Statuja e Lirisë ishte fillimisht një grua myslimane: Pse nuk e pëlqeu këtë ide mbret

Shtetet e Bashkuara kanë debatuar mbi emigracionin, që nga themelimi i vendit, dhe Statuja e Lirisë - një simbol i fuqishëm për emigrantët - përdoret shpesh si argument për pse ne duhet të presim me krahë hapur ata që e kërkojnë siguri dhe mundësi të reja për jetën. Por, një fakt pak i njohur për këtë monument, përbën një kthesë intriguese mbi debatin e sotëm për refugjatët që vijnë nga bota myslimane.
Erin Blakemore

Sikurse vuri në dukje nga Michael Delli në një editorial të kohëve të fundit në “Daily Beast”, vetë statuja vetë ishte menduar që fillimisht të përfaqësonte një femër fshatare egjiptiane, një kolos sipas modelit të atij të Rodosit për epokën industriale. Kjo mund të tingëllojë e habitshme për njerëzit që njohin rrënjët franceze, sesa to arabe të statujës së famshme.

Tekefundit, struktura e statujës u projektua nga Alexandre Gustave Eiffel, ndërsa zonja Liberty iu dha Shteteve të Bashkuara nga Franca me rastin e 100-vjetorit të aleancës mes dy shteteve, e formuar gjatë Revolucionit Francez. Projektuesi i statujës, Frédéric Auguste Bartholdi, ishte gjithashtu francez, por ai gjeti frymëzim në një vend shumë të ndryshëm: Egjipti.

Në vitin 1855, ai vizitoi monumentet Nubiane në Abu Simbel, e cila përmban varreza të ruajtura nga monumente gjigante. Bartholdi u hipnotizua nga arkitektura e lashtë, duke zhvilluar atë që Shërbimi i Parkut Kombëtar e quan një “pasion për monumentet publike dhe strukturat kolosale”. Përfundimisht, ai e kanalizoi atë pasion në një propozim për inaugurimin e Kanalit të Suezit.

Bartholdi parashikoi një monument kolosal, i cili do të paraqiste një grua veshur me një mantel që përfaqësonte Egjiptin e që do të vendosej në daljen e Port Saidit, qytet në terminalin verior të kanalit të Suezit. Për t’u përgatitur për këtë ndërmarrje, Berry Moreno, autor i librave të shumta rreth statujës, shkruan se Bartholdi studioi vepra arti si Kolosi, duke kalitur konceptin e një figure të quajtur Libertas, e cili do të qëndronte në hyrje të kanalit.

“Duke marrë formën e një gruaje të mbuluar fshatare”, shkruan Moreno, “statuja do të ishte 28 metra e lartë dhe me një piedestal prej 16 metrash”.

Modelet e hershme të statujës u quajtën “Egjipti që i mban dritën Azisë”.

Edward Berenson, autor i librit “Statuja e Lirisë: Një histori translatlantike”, shkruan se koncepti i Bartholdit u shndërrua nga një “femër gjigante apo fshatare arabe”, në një “perëndeshë gjigande” .

Por, Egjipti, që kishte investuar shuma të mëdha për kohën, për ndërtimin e kanalit historik, nuk ishte aq i etur për e idenë Bartholdit.

Ismail Pasha, mbreti në fuqi (me origjinë shqiptare), e hodhi poshtë planin si tepër të kushtueshëm. Përfundimisht, në vend të saj u ndërtua një far 60 metra i lartë në Port Said. Por, Bartholdi nuk u shkurajua. Ai përfundimisht e ripropozoi konceptin e tij në “Statuja që ndriçon Botën”, emri zyrtar që mori Statuja e Lirisë buzë qytetit të New Yorkut që nga viti 1886. /Bota.al/
statuja-e-liris-euml-ishte-fillimisht-nj-euml-grua-myslimane-pse-nuk-e-p-euml-lqeu-k-euml-t-euml-ide-mbreti-shqiptar-i-egjiptit_hd.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top