Ballina
Gazeta Express
06/03/2020 15:57
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në Zagreb të mërkurën se Maqedonia Veriore do të bëhet anëtari i 30-të i Aleancës së Atlantikut të Veriut brenda disa javësh.
Ne e mirëpresim faktin se Kroacia ka qenë një mbështetëse e fortë e politikës së dyerve të hapura të NATO-s,” u tha Stoltenberg gazetarëve në Zagreb pas takimit me Presidentin kroat Zoran Milanoviç, vendi i të cilit mban Presidencën e BE-së.
Stoltenberg, i cili ishte në Zagreb me rastin e një takimi joformal të ministrave të mbrojtjes të BE për sfidat dhe krizat e sigurisë, gjithashtu diskutoi problemet aktuale me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç.
Më parë, më 11 shkurt, Parlamenti i Maqedonisë Veriore miratoi, me 114 vota pro, një ligj që ratifikon Traktatin e Atlantikut të Veriut mbi pranimin në NATO.
Ligji është vonuar dhe do të hyjë në fuqi pasi Spanja të ratifikojë Protokollin për pranimin në NATO të Maqedonisë Veriore, i cili pritet këtë muaj.
Për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të planifikuara për 12 Prill, u vendos që të ratifikohet Protokolli i pranimit në NATO më herët, pra para ratifikimit në të gjitha vendet anëtare të NATO-s, në mënyrë që Maqedonia Veriore të mos vonojë hyrjen në NATO për shkak të procesit zgjedhor, përcjell Gazeta Express.