Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Stefanovic është shastisur nga Vetëvendosja

  • Nga Love
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
f.0514085350662_m.jpg

Shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanovic është ndier i shastisur nga protestuesit e Vetëvendosjes, gjatë kohës sa po qëndronte brenda mureve të Qeverisë, në ish-objektin e “Rilindjes”.

Nga frika se protestuesit po futeshin brenda, ai iu kishte lutur Zotit, që sa më parë të përfundojë kjo situatë dhe të fillojë takimi me nikoqirët kosovarë.

Duke e ndier vetën të relaksuar, Stefanovic për gazetën Zëri ka pranuar se nuk është ndier mirë, kur ka parë se vetura më të cilën udhëtonte është gjuajtur me gurë nga një grup protestuesish.

Por, jo të gjithë janë treguar të dhunshëm ndaj tij. Sipas tij, nikoqirëve, si dhe BE-së, i ka ardhur shumë keq për atë çka ka ndodhur.

“Vërtet ka pasur rrezik qe dikush prej nesh të lëndohet pasi që në makinën tonë e gjuanin me gurë. Por, unë në ato momente isha duke menduar se si do të përfundojë e gjithë kjo dhe si do të shkojë shëndoshë e mirë në vendin e mbledhjes”
, ka thënë Stefanovic.

Megjithatë ai është shprehur optimist se dialogu i nisur Kosovë-Serbi do të bëjë një kthesë politike për të ardhmen e të dy vendeve.

“Ne kemi vendosu një praktikë të re të bisedimeve të drejtpërdrejta, të cilat mund të mbahen në Prishtinë, jashtë Brukselit. Kjo mënyrë më lehtë eliminon barrierat që ekzistojnë dhe sigurisht që nuk ka shkelje të sovranitetit të Serbisë”, ka thënë Stefanovic.
Burimi: Telegrafi
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back