Love
βeℓℓe â๓e
Shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanovic është ndier i shastisur nga protestuesit e Vetëvendosjes, gjatë kohës sa po qëndronte brenda mureve të Qeverisë, në ish-objektin e “Rilindjes”.
Nga frika se protestuesit po futeshin brenda, ai iu kishte lutur Zotit, që sa më parë të përfundojë kjo situatë dhe të fillojë takimi me nikoqirët kosovarë.
Duke e ndier vetën të relaksuar, Stefanovic për gazetën Zëri ka pranuar se nuk është ndier mirë, kur ka parë se vetura më të cilën udhëtonte është gjuajtur me gurë nga një grup protestuesish.
Por, jo të gjithë janë treguar të dhunshëm ndaj tij. Sipas tij, nikoqirëve, si dhe BE-së, i ka ardhur shumë keq për atë çka ka ndodhur.
“Vërtet ka pasur rrezik qe dikush prej nesh të lëndohet pasi që në makinën tonë e gjuanin me gurë. Por, unë në ato momente isha duke menduar se si do të përfundojë e gjithë kjo dhe si do të shkojë shëndoshë e mirë në vendin e mbledhjes”, ka thënë Stefanovic.
Megjithatë ai është shprehur optimist se dialogu i nisur Kosovë-Serbi do të bëjë një kthesë politike për të ardhmen e të dy vendeve.
“Ne kemi vendosu një praktikë të re të bisedimeve të drejtpërdrejta, të cilat mund të mbahen në Prishtinë, jashtë Brukselit. Kjo mënyrë më lehtë eliminon barrierat që ekzistojnë dhe sigurisht që nuk ka shkelje të sovranitetit të Serbisë”, ka thënë Stefanovic.
Burimi: Telegrafi