Strasburgu dënon Shqipërinë: Të paguajë 14 mln euro për pallatin e Vlorës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Strasburgu dënon Shqipërinë: Të paguajë 14 mln euro për pallatin e Vlorës

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dënoi Qeverinë shqiptare të paguajë mbi 13 milionë euro për të kompensuar pronarët e ish-kompleksit “Jon”, që u prish nga Inspektorati Kombëtar i Territorit në dhjetor të 2013-ës.

Pallati, i ndërtuar nga vjehrri i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë ishte ndër godinat e para që u prish nga Qeveria e Edi Ramës, sipas saj për t’i hapur rrugë ndërtimit të “Lungomares”.

Por Gjykata e Strasburgut thotë se Qeveria ka vepruar në mënyrë të paligjshme duke e dënuar atë të paguajë 13.1 milionë euro, përfituesi kryesor i të cilëve është Xhafer Isufi, vjehrri i zotit Basha, por mes atyre që marrin dëmshpërblim është edhe avokatja e popullit, Erinda Ballanca, që kishte blerë apartament te ai kompleks.

Vendimi, i cili është një goditje jo e vogël për buxhetin e shtetit, e detyron Qeverinë që ta paguajë dëmshpërblimin brenda tre muajsh, në të kundërtën për çdo ditë vonesë do të llogariten interesa.

Në tetor të vitit 2013, vetëm një muaj pasi Edi Rama kishte ardhur në pushtet, inspektorati i territorit izoloi pallatin e ngritur anës detit, duke mos lejuar pronarët të hynin në apartamentet e tyre. Leja për këtë pallat ishte dhënë nga ish-kryebashkiaku socialist Shpëtim Gjika dhe ishte një nga arsyet që ndikoi në përkeqësimin e marrëdhënieve mes Shpëtim Gjikës dhe kryeministrit Rama.

Në 27 nëntor 2013 qeveria nxori me urgjencë një vendim për të dëmshpërblyer banorët me një fond total prej 3.4 milionë euro dhe vetëm një javë më vonë, pallati u shemb përmes shpërthimit.

Në muaj më vonë, banorët e apeluan vendimin në gjykatën e Vlorës duke kërkuar një dëmshpërblim më të lartë. Në mars të vitit 2014, Gjykata e Vlorës konsideroi vendimin e qeverisë si të paligjshëm dhe e rriti dëmshpërblimin nga 3.4 milionë euro në 11.6 milionë.

Ky vendim u apelua menjëherë nga qeveria në gjykatën e lartë. Gjykata e Lartë pas kërkesës së qeverisë e ngriu vendimin e Gjykatës së Vlorës dhe pezulloi dëmshpërblimin.

Pas këtij vendimi, banorët në prill të vitit 2016 iu drejtuan Gjykatës së Strasburgut, e cila të enjten vendosi se qeveria ka vepruar në mënyrë të paligjshme dhe për këtë duhet të paguajë rreth 14 milionë euro bashkë me shpenzimet procedurale.

Këto para do të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë, ndërkohë që askush nga zyrtarët përgjegjës për lejen e ndërtimit dhe prishjen e pallatit më pas, nuk do të mbajë përgjegjësi.

Top Channel
 
Hem, kjo shume 14 milion euro ,do te paguhet nga taksapaguesit Shqiptar thote;
euuu pike e zeze.
 
E kemi bereqet nga Luli dhe vjehrri lulit...ja per kete te ngrihen shqiptaret me 27....qe ato leke tia japin atyre banoreve lulushi
 
Strasburgu te merret me te drejtat e njeriut dhe jo te politikaneve . Gjykate legene :@
 
Strasburgu te merret me te drejtat e njeriut dhe jo te politikaneve . Gjykate legene :@

Ne kete rast me te drejtat e njeriut u mor.
Vendosi te kompesohen ata banore qe kishin blere shtepite aty.
Do thuash ti pse i blene?
Po ja te pyesim alimucen dhe gjiken
 
Nga 2700 euro qe ka cdo shqiptar shtojuni edhe kete shumen e ra gezojme tok...:D
 
Nga 2700 euro qe ka cdo shqiptar shtojuni edhe kete shumen e ra gezojme tok...:D

a ja vlen te bejme sofizma? une them se shtetit i lind detyra , te ushtroj kompetencat e tija.
Ndertuesit qe beri ate palo pallat , te shlyej banoret!
 
