rëndësishme duke konsumuar fruta dhe perime, pasi ndikojnë në uljen e shqetësimit dhe stresit tek fëmija. Duke e shmangur atë nga konsumimi i ushqimit me yndyrna, pasi nuk ndikon mirë tek fëmijët. Gjumi formaton trupin dhe trurin e njeriut nga fillimi, prandaj kohën e gjumit ta vlersojmë si kohë të nevojshme dhe jo kohë të harxhuar. Gjumi, është bateria e trurit. Njeriu duhet të flejë tetë orë gjumë. Gjatë studimeve të mbrëmjeve, nëse e ndjeni veten të lodhur ose në stres, një fjetje rreth 10-15 minuta do të ishte ilaçi që do tu sillte energjitë përsëri, ku truri do të jetë në formën maksimale për 4-5 orët në vijim.
Dieta
Një dietë e shëndetshme është ilaçi i duhur për të përballuar ankthin dhe stresin përpara provimeve. Kështu duhet ti lini rrugë të lirë në tavolinë pjatave me bazë makaronat, orizin, frutat, perimet dhe vezët e ziera. Bëni kujdes! Dietologët këshillojnë sa më pak kafe, që tradicionalisht shoqëron netët përpara provimeve. Kjo është një dietë antistres për të gjithë studentët përpara provimeve, të cilët vuajnë nga ankthi dhe pagjumësia. Sipas dietologëve, kësaj diete që të ndihmon të përballosh këtë situatë tensioni, nuk duhet t’i mungojë buka, makaronat, apo orizi, sallatrat jeshile, qepa, djathi i freskët, kosi, vezët e ziera, qumështi i ngrohtë, që ul aciditetin gastrik, fruta të ëmbla dhe të zhytura në mjaltë, që favorizojnë gjumin dhe ndihmojnë organizmin të shlodhet, për të përballuar me energjinë e duhur dhe përqëndrim, sfidën shkollore.
Përbërja
Këto ushqime kanë në përbërje një aminoacid që ndihmon në sintezën e serotoninës, neuronit të mirëqënies dhe neurotrasmetuesit cerebral që nxit shlodhjen. Serotinina rritet nën konsumin e ushqimeve që kanë në përbërje sheqerna të thjeshta, siç janë frutat e stinës. Mes perimeve vendin e parë e zë sallata jeshile e shoqëruar nga qepa dhe hudhrat. Ndërsa pagjumësia provokohet nga kafeja, patatinat me qese e çokollatat, që janë shpesh të pranishme gjatë këtyre ditë-netëve. ثshtë e nevojshme që të shlodheni mjaftueshëm, duke bërë kujdes me të ngrënët, duke eleminuar ushqimet e rënda dhe me përmbajtje eksituese. Duhet eleminuar kafeja, çaji, kakaoja, për shkak të kafeinës, por edhe pijet alkoolike, që shkaktojnë gjumë të keq dhe me zgjim të vështirë. Gjithashtu, jashtë liste mbeten ushqimet pikante, me erëza, piper të kuq, apo kripë me bollëk. Madje edhe ushqimet e konservuara duhen mbajtur larg.

Këshilla
Gjatë sezonit të provimeve është e rëndësishme të konsumohen fruta dhe perime, pasi ndikojnë në uljen e shqetësimit dhe stresit

Gjatë studimeve të mbrëmjeve, nëse e ndjeni veten të lodhur ose në stres, një fjetje rreth 10-15 minuta do të ishte ilaçi që do tu sillte përsëri energjitë

Dietologët këshillojnë sa më pak kafe, që tradicionalisht shoqëron netët përpara provimeve
Mes perimeve vendin e parë e zë sallata jeshile e shoqëruar nga qepa dhe hudhrat

Dietës antistres nuk duhet t’i mungojë buka, makaronat, apo orizi, sallatrat jeshile, qepa, djathi i freskët, kosi, vezët e ziera, qumështi i ngrohtë, frutat e ëmbla dhe të zhytura në mjaltë

Eleminoni kafenë, çajin, kakaon, për shkak të kafeinës, por edhe pijet alkoolike, që shkaktojnë gjumë të keq dhe me zgjim të vështirë

Gjithashtu, jashtë liste mbeten ushqimet pikante, me erëza, piper të kuq, apo kripë me bollëk si dhe ushqimet e konservuara


Të rejat nga shkenca
Studimi, bajamet mbrojnë sistemin e tretjes

Një studim i mëhershëm ka treguar potencialin mbrojtës të bajameve, që do të thotë se bajamet ndikojnë pozitivisht në sistemin e tretjes duke rritur numrin e “baktereve të mira”. Probiotikët janë pjesë të patretshme të ushqimit të cilat i shfrytëzojnë bakteret e sistemit tretës si burim energjie. Ndërsa këto baktere, të njohura si “baktere të mira”, kanë rëndësi të madhe në sistemin imunitar duke mundësuar mbrojtjen nga bakteret e dëmshme. Shkencëtarët kanë vërtetuar se bajamet e bluara mirë e rritin dukshëm numrin e disa “baktereve të mira”. G Albania
 
ehhh ska keshill per stresin e provimeve sidomos nga kta pedagogoet gogola qe jan ktu
 
albstud i nderuar...nqs nuk te pelqejne keshillat mos i lexo...
une te kam respektuar ty keshtu qe kerkoj te njeten gje nga ty;)
 
sa per keshillat neper fakultetet tona une do jepja keshillen me te rendesishme po pate lek nuk ke pse stresohesh per provimet
 
albstud i nderuar...nqs nuk te pelqejne keshillat mos i lexo...
une te kam respektuar ty keshtu qe kerkoj te njeten gje nga ty;)



Jo se kisha ne lidhje me ty fare kete koment e kisha ne pergjithesi me pedagoget me provimet ndoshta je keqkuptuar ok :)
 
Jo stres nga provimet!

Jo stres nga provimet!

Ndjenjë e përzier në stomak, këmbë që dridhen dhe mendimet “I kam harruar të gjitha, s´mundem më” : ankthin e provimit e njeh gjithkush. Disa këshilla kundër ankthit të debutimit dhe të provimeve.

اfarë i vendos nxënësit më tepër nën presion në provime?

Kjo është e ndryshme nga nxënësi në nxënës dhe varet edhe nga vështirësitë e privimit. Disa krijojnë vetë shumë presion, sepse duan t´i përkasin gjithmonë më të mirëve. Por edhe prindërit dhe mësuesit shpesh presin shumë. Një ndjenjë të përzier ka sigurisht kushdo që ka mësuar pak dhe është i papërgatitur.

Kur duhet të fillojnë parapërgatitjet për një provim?

Pjesa më e madhe e nxënësve mund ta vlerësojnë këtë vetë. Ata e dinë se sa shpejt mësojnë dhe se sa shumë duhet të mësojnë. E rëndësishme është që të mësuarit të ruhet në kujtesën afatgjatë. Këshillohet të mësohet rregullisht, asnjë ditë më shumë sesa tre apo katër orë. Nëse të nesërmen përsëritet për 15 minuta ajo që është mësuar një ditë më parë, nuk ngelen më boshllëqe. Vetëm kur ta keni mbyllur me këtë pjesë mund të vazhdoni me pjesën tjetër.

Sa të rëndësishme janë pushimet gjatë të mësuarit?


Shumë të rëndësishme: Asnjë nuk mundet të qëndrojë i përqendruar për dy orë më radhë në një vend. Ngrihuni herë pas here, ajrosni dhomën, pini ose hani diçka, më mirë do të ishte ujë, fruta apo diçka e vogël dhe shtriquni paksa. Ditën para provimit mos mësoni! Ajo që mund të bëni është një përsëritje e shpejtë dhe e shkurtër, asgjë më tepër. Gjithçka që mësoni tani ruhet në kujtesën afatshkurtër dhe largohet shpejt që prej këtej.

A ka strategji veçanërisht efikase të të mësuarit?

Të mësosh përmendësh funksionon, por kërkon kohë dhe energji. Specialistët, si për shembull kampionë të ndryshëm të botës në kujtesë mësojnë ndryshe: ata lidhin përmbajtjen e mësimit me figura. Sa më komike dhe më mbresëlënëse të jenë ato, aq më mirë mund të bëhet lidhja. Kjo funksionon me fjalorin, datat, madje edhe me formulat matematikore. Për të përsëritur, shumë të dobishme janë blloqe të vogla ku shkruhen pikat kryesore të mësimit. Vendosni qëllime realiste, atëherë edhe përmirësimet më të vogla quhen suksese të mëdha, sepse keni arritur qëllimin.

A këshillohen teknika të caktuara çlodhjeje?


Frymëmarrja është jashtëzakonisht e rëndësishme. Mbyllni sytë para provimit dhe merrni frymë thellë disa herë me vetëdije. Përgatisni një parim udhëheqës, si për shembull “do të ecë vaj” i cili të jetë refren në mendimet tuaja.

Deri ku është ankthi i provimit normal dhe kur është një trajtim i nevojshëm?

Ethet e debutimit janë në të vërtetë një stres i mirë. Kjo do të thotë: kush do të japë rezultat duhet të jetë pak nervoz. Por nëse ankthi nga provimi kushtëzon jetën tuaj dhe ju ditë të tëra më parë nuk mund të mendoni më gjë tjetër veç provimit, keni madje edhe dhimbje barku apo koke, duhet të ndërmerret diçka kundër saj. Të këshillueshme janë çaj kamomili, pakësoni pirjen e kafes ose mundësisht eliminojeni atë.

Shekulli​
 
kam kalur nje stres te papar ne shkolle se ishte viti i pare.me trmb fakti qe do filloj prap shkolla nuk e di se si do e perballoj stresin.
 
Viti i 1 eshte gjithmone i veshtire, por besoj qe mbas vitit 1 eshte tjeter gje sepse di ca te presesh nga shkolla dhe se ca duhet dhe si te mesosh
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top