Stop proceseve antishqiptare

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Gati protestat – Stop proceseve antishqiptare


Pas paralajmërimit nga agjencia e lajmeve INAtë protestave masive gjithëpopullore nga shoqatat shqiptare, vendimi tanimë është zyrtarizuar nga ana e organizatorëve të tyre. Rreth 40 shoqatat joqeveritare shqiptare do të paralajmërojnë protestën masive të mërkurën me një konferencë me gazetarët.

Këto shoqata të shtunën në Shkup kanë formuar këshillin pesëanëtarësh, i cili do të merret me organizimin e protestave kundër diskriminimit shtetëror të shqiptarëve si dhe kundër projekteve të fundit antishqiptare dhe që rrënojnë marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni. Këshilli i protestave përbëhet nga përfaqësues të shoqatave nga secili qytet në Maqedoni.

Gjatë kësaj jave pritet edhe publikimi i agjendës dhe organizimi i protestave që janë paralajmëruar të jenë masive.

“Në Maqedoni, është krijuar gjendje brengosëse politike. Proceset gjyqësore ndaj qytetarëve të pafajshëm (Sopoti, Brodeci dhe Rastet e Hagës) si dhe diskriminimi i hapur shtetëror paraqesin shqetësime të rrezikshme”, ka theksuar në njoftimin e djeshëm, këshilli i formuar i organizatave shqiptare, duke paralajmëruar mbajtjen e protestës. Këshilli i Organizatave Shqiptare është themeluar javën e kaluar dhe përbëhet nga mbi 40 organizata dhe grupe qytetarësh nga e gjithë Maqedonia. (INA)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top