Strategët më të mëdhenj ushtarakë të historisë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1717344446712.png

Ndërsa disa nga mendjet më të mëdha ushtarake në histori e shfaqën gjenialitetin e tyre taktik në fushën e betejës, të tjerët lanë gjurmë përmes shkrimeve të tyre mbi temën e zhvillimit dhe fitimit të luftës. Ja disa prej strategëve më të mëdhenj ushtarakë të të gjitha kohërave.

  1. Sun Tzu
Libri më i famshëm mbi strategjinë ushtarake i shkruar ndonjëherë, nga strategu dhe filozofi kinez Sun Tzu, “Arti i Luftës”, është ende në shtyp dhe po lexohet nga planifikuesit ushtarakë mbi 2000 vjet pasi ai e shkroi atë.

“E gjithë lufta bazohet në mashtrimin,” shkruante Sun Tzu, duke e parë atë si çelësin për të mposhtur një armik në fushëbetejë, përmes përdorimit të dinakërisë, strategjisë dhe adaptueshmërisë. Sun Tzu vuri theksin mbi rëndësinë e të kuptuarit të mendjes së kundërshtarit, duke shfrytëzuar dobësitë e tyre për të siguruar fitoren. Ai ishte një avokat i përdorimit të inteligjencës, si dhe i forcës brutale.

Sun Tzu u kërkonte gjithashtu udhëheqësve ushtarakë të përqendroheshin në rëndësinë strategjike të pozicionimit të ushtrive, dhe sesi terreni luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Për mendjen e Sun Tzu-së, planifikimi dhe logjistika ishin çelësi i suksesit ushtarak dhe është parë herë pas here se ai ka qenë shumë i saktë, qysh kur e shkroi Artin e Luftës, në shekullin e 5-të para Krishtit.

  1. Aleksandri i Madh
I lindur në vitin 356 para Krishtit, koha e Aleksandrit të Madh mbi tokë ishte e shkurtër, por në aq pak kohë, ai arriti të linte gjurmë si një nga strategët më të mëdhenj ushtarakë të të gjitha kohërave. Duke trashëguar mbretërinë e Maqedonisë në moshën 20-vjeçare, në vitin 336 para Krishtit, Aleksandri filloi të zgjeronte perandorinë që kishte ndërtuar i ati, Filipi II. Gjenialiteti i tij qëndronte në aftësinë e lindur për t’u përshtatur me situatat dhe për të improvizuar në fushën e betejës. Në të gjithë Greqinë, Egjiptin, Persinë dhe Indinë, aftësia e tij si strateg, veçanërisht duke përdorur fuqinë e kombinuar të këmbësorisë, kalorësisë dhe motorëve të rrethimit, shënoi një largim nga taktikat tradicionale greke dhe e bëri atë një forcë të pandalshme.

Një lider i lindur, guximi i Aleksandrit për të luftuar në vijën e parë e bëri atë të dashur për njerëzit e tij. Kjo, e kombinuar me shkëlqimin taktik, e bëri Aleksandrin dhe ushtrinë e tij një nga forcat më të frikshme të Botës së Lashtë, siç u dëshmua në Betejën e Gaugamelës, në vitin 331 para Krishtit, ku Aleksandri e rrethoi ushtrinë e armiqve të tij persë në një lëvizje të guximshme, që i nxorri ata krejtësisht jashtë loje, dhe e ndihmoi Aleksandrin të siguronte një fitore kyçe.

Shkëlqimi strategjik i Aleksandrit, adaptueshmëria gjatë betejës dhe besnikëria e palëkundur që frymëzoi te njerëzit e tij, e bënë një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, në artin e strategjisë ushtarake.

  1. Jul Cezari
Pikërisht për udhëheqjen e treguar në Luftërat Galike dhe Luftën Civile kundër ish-aleatit të tij Pompeit, Jul Cezari konsiderohet si një nga strategët ushtarakë më të shquar të historisë. Ai u tregua një komandant i fortë dhe novator, me një aftësi për të sjellë risi, si për shembull kur ndërtoi dy ura mbi lumin Rhine për të sulmuar fiset gjermane, që e kishin menduar veten të sigurt në anën lindore të lumit.

