Stalini vrau Leninin?

Arfenilla

Themelues i Forumit
13662.jpg



Historiani rus, Lev Lurie ka deklaruar së fundmi se themeluesi i komunizmit rus, Vladimir Lenin, vdiq pasi u helmua nga pasuesi i tij politik, Jozef Stalin.

Ai beson se ndërsa Lenini ishte në gjendje të keqe shëndetësore, Stalini mund t’i ketë dhënë dorën e fundit pas një përplasje të hidhur.

Lenin, që fillimisht mbështeti ngritjen e Stalinit në pushtet, më vonë nisi të pozicionohet me Leon Trockin.
Përpara vdekjes, Lenini kritikonte metodat e ashpra të Stalinit dhe natyrën e tij ambicioze.

Madje ai pati sugjeruar se Stalini duhej të largohej nga pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste.
Historiani Lurie thotë se helmimi u bë metodë e preferuar e Stalinit për të ‘trajtuar’ armiqtë e tij.

“E bukura është se truri i Leninit akoma ruhet në Moskë, kështu që ne mund të hetojmë,” tha Lurie.
Teoritë popullore thonë se Lenini vdiq nga sëmundja seksualisht e transmetueshme, sifilizi.lajmi
 
Titulli: Stalini vrau Leninin?

Arfenilla qfare u be me ty me keta komunistat ! Hiqy tyre 'se e kote eshte te mirresh me ta ....Se jeta e tyre ka qene kote ' gjendjen qe e kemi sot eshte shkak i tyre.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top