Stop/ Skandali, mjekut me diplomë false i vdes pacienti në dorë

[video=youtube_share;6_3nQCkb6-w]https://youtu.be/6_3nQCkb6-w[/video]
Ardi Hyso është një qytetar në Përmet, i cili pretendon se, për shkak të neglizhencës së mjekut Kiço Stefanidhi, babai i tij humbi jetën. Ai ngre pikëpyetje edhe në lidhje me kualifikimin e mjekut dhe dyshon, se moskompetenca e mjekut, ka qene shkaku i vërtetë i vdekjes së të atit.
denoncuesi-768x382.jpg

Ardi Hyso: Ju drejtova TV Klan, Stop-it, për arsye se nuk po gjej dot drejtësi. Më datën 23.9.2013 është shtruar babai im me temperaturë në urgjencën e spitalit të Përmetit. ka qenë orë 8 e 30 në darkë. Atu u ndodh doktor Kiço Stefanidhi, pasi e shtoji pa bërë asnjë lloj analize e la në dhomë dhe nuk i vajti asnjëherë. Të nesërmen, pasi komunikova me babanë, më thotë që është gjendje gripale. në orën 12 është lëvizur me ambulancë nga spitali drejt shtëpisë pasi mungonin ilaçet e tensionit. Këtë nuk kuptoja si nuk ka ilaçe tensioni spitali i Përmetit. Gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë ndihmë nga ana e doktorëve dhe infermierëve. Në datën 24, ora 6 marr në telefon se babai kishte vdekur. E kishin gjetur të vdekur poshtë krevatit. Një investigim i gazetarëve të “Stop”, nxjerr në pah se mjeku i ka diplomat dhe kualifikimet e falsifikuara. Drejtori i spitalit të Përmetit, Elton Ismaili thotë, se dokumentet origjinale të mjekut në fjalë janë në prokurori.Por vetë mjeku Stefanidhi thotë, se i janë djegur në vitin ’97. Tek “Urdhri i Mjekut” po verifikojnë situatën dhe do të vendosin t’i heqin specializimin.
certifikata-768x394.jpg


Fatmir Brahimaj, president i “Urdhrit të Mjekut”: Faleminderit për këtë sinjalizim që më bëtë. Këtu dalin dy probleme, pasi këto të verifikohen dhe nëse nga ky vështrim i parë duket që nuk janë të sakta. Një është problemi jetik që mjeku ka mashtruar, na ka sjellë dokumente jo të rregullta për një specialitet që nuk e ka. Problemi i dytë, nëse këto certifikata nuk qëndrojnë ne do t’i heqim të drejtën e ushtrimit të specialitetit që nuk e ka./ tvklan.al
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Stop/ Skandali, mjekut me diplomë false i vdes pacienti në dorë

Faleminderit per sinjalizimin dhe te rroni vete e c'la babai permas....cudira shqiptare!
 
Titulli: Stop/ Skandali, mjekut me diplomë false i vdes pacienti në dorë

E tmerrshme. Mos te zent halli qe te duhet te shkosh ne spital.

hajduti
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top