Stokholm: Planifikohet ndërtimi i gjashtë xhamive të reja

Ado

FISEBILIL-LAH
Muslimanët e Stokholmit luten në xhamitë e mbipopulluara. Aktualisht, në rajonin e Stokholmit ka vetëm dy xhami të akomoduara për kryerjen e riteve fetare

E premte 20 Maj 2011 22:32
Tani, planifikohet ndërtimi i gjashtë xhamive të reja për zonën metroplolitane. Tri xhami janë planifikuar të ndërtohen në qytet: në Skنrholmen, Rinkeby dhe Tensta. Ndërsa tri tjera në periferi: në Haninge, Botkyrka dhe Nacka.
Këto gjashtë janë të vetmet që kanë arritur fazën e planifikimit. Ka edhe disa komunitete tjera muslimane që aktualisht përdorin bodrumet dhe vendet tjera për lutje. Edhe këto komunitete kanë treguar gjithashtu interes për ndërtimin e xhamive.
Xhamia e parë në Stokholm u ndërtua në vitin 2000, pas diskutimeve njëzet vjeçare. Së fundi, në mars të vitit 1995 Këshilli qytetit të Stokholmit, në konsultim me udhëheqësit muslimanë të qytetit, ka vendosur që stacionin e vjetër të energjisë elektrike ta kthej në xhami.
Në vitin 1996, Këshilli qytetit ia kishte shitur ndërtesën Shoqatës Islame për 8 milionë korona. Megjithatë, ndërtimi u shty për shkak të kundërshtimeve dhe protestave . Por, krahas pengesave të shumta, ndërtimi filloi në vitin 1999, ndërsa më 8 qershor të vitit 2000 xhamia u përurua./igj/
 
Pe: Stokholm: Planifikohet ndërtimi i gjashtë xhamive të reja

Elhamdulilah po Islamizohet europa ne te 4ter anet e saj , shum shpejt do te fillohet me brazilin e argjentinen e vendet tjera me radhe .
 
Pe: Stokholm: Planifikohet ndërtimi i gjashtë xhamive të reja

Po pse po ndertohen xhami dhe europa u kthye muslimane eee qe thua kete ti Ado?
Dhe nese i bejne eshte per respekt ndaj fese se muslimaneve qe mos te ndihen te diskriminuar dhe jo sepse europa po behet muslimane... Se kuptoj manine tuaj ti beni qimet tra ... Dhe ketu ku jam ka shume xhami por sdo te thote qe Franca eshte bere muslimane ...
 
Pe: Stokholm: Planifikohet ndërtimi i gjashtë xhamive të reja

Xhamiat per te krishtert nuk ndertohen me sa e di un ?
Pra per ish te krishtert qe po behen Musliman .
Vendin ku jeton ti e din edhe ti qe ka me shum Musliman ne europ.
Sidoqoft sjam i interesum me zgjat ket bised me tutje .
 
Pe: Stokholm: Planifikohet ndërtimi i gjashtë xhamive të reja

Aq lehte sa ngrihen aq lehte do digjen europa eshte Rrugaçe plake te le te le dhe pastaj te ben gjemen......
 
Pe: Stokholm: Planifikohet ndërtimi i gjashtë xhamive të reja

Nuk dua ta diskutoj as une jo por s'ke pse thua po islamizohet Europa ne te 4-et anet... sepse duket pak abstrakte...
Sigurisht eshte vendi qe ka me shume musliman ama eshte vendi qe u ka vene rregulla muslimaneve dhe u ka thene: respektoni te respektojme...
Merrini keto ndertime si respekt per fene muslimane :).
 
Titulli: Stokholm: Planifikohet ndërtimi i gjashtë xhamive të reja

Bukur, e cmoj kete tolerance fetare.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top