Një grup shkencor ndërkombëtar gjeti gjenet që përcaktojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve serioze mendore. Duke evidentuar këto gjene falë ilaçeve mundet të zvogëlohet probabiliteti i sëmundjes.
Shiko fotografinë 1729100
Ky është konkluzioni i studimit të 200 shkencëtarëve i publikuar në revistën “Nature Genetics”, njofton ZR. Megjithatë, veprimi i çdo ilaçi duhet kombinuar me stërvitjen e trurit, mendojnë specialistët rusë.
Grupi shkencor, që ka mbledhur hulumtues nga 100 institute të botës, kërkoi gjenet që ndikojnë në zhvillimin e skizofrenisë, psikozës depresive maniakale, depresionit dhe sëmundjes së Alzheimerit – demencës së pleqërisë. Sipas shpjegimit të profesorit të neurologjisë të Universitetit të Kalifornisë Pol Tompson, miliona njerëz kanë variacione në ADN-në e tyre, që ndihmojnë në rritjen ose zvogëlimin e qëndrueshmërisë së trurit ndaj një numri të madh sëmundjesh. “Kur ne të përcaktojmë këtë gjen, ne do mund të minimizojmë rrezikun e sëmundjes me ndihmën e ilaçeve”- thotë ai.
Megjithatë, të bllokosh sëmundjen vetëm me ndihmën e luftës kundër trashëgimisë së keqe nuk është gjithmonë e mundur. اdo sëmundje kushtëzohet jo vetëm nga trashëgimia, por edhe nga shkaqet e jashtme, specifikon bashkëpunëtorja shkencore e Institutit të aktivitetit të lartë nervor dhe neurofiziologjisë Karina Sarkisova:
- Sëmundjet nervore mund të provokohen nga sëmundjet e kaluara virale, lëndët toksike, streset. Tek ne aktivizohen jo të gjitha gjenet e koduara në ADN-në tonë, por ato mund të fillojnë të veprojnë nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm të mjedisit.
Por profilaktika medikamentoze e sëmundjeve nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë. Të gjitha preparatet që përdorën për trajtimin e sëmundjeve mendore kanë efekte anësore. Duhen përpunuar edhe mënyra të tjera kurimi, thekson ekspertja. Për shembull, në shekullin e kaluar një mënyrë të suksesshme për kurimin e sëmundjeve nervore propozoi themeluesi i neuropsikologjisë ruse Aleksandër Lurija. Ai ka punuar me pacientë që kanë patur dëmtime lokale të trurit dhe arriti të vërtetojë se funksionet e këtyre zonave të dëmtuara të trurit mund t’i marrin përsipër pjesë të tjera të shëndetshme të tij. Aleksandër Lurija përpunoi për këtë qëllim një metodikë speciale të stërvitjes mendore.
Ekzistojnë dhe mënyra të tjera kurimi të sëmundjeve mendore, për shembull, dieta. Mungesa e serotoninës, që përgjigjet për rregullimin e emocioneve, mund të shkaktojë depresione ose sjellje agresive. Në mënyrë që serotonina të depërtojë në tru nevojitet glukozë, diçka e ëmbël. Për çdo rast nuk ja vlen të absulotizohet një mënyrë e vetme kurimi e sëmundjeve mendore. Aktualisht shkencëtarët po grumbullojnë fakte të veçanta. Mbase së shpejti ato do të krijojnë një tabllo unike.
B:keshilla