Shembulli më i spikatur i gjenialitetit ushtarak të Cezarit erdhi në Betejën e Alesias, në vitin 52 para Krishtit. Në atë që do të rezultonte të ishte akti i fundit i Luftërave Galike, ushtria e Cezarit rrethoi vendbanimin e Alesias. Cezari urdhëroi ndërtimin e dy linjave fortifikime – një për të mbajtur Galët në Alesia të rrethuar dhe një tjetër pas trupave të tij, për të mos lejuar ardhjen e përforcimeve drejt të rrethuarve. Taktika e guximshme funksionoi dhe Roma më në fund ia doli të gjunjëzonte galët.

Një gjeneral dhe politikan legjendar me një vizion të veçantë strategjik, arritjet e Cezarit në Gali dhe në Luftën Civile i dhanë një reputacion, si një nga strategët më të mëdhenj në histori, dhe taktikat e tij novatore në fushën e betejës ende studiohen dhe admirohen, sot e kësaj dite.

  1. Scipio Africanus
I lindur në vitin 236 para Krishtit, Scipio Africanus ishte gjenerali romak armik i Hannibalit. Pas arritjes mahnitëse të Hanibalit, për të sjellë elefantët e luftës mbi Alpe për t’u ndeshur dhe mposhtur ushtrinë romake në disa beteja në terrenin e tyre, ai pushtoi pjesë të mëdha të Italisë, për 15 vite. Në fund, i nxitur nga gjenerali romak Fabius Maximus, ishte Scipio Africanus ai që shpiku një kundërsulm të guximshëm kundër forcave të Hanibalit në Afrikën e Veriut, sulm që solli fundin e tij.

Gjenialiteti i Africanusit si strateg ishte të studionte taktikat e Hanibalit dhe më pas t’i kthente kundër tij. Mësimi që Africanus mori nga fitoret e Hannibalit ishte rëndësia e shpejtësisë, befasisë dhe forcës dërrmuese. Prandaj, ai nisi një sulm ndaj Hannibalit në Betejën e Zamës në vitin 202 para Krishtit, me një forcë këmbësorie, kalorësie dhe, elefantësh, që e pushtuan gjeneralin kartagjenas dhe e mposhtën në lojën e tij.

Fitorja e Africanusit ndaj Hannibalit pati një ndikim të madh në doktrinën ushtarake romake dhe emri i tij ka hyrë në histori si një strateg dhe mendimtar i shkëlqyer ushtarak.

  1. Frederiku i Madh
Mbreti i Prusisë midis viteve 1740 dhe 1786, Frederiku i Madh ka qenë një nga strategët më të mëdhenj ushtarakë të historisë. Me komandimin e Ushtrisë Prusiane gjatë 16 betejave të mëdha, Frederiku u tregua një mjeshtër i taktikës, duke favorizuar shpejtësinë, fleksibilitetin, përshtatshmërinë dhe mashtrimin.

Siç u dëshmua në Betejën e Leuthen-it në 1757, Frederiku favorizoi ‘rendin e zhdrejtë’, të cilin e përdori me efekt shkatërrues kur u përball me një ushtri shumë më të madhe austriake. Pasi krijoi një shpërqendrim në një pjesë të fushë betejës, teksa fshehu pjesën më të madhe të ushtrisë së tij nga kundërshtarët austriakë, ai zbatoi ”rendin e zhdrejtë”, duke e fokusuar sulmin në një krah të ushtrisë austriake. Të hutuar, austriakët u mundën, dhe kështu u sigurua reputacioni i Frederikut në të gjithë Evropën si një mjeshtër i taktikës.

Frederiku tregoi se ishte një strateg i frikshëm, jo vetëm në fushën e betejës. Ai shkroi gjerësisht për çështjet ushtarake, dhe “Udhëzimi për një gjeneral të ushtrisë”, i shkruar nga ai vetë, vazhdon të studiohet dhe të admirohet shumë nga takticienët ushtarakë, edhe sot e kësaj dite. Një titan në fushën e luftës dhe një mendimtar i shkëlqyer jashtë saj, Frederiku e ktheu Prusinë në një nga vendet më të fuqishme në Evropë gjatë gjithë mbretërimit të tij.