Kjo anetarja me lart e paska shume te holle humorin.

O shoku Rama!

Ne socialistat e Laberise jemi shume te indinjuar nga ky lajm! Si ore na e nxorri te pafajshem gjykata e Strasburgut kete "pallat" qe ti vete na the qe do ti fusim edhe ne burg se eshte pa leje?!

Jo per gje, po na bere ne leberit socialiste, gaz te botes!

Tallen keta m.. demokratet me ne!

Darius
 
a ja vlen te bejme sofizma? une them se shtetit i lind detyra , te ushtroj kompetencat e tija.
Ndertuesit qe beri ate palo pallat , te shlyej banoret!

Ndoshta ke te drejte por padia Mesa di une eshte bere nga firma e ndertimit plus banoret ose bleresit.... per saktesim padia eshte kunder shtetit dhe institucioneve qe vepruan ne prishje keshtu qe banoret nuk kane pretendim ndaj firmes por paligjshmerise se veprimeve te organeve shteterore.... me kete llogjike I kthehem prap idese qe taksat tona do vejne te shlyejne kete detyrim ndaj pales se demtuar. ;)
 
Qe do dalin nga taksat tona , kete se mohon askush.
Qe u ndertua nje pallat mbi uje as kete se mohon askush , pavaresisht sesa sofizma , ulerima e britma te leshojme.
U dha leje nga bashkia Vlore...po u dha
nese mendon se po mbroj qiveriun ne kete rast e ke gabim...pasi ato lek do shkojne edhe ne xhepin e vjehrrit te lulushit....padiskutim
 
Ne radhe te pare kjo fjala "lulush" eshte fantastike kupton LOL LOL LOL eshte ajo gjeja e vogel nga ben cicin bebi LOL LOL LOL LOL LOL LOL

E dyta, nuk kam lidhje me partite e as dua te kem por:

Ti shemb nje pallat pa e hedhur ne gjyq edhe "Inspektoriati i territorit" (ca emri fantastik), izolon pallatin edhe e shemb thjesht sepse do hapet lungomare?
Do te thote qe ti po shemb dicka dhe je ne djeni qe akoma nuk e di ne eshte i jashtligjshem ligjerisht (edhe pse e dinte gjithe shqiperia bente muuuu kur hyje ne rrugen e plazhit, ashtu sic jan dhe te tjeret te porti).

Pra do te thote qe ata do ti demshperbleje. Nje dicka tjeter eshte dhe leja qe dha Gjika per te banuar pallatin, dhe pse ai pallat kishte filluar qe me firmat ne 97, skishte si te banonin njerezit atje. Per mendimin tim personal nje shtepi aq afer detit eshte e pamundur te banosh, le nje here nga era e portit, po kripa te konsumon edhe muret. Keshtu qe ishte codgje e studiuar mire.

Ndaj ketu ska asgje per tu cuditur.

per top channel eno topi
 
Por ja qe gjykata e vleresoi ndryshe ...
Atje askush smund te banonte , por ja qe ishte shitur i teri, do thuash ku i shpie mushka njerezit...epo ja qe ne kete rast ata dolen te zgjuar e te fituar.
Sepse pervec demit ekonomik , do marrin edhe demin moral....dhe na rrofte ne qe paguajme taksa

Ketu Idro Seferi per top news :P
 
Kush gjykat te keqen, shprehu mire se ti perdore fjale te medhaja po thelbin ate berthamen brenda se nxjerr.
 
