Standard i ri i tregtimit të mishit në Tiranë, hapet thertorja e parë publike
Produkte të certifikuara e me standarde, kjo është ajo që do të ofrojë thertorja publike e hapur nga Bashkia e Tiranës në zonën e Vaqarrit. Një projekt i cili përveçse do të disiplinojë situatën me konsumin e mishit në Tiranë, shmang ndotjen e mbi të gjitha do të ofrojë informacion për mishin e kontrolluar dhe të certifikuar nga Bashkia e Tiranës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se me hapjen e thertores publike, për të cilën kujdeset Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit, vendoset një standard i ri në garantimin e cilësisë dhe standardit ushqimor për banorët e kryeqytetit. Duke e cilësuar si një çështje që lidhet drejtpërdrejt edhe me sigurinë kombëtare, Veliaj deklaroi se ka ardhur koha që të gjithë të mendojnë seriozisht për sigurinë ushqimore. “Kjo punë nuk ka të bëjë me sigurinë ushqimore, por me sigurinë kombëtare. Ka ardhur koha t’i mendojmë seriozisht këto, ta marrim seriozisht jetën, që nga mënyra se si kalojmë rrugën, deri te ushqimi që fusim në stomak. Kjo thertore vendos një standard. Ashtu si në shumë fusha ku kemi futur një operator publik, qoftë për pastrimin, edhe në nisma të tjera ku publiku po bën një punë më të mirë se privati, ashtu do fillojë edhe në industrinë e konsumit dhe përpunimit të mishit. Po fusim një operator publik, së pari për të ulur çmimet në treg, duke qenë se kemi çmime shumë më konkurruese se sa privati; së dyti, për të rritur cilësinë dhe për t’u thënë të gjithëve standardi ynë është ky”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku kërkoi prej operatorëve privatë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e tregtimit të mishit që të garantojnë të njëjtat standarde dhe kushte higjienike sikurse edhe thertorja publike e Bashkisë së Tiranës. “Kemi një shërbim me cilësi më të lartë dhe çmim më të ulët. Edhe për fermerët në këtë zonë, por besoj që për gjithë Tiranën, sot bashkia ofron një shërbim publik shumë herë më të sigurt dhe shumë herë më të lirë se shërbimi privat. Ndaj dua të bëj një ftesë publike për të gjithë ata që janë në këtë lloj biznesi, të përdorin thertoren publike të bashkisë dhe të gjithë ata që janë në sektorin privat, t’u kërkoj siç u kërkojmë edhe operatorëve të tjerë në fusha të tjera, të mbajnë standardin e bashkisë. Publikja e ka fuqinë, jo publikja që trashëguam, ku ishte degjeneruar çdo aset publik, por publikja e administruar mirë, e ka fuqinë të ngrejë stekën shumë lart edhe për privatin”, u shpreh ai.
Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në këtë nismë të Bashkisë për ndërgjegjësimin dhe garantimin e standardeve më të larta për sigurinë ushqimore që të kërkojnë paraprakisht certifikatën e lëshuar nga veterineri. “I kërkoj të gjithë qytetarëve bashkëpunim. Përveçse do të kemi thertoren publike, do të vazhdojmë certifikimet edhe për thertoret private, por ama duhet që qytetarët të bashkëpunojnë, të kërkojnë certifikatën e mishit që janë duke konsumuar, e mishit që janë duke blerë, për të kuptuar historinë e asaj që po konsumon. Nëse do të kemi këtë bashkëpunim edhe nga fermerët që përdorin gjithmonë e më shumë instrumente publik të kontrollit, edhe të shërbimit, por edhe nga qytetarët që kërkojnë këtë garanci në formë të certifikatës, mund të kemi një Tiranë më të sigurtë”, theksoi Veliaj.
Drejtoresha e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Rudina Hoxha, deklaroi se ky projekt jo vetëm që finalizon të gjitha hallkat në zinxhirin e sigurisë ushqimore, por njëkohësisht inkurajon edhe të gjitha bizneset e tjera që të ruajnë standarde të tilla të larta. “Jam shumë i lumtur që sot fillon ky projekt mjaft ambicioz, ku prej muajsh një grup i specializuar i AMK-së ka punuar me mjaft seriozitet për ta finalizuar. Kemi marrë përsipër për të qenë dhe një ent rregullator për të gjithë procesin e therjes së mishit, pra që nga ferma deri tek tavolina e konsumatorit. Nuk ka të bëjë fare në uljen e konkurrencës apo në mbylljen e bizneseve të kësaj natyre, por duam të lançojmë që kjo është pikërisht ajo që duhet dhe ajo e cila e garanton konsumatorin e Tiranës që të konsumojë mish të sigurt”, tha Hoxha, duke shtuar se Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit është duke punuar paralelisht edhe me informimin dhe ndërgjegjësimin e konsumatorit për konsumimin e produkteve të certifikuara.
Tirana ka zyrtarisht 300 subjekte të tregtimit të mishit. Veterineri i Bashkisë Tiranë do të jetë i pranishëm në këtë Thertore Publike duke garantuar përmes vulës, standardet e mishit që del nga ky ambient. I gjithë procesi realizohet me parametra ndërkombëtarë, kushte maksimale higjieno-sanitare dhe nga personel i kualifikuar. Gjithashtu, transporti me mjet frigoriferik do të kryhet nga Thertorja Publike tek pika e shitjes, duke eliminuar në këtë mënyrë edhe transportimin e mishit pas bagazhit të makinave private.
(gazeta-Shqip.com)