Statujë për "vrasësin" e 17 milionë personave

Arfenilla

Themelues i Forumit
Në vitin 1914, Europa ziente nga konfliktet politike ndërmjet dy blloqeve të mëdha, Francës, Anglisë dhe Rusisë në njërën anë dhe Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Perandorisë Osmane të rreshtuar në aleancë në kampin e kundërt.

Për këtë arsye, me shumë gjasa Lufta e Parë Botërore do të kishte ndodhur gjithsesi, por ishte pikërisht arma e tij ajo që e nisi atë, me atë atentat famëkeq të qershorit, të ndodhur në një qoshe të kontinentit larg konflikteve, në Sarajevën që jetonte midis botës moderne dhe mesjetës së pa përfunduar ende plotësisht.
foto.php



Gavrilo Princip, një nacionalist serb që kishte vuajtur në kurriz në Bosnje shtypjen e pushtetit të Monarkisë Dualiste, me armën e tij vrau trashëgimtarin e fronit austro-hungarez në vizitën e tij në kreqytetin boshnjak, Franz Ferdinandin, duke i dhënë preteksin e duhur Bllokut Qëndror për të nisur atë konflikt që i shkaktoi vdekjen së paku 17 milionë personave, midis të cilëve 10 milionë ushtarë.

Princip, anëtar i një organizate me lidhje që arrinin deri në nivelet drejtuese të shtetit serb, me atë vrasje politike i dha Vienës arsyen që kërkonte për të deklaruar luftë mbi Serbinë, duke i dhënë kështu jetë një reaksioni zinxhir, me Rusinë që i shpalli luftë Austro-Hungarisë, Gjermaninë që u përgjigj me të njëjtën monedhë ndaj Rusisë dhe Francën që i shpalli luftë Berlinit, vetëm disa ditë përpara se këtë ta bënte edhe Britania e Madhe.

Më 100-vjetorin e asaj ngjarje, njeriu që me dy plumbat që qëlloi mbi princin i dha jetë konfliktit më të përgjakshëm që kishte njohur bota deri atëherë, do të nderohet në Sarajevë pikërisht në vendin ku u verifikua ngjarja.

Të premten, shtypi boshnjak lajmëroi se kryebashkiakët e Sarajevës Lindore dhe asaj Perëndimore, Ljubisa Chosiç dhe Nenad Samardxhije kanë arritur një marrëveshje, për të vendosur në vendngjarjen e atentatit statujën e Gavrillos, e cila do të jetë e njëjtë me atë që ekspozohet në Kalemegdanin e Beogradit.

Kjo do të jetë mënyra e boshnjakëve për të nderuar një hero të luftës për pavarësi nga Austro-Hungaria, njëkohësisht edhe njeriun, që në mënyrë të pamohueshme është përgjegjës, të paktën tërthorazi, për 17 milionë jetë të humbura në mënyrë të parakohshme në ndërgjegjen e tij.B sot
 
Pe: Statujë për "vrasësin" e 17 milionë personave

Te gjithe e dime qe ky ishte vetem preteksti i luftes se pare boterore, eshte me se argumentuar qe edhe pa vrasjen e princit austriak lufta do te fillonte gjithsesi.Sa per gavrilo princip, ai ishte thjeshte nje mashe te te tjereve.Serbet e kane mitizuar figuren e tij per qellime nacionaliste.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top