Kundrinorin do ti?? E ke edhe ne balinen , TITULLIN

qorr bibe

o goce, shprehu qarte...fola per gjykaten une (mund te jete e vlores,tiranes etj etj) qe nuk kishte marre vendim qe pallati ishte i jashtligjshem sepse nuk ishte denoncuar apo jo?

fjalia jote "epo ja qe gjykata" ne kete fjali kundershton drejt per drejt gjykaten time e jo gjykaten e titullit (Strasburgun duke qene nena e gjykatave dhe duhet te kete nje emer te pervecem).

keto emertimet e kopshteve private i leme per sy per sy jo ne mes te sheshit se thone njerezit qenka qorr ky.
 
Atehere mesa di ,gjykata nuk u mor me ndertimin por me ata qe lejuan ndertimin (Gjiken) dhe u denua mos u gabofsha.
Banoret dhe ndertuesit e ankimuan si rast, por gjykatat tona se preken me dore (sdi te kete ndonje vendim gjykate per kete ..qofsha e gabuar)
Keshtu qe ju drejtuan (ndertuesi dhe banoret) gjykates se strazburgut e cila mori vendimin qe ke ne artikull.
 
Pshnd gjesi, si kalove? Da pime nje kafe kshu per zgjim?

flm
 
Perpos ironise, citimi im i pare nuk kish per qellim te thosh te kundren e asaj qe kishe shkruar ti, por nejse...

te bofte mire kafja

nuk te them qe me kundershtove, po te them qe del me disa fjale te marra nga librat e kadarese ne epoken e arte edhe i fut fjali pas fjali. kshu me qet me qarte edhe del me bukur fjalia. une punetor i thjesht jam llac e tulla, sdi nga keto fjalet me bishta nga pas kupton.
 
Qe do dalin nga taksat tona , kete se mohon askush.
Qe u ndertua nje pallat mbi uje as kete se mohon askush , pavaresisht sesa sofizma , ulerima e britma te leshojme.
U dha leje nga bashkia Vlore...po u dha
nese mendon se po mbroj qiveriun ne kete rast e ke gabim...pasi ato lek do shkojne edhe ne xhepin e vjehrrit te lulushit....padiskutim

Qeveriu veproi ne paligjshmeri, keshtu qe nuk mund te kerkoje me zbatim ligjshmerie.
Tani disa intelektuale ose populli te ngreje nje padi penale ndaj qiviriut dhe naltmadhnise se vet per paligjshmeri veprimesh me pasoje dem ekonomik dhe le ta paguj Edi I Surrelit ate 13 milionshin e jo taksat tona.. ;)
 
Kur eshte prish aijo godine ka patur eshte dhene dhe nje arsyetim per shembjen, arsyeja ishte sepse nje shtese ishte bere ne Det, dmth pronari kishte zgjeruar pronen duke 'vjedhur' detin. (Leje ndertimi nuk ka patur per ate shtese, kan thene Gazetat). Tani Rama duke e ditur qe pronari eshte Vjehrri Lul Bashes, (ish llogaritar i VEFA-s ky vjehrri) e shembi te gjithin ndoshta per hakmarrje por ndoshta dhe per ndonje ndarje te 13.1 milion Eurove qe i mori te taksat e Shqiptarve per te demshperblyer Vjehrrin e Lul Bashes.
Ish Kryetari Bashkise Vlore (Shpetim Gjika) u "denua" por jo per ate leje ndertimi qe i kish dhene Vjehrrit Bashes (per Hotelin), u hetua per nje papafingo.
Nje dite para zgjedhjeve te Qershorit 2017, Rama pozonte me djalin e tij te nje fushe sportive, dhe ajo fushe sportive u ndertua ne vend te pallatit te shembur...
 
Qeveriu veproi ne paligjshmeri, keshtu qe nuk mund te kerkoje me zbatim ligjshmerie.
Tani disa intelektuale ose populli te ngreje nje padi penale ndaj qiviriut dhe naltmadhnise se vet per paligjshmeri veprimesh me pasoje dem ekonomik dhe le ta paguj Edi I Surrelit ate 13 milionshin e jo taksat tona.. ;)

Le ta paguaj ai qe e ndertoi them une...ose kush te doje c'rendesi ka !
Me rendesi ne , sduhet dhe skemi pse e paguajme !
 
Back
Top