  1. Karl von Klausevic
I lindur në vitin 1780, Karl von Klausevic ishte një ushtar prusian, teoricien ushtarak dhe strateg i shquar. Libri i tij “Mbi luftën”, i shkruar pas Luftërave Napoleonike midis viteve 1816 dhe 1830, mbetet një nga gurët e themelit të strategjisë ushtarake.

Në opusin e tij madhështor, Klausevici u bazua në përvojën e tij të luftimeve, kundër forcave të Napoleon Bonapartit për pjesën dërrmuese të karrierës së tij ushtarake, duke theksuar se si fitorja në luftë mund të arrihej duke patur fillimisht popullsinë në krah, dhe më pas duke përdorur peshën dhe burimet e plota të shtetit, për të mposhtur armikun.

Ai gjithashtu doli me konceptin e ‘mjegullës së luftës’, që pranon pasiguritë dhe konfuzionin që krijon lufta dhe ai u kërkoi gjeneralëve ta përfshinin edhe këtë në planifikimet që bënin. Ai theksoi gjithashtu nevojën për të qenë të kujdesshëm kur planifikoni sulme dhe për të mos i shtrirë shumë forcat që ke në dispozicion, duke e vënë theksin në ekuilibrin delikat që nevojitet, për të arritur suksesin strategjik.

Libri i Klausevicit, i dha atij një reputacion të madh si strateg ushtarak dhe njohuritë e tij kanë formuar mendimet dhe veprimet e udhëheqësve ushtarakë.

  1. Napoleon Bonaparti
Kur bëhet fjalë për strategjinë ushtarake, emri i një njeriu qëndron mbi të gjithë të tjerët – Napoleon Bonaparti. Nga varfëria e fëmijërisë e deri tek poczicioni si Perandor i Francës, ngritja e Napoleonit në majë bazohej në një dhe vetëm një gjë – gjenialitetin e tij si strateg ushtarak.

Napoleoni shpiku “Sistemin e Korpusit”, një taktikë revolucionare që e organizoi ushtrinë e tij në njësi të vogla. Kjo mundësoi një fleksibilitet të madh, pasi njësitë mund të vendoseshin me shpejtësi në çdo pjesë të fushëbetejës, duke forcuar sulmet dhe duke mbyllur “gropat”.

Kulmi i karrierës ushtarake të Napoleonit erdhi në Betejën e Austerlicit, në vitin 1805. Përballë forcave të Perandorive Ruse dhe Austriake, beteja përmendet nga shumë historianë si shembulli më i mirë i mjeshtërisë strategjike të Napoleonit. Duke dhënë përshtypjen se ushtria e tij ishte e pambrojtur në krahun e djathtë, ai joshi armikun të niste një sulm.

Kjo i bëri të mundur të përqendronte forcat e tij në qendrën ruse dhe austriake. Pasi u shkatërrua, kundërshtari u largua nga fusha e betejës në panik. Rezultati ishte një nga fitoret më mbresëlënëse të karrierës së jashtëzakonshme të Napoleonit dhe e pozicionoi, në sytë e shumë njerëzve, si strategun më të madh ushtarak të të gjitha kohërave.
/ bota.al
 
Ketu duhej permendur dhe i madhi Gjergj Kastrioti Skënderbeu
 
Problemi esht se ne ne europe nuk e di nese na esht fsheh qellimisht ne librat e historise apo pa qellim po shum gjera nuk permenden.
Faktet jan qe strategu me i madh ka qen Khalid ibn walid.
 
Problemi esht se ne ne europe nuk e di nese na esht fsheh qellimisht ne librat e historise apo pa qellim po shum gjera nuk permenden.
Faktet jan qe strategu me i madh ka qen Khalid ibn walid.
Dhe Salahudini ka qene 1 strateg i madh 😁 dhe Sultan mehmeti
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top