Spiunimi rus, i bartur nga gjenerata në gjeneratë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Tim Foley, i biri i dy anëtarëve të rrjetit të spiunimit, i cili ishte 20 vjeç kur prindërit iu arrestuan, veç ishte pajtuar që të kryente detyrën e spiunimit, në mënyrë që të vazhdojë punën e lënë gjysmë të paraardhësve të tij, kanë bërë të ditur zyrtarët aktualë dhe ata të dikurshëm amerikanë për të përditshmen “Wall Street Journal”.




f1_28spy-jpg1343463078.jpg

Dhjetë agjentët më të mëdhenj rusë, të njohur si “ilegalët” që ishin të kontrolluar nga SVR-ja apo “Shërbimi i huaj i inteligjencës”, ishin arrestuar në SHBA në vitin 2010 dhe ishin bindur të shërbenin ilegalisht si agjentë të një qeverie të huaj.

Grupi, i cili po jetonte në New York, Washington dhe pjesë të tjera të SHBA-së për vite me radhë, më pas është shkëmbyer në një “këmbim spiunësh” në Vjenë me katër burra, të cilët ishin burgosur në Rusi për mbledhjen e pretenduar të sekreteve në dobi të agjencive perëndimore të inteligjencës.

Në mesin e këtyre spiunëve rusë ishte Anna Chapman, një 28-