Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Stoltenberg konfirmon ftesën për anëtarësim e Maqedonisë në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg konfirmoi se Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim në aleancë në Samitin e 11 dhe 12 korrikut, por formalisht do të jetë pjesë e saj pasi të përfundojnë të gjitha procedurat për zbatimin e marrëveshjes për emrin.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev, në Bruksel, Stoltenberg tha se bazuar në praktikën e deritanishme, negociatat për anëtarësim në NATO zgjasin një ose një vit e gjysmë.

“Pres që në samitin tonë pas dy javësh, krerët e shteteve dhe qeverive t’iu ftojnë të filloni bisedimet për anëtarësim, e kur të gjitha procedurat brenda vendeve të përfundojnë për ta finalizuar marrëveshjen, ju do t’i bashkoheni NATO-s. Kjo është një mundësi historike, që nuk duhet humbur. Dera e NATO-s është e hapur dhe ju jeni në prag të saj”, tha Stoltenberg.

Kryeministri maqdonas, Zoran Zaev shfrytëzoi mundësinë e paraqitur dhe premtimin e Stoltenberg, për t’u bërë thirrje maqedonasve të votojnë pozitivisht në referendumin që do të mbahet në vjeshtë, në mënyrë që marrëveshja për emrin të finalizohet. Ai shprehu siguri për këtë, duke thënë se gjatë vizitës në selinë e NATO-s pa edhe vendin ku do të jetë flamuri maqedonas.

“Marrëveshja për zgjidhjen e problemit greko-maqedonas për emrin dhe për partneritet strategjik me Greqinë zhbllokoi pranimin tonë në NATO. Maqedonia mori vendin që meriton. Në vetëm një vit, vendi ynë arriti atë që askush nuk mund të kishte parashikuar. Qasja jonë me vullnet të fortë, dialog të sinqertë dhe gatishmëri për zgjidhje, na solli shumë lajme dhe vendime të gëzueshme”, tha Zaev.


Takimin me Zaev, shefi i NATO-s Stoltenberg e realizoi një ditë pas takimit me kryeministrin grek, Alexis Tsipras. Ky i fundit kishte shprehur mbështetjen e Greqisë për integrimin e fqinjit në NATO, pasi marrëveshja për emrin të hyjë në fuqi.auto_stol-650x3581530302184.jpghttp://www.botasot.info
 

Attachments

  • auto_stol-650x3581530302184.jpg
    auto_stol-650x3581530302184.jpg
    26 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back