Stigmat

Lauri

Anunnak
Stigmat jane pa dyshim nje nga misteri me antik ne religjonin kristian. Ky term vjen nga fjala greke "stigma". Me kete fjale indikohet nje seri plagesh qe pa pritmas shfaqen neper duar, kembe, ne mish, ne balle, zakonisht keto shenja verifikohen tek tek personat qe i detikojne jeten per realizimin e oprave te Zotit. Keto shenja, ne fakt, duhet te jene shenja te shenjeta (divin), jane te njejta si plaget e Gezù Krishtit para dhe pas kryqezimit. Raste te tilla ne historine kristjane jane rreth 350, por vetem nje rast eshte njohur nga bota eklesiastike si fenomen i mbi natyrshem dhe te shenjt, rasti i San Francesco d'Assisi; ishte i pari qe kishte stigmat ne trupin e ti per dy vjet, deri ne vdekjen e tije.
Ne disa te shenjte (santo)katolik te tjere, per arsye se nuk jane njohur kurr zyrtarisht nga kisha, ka qene nje renje e madhe e besimtareve dhe jo besimtare, edhe ne ata raste kur keta stigama ishin te padukshme. Nje rast i tille eshte Santa Teresa d'Avila, qe kishte shenja ne zemer: ne tupin e saje nuk ka pasur kurr shenja plage, por ajo kishte shkruar se “ kam stigmat ne afersi te zemres”, jo shenja por plage te verteta te hapura dhe te dhimshme. Pas vdekjes, ne trupin e saj eshte bere autopsija dhe jane gjetur 5 plage, ashtu si vete ajo kishte shkruar. Sipas mjekve, mjaftonte nje plage e vetme qe te dergonte ne vdekje te me njehershme. Santa Teresa ka jetuar per 23 vjet me rradhe me ata plage ne zemer.
Nuk do kishte kuptim kjo teme nqs nuk do permendej rasti me brilant (pa dyshim)i keti misteri si ai i Padre Pio. Frati di Pietralcina ka pasur keto shenja te shenjet qe nga viti 1918, kur ai ndodhej ne konvent te San Giovanni Rotondo. Stigmat i jane shfaqur ne forme mistike (te pa dukshme)me 5 gusht, dhe jane bere te dukshme vetem me 20 shtator. Ne ditarin e tije ai shkruan:
"Ndodhesha i ulur ne korin e kishes, pas mbarimit te meshes se shenjte me erdhi nje debolim si nje gjume i embel. Ne keto momente te kesaj gjendje, pashe nje person misterioz, ishte i njejti qe kisha pare darken e 5 gushtit. Por kete here kishte duart dhe kembet qe i rrjedhshin gjak. Shikimi i tij me friksoj. Ndjeja sikur po vdisja, e do vdisja nqs nuk do nderhynte Zotrija te me frenonte zemren qe donte te dilte jashte nga kraharori nga te rrahurat. Kur personazhi mistero iku, gjindesha me duar dhe kembe qe rrjedhnin gjak….. Mendoj qe po vdes i pergjakur nqs zoti nuk degjon lutjet e mia qe te me heqe keto plage. Me ler dhimbje dhe vuajtje, por me hiq keto shenja te dukshme, qe po me corjentojne perpara njerzeve ne nje menyre te pa pershkrueshme"
Padre Pio, pra, nuk degjonet dhimje te plageve, por degjonte “dhimbjen” e gazetareve dhe njerzeve kurjoz. Dhe vizitave te pa fund te mjekve qe per 50 vjet me rradhe te jetes se tije nuk arriten kurr te kuptonin keto rrjedhje gjaku nga plaget e tije. Dhe aq me teper zhdukjen e tyre te mistershme fill pas vdekjes se fratit: pas vdekjes se Padre Pio, nuk i eshte dukur asnje shenje plage ne trupin e tij.
Ne ditet e sotme ka shume persona me stigma( o konsiderohen te tille). Ajo qe konsiderohet me e rendesishme eshte rasti i Natuzza Evolo nga Paravati, ne Calabri. Stigmat e saje jane shume te ngjashme me ata te Padre Pio-s, por me te thella dhe me te dukshme mbi te gjitha ne plaget e duarve, ku cdo vit gjaku qe del nga plaget e saje ben vetvetiu vizatime te quditshme ne forme kryqi. Nje gje e vecante tek ky njeri, eshte fakti qe ajo nuk ka asnje klase shkolle (as ate elementaren) dhe eshte ne gjendje te flase disa gjuhe te cuditshme te kasaje Bote, nga rusishtja deri tek aramacio, e gjithe kjo ne prezencen e spacjalisteve dhe eksperteve.
Sic thashe edhe me siper, kisha katolike eshte e veshtire qe te beje nje hap perpara ne kto argumenta, pikerisht per faktin qe fenomeni i stigmave eshte shume i komplikuar qe tu japesh nje pergjigje te qarte.
Po shkenca? Nuk kan dyshime, parapsikologet gjykojne se stigmat jane plage qe vine dhe zhduken vetevetiut (autosuggestione), dhe perfundojne problemin me termin "ideoplastia" (nga greqishtja "plassein") me idene ("eidos", imazhe)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Stigmat

Intervista e Natuzza Evolo

[ame]http://www.youtube.com/watch?v=hES4Z5bXh70[/ame]
 
Titulli: Stigmat

Shume e cuditshme. Do doja te shikonim gjithashtu disa foto stigmash nese gjenden...

A jane vertete keto shenja nje simbolike, apo kemi te bejme me nje semundje shume te rralle te trurit ???
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Stigmat

Te them sinqerisht Nostra nuk me habit fakti i shenjave ne disa pjese te trupit sa fakti i kesaj gruaje(ne interviste) qe arrine te flase disa gjuhe te huaja qe as ajo vete nuk din se c'thote, duke u dhene pergjigje njerzeve te aneve te ndryshme qe shkojne per ta takuar.
Sipas saje eshte ne kontakt me nje "jete tjeter paralele" me kete qe ne jetojme ne realitet. Kjo "jete" - ose me mire, ajo jete- nuk ka hohe dhe dimensin, arrine te ndodhet ne dy vende te ndryshme njekohesisht. Dhe te takoje njerez (jo materje) te koheve shume te vjetra. Si figura rreligjoze ne pergjithesi.
Mister. Vertete mister......
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top