Statusi, Sequi: Nuk do merrni përgjigje pozitive nëse s’kalojnë 3 ligjet....

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
59408_3.jpg


TIRANE- Ambasadori i BE-së Ettore Sequi ka dhënë sot një mesazh të qartë në lidhje me marrjen e statusit kandidat në BE. Ai ka deklaruar se kalimi i tre ligjeve të kërkuara nga KE është vendimtar për marrjen e statusit, pasi në të kundërt përgjigjia për Shqipërinë do jetë negative.

Këto deklarata, diplomati i BE-së i bëri para nisjes së forumit “100- vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë: Nga evolucioni infrastrukturor në revolucionin dixhital”.

“Këshilli do diskutojë situatën për Shqipërinë. ثshtë e qartë nëse këto masa do aplikohen, Shqipëria ka shansin për të marrë statusin e kandidatit. Nëse masat e rekomanduara nuk do të kalojnë, sigurisht që shanset nuk do jenë”, tha ai.

Sipas ambasadorit ky është një proces kompleks që do kalojë nëpër disa takime të tjera përpara se Këshilli i Ministrave të BE të marrë vendimin.

Ndërkohë që apeli i ndërkombëtarëve sa vjen dhe bëhet më i fortë, ende nuk ka asnjë zë konkret nga dy forcat kryesore politike për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend. Negociatat e kërkuara dje si nga Kryeministri Berisha, ashtu edhe nga kryesocialisti Rama duket se kanë ngrirë, për shkak të çështjes së Fierit, për të cilët palët nuk bien dakord.
(ma.ar/BalkanWeb)
 
Back
Top