Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Stres nga puna? Ja ushqimet që mund t’ju qetësojnë nervat

Stres nga puna? Ja ushqimet që mund t’ju qetësojnë nervat

Shëndeti


Sipas një studimi të fundit italian, një në katër njerëz janë të stresuar prej punës që bëjnë. Por në qoftë se në frontin e punës nuk është gjithmonë e mundur për të ndërhyrë direkt, ju mund të bëni diçka vetë. Për shembull, t’i kushtoni rëndësi ushqyerjes. Më poshtë do të njiheni me ushqimet e cilësuara antistres

foto.gif


Në Europë, një në katër persona vuan nga stresi për shkak të punës. Kjo e dhënë është zbuluar nga një studim i fundit italian. Kostoja për të luftuar këtë problem është rreth 25 miliardë euro. Por në qoftë se në frontin e punës nuk është gjithmonë e mundur për të ndërhyrë direkt, ju mund të bëni diçka vet. Për shembull t’i kushtoni rëndësi ushqyerjes. “Nga pikëpamja ushqyese mund të ndërhyhet dhe mund të përfitohen rezultate të shkëlqyera”, shpjegon mjekja Michela Barichella, njëkohësisht dhe specialiste në shkencën e ushqyerjes në një klinikë italiane. ثshtë e nevojshme të mbështeteni te antioksidantët ose tek ushqimet që luftojnë radikalet e lira. Te frutat dhe perimet me shumë ngjyrë. Dhe jo vetëm kaq, lajme të mira ka edhe për ata që adhurojnë çokollatën. Më poshtë do të njiheni me të gjitha ushqimet të ashtu cilësuara antistres.

Qumështi

Sipas një studimi të publikuar te British Food Journal, fosfolipidet e gjendura te qumështi kanë aftësinë për të reaguar në mënyrë pozitive te humori, te funksionet njohëse dhe ndaj përgjigjes së stresit.

اokollata

Në Shtetet e Bashkuara është treguar se 40 gramë çokollatë e errët çdo ditë për rreth dy javë reduktojnë nivelet e hormonit të stresit te personat më të prekur nga ai. Një studim tjetër i kryer nga Universiteti i Adelaide, në Australi, ka konkluduar se çokollata e errët funksionon më shumë sesa ilaçet qetësuese të zakonshme në uljen e tensionit.

Vera

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Madridit, një gotë verë e kuqe në ditë ndihmon në parandalimin e depresionit, ankthit dhe të stresit. Vera ka një funksion antiradikal, antiinflamator, ndërsa përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul presionin e tij.

Fistikët

Fistikët ndihmojnë në reduktimin e presionit të lartë të gjakut, ndërsa këto fruta të thata mbajnë nën kontroll si stresin e përditshëm ashtu edhe kolesterolin. Këtë e konfirmon një studim i ri i Universitetit të Pensilvanisë, i publikuar në revistën “Hypertension”.

Arrat

Një studim i publikuar në “Journal of the American College of Nutrition” tregon se një dietë e përditshme e pasur me arra mund të ndihmojë trupin në formimin e efekteve biologjike të lidhura me stresin. Mjaftojnë disa kokrra arre në ditë, ndoshta në mëngjes.

Limoni

foto2Ai përmban sasi të mëdha antioksidantësh, si vitaminë C dhe antokianosid, në gjendje për të pastruar dhe mbrojtur qelizat e mëlçisë, duke favorizuar rigjenerimin. Për pastrim dhe detoksifikim, do të ishte mirë të pinit pak lëng limoni në mëngjes me stomakun bosh.

Thjerrëzat


Thjerrëzat përmbajnë fibra që stimulojnë ndjesinë e ngopjes, magnezin që ka një efekt relaksues dhe kalcium, që redukton ankthin. Gatuajini tri katër herë në javë, sepse ato kontribuojnë për detoksifikimin e organizmit, duke eliminuar edhe toksinat e shkaktuara nga stresi. Një porcion ekuivalent është katër lugë gjelle thjerrëza të thata.

Lakër me ngjyrë violë


Të gjitha frutat dhe vegjetalet ngjyrë violetë përmbajnë antokianinë që ju mbron kundër sëmundjeve kardiovaskulare, duke përmirësuar qartësinë mendore, neutralizuar stresin, ndërsa janë të dobishme edhe për të parandaluar kancerin.

اajet


Përveç kamomilit, përdorni barna të tilla si lulet e portokallit dhe jargavanit. اajet kanë veti të mëdha qetësuese.

Kosi

Kosi rigjeneron florën e zorrëve, ndërsa favorizon prodhimin e serotoninës, humorit të mirë. Për të përfituar vetitë e tij të plota, mjaftojnë 125 gramë kos natyral në ditë.
g.shqip
 
Çokollatën edhe fëstëkët i konsumoj shumë.
Kam përshtypjen se ndikojnë pozitivisht edhe në rritjen e flokëve.
 
Vetem vera e kuqe me ben pune😁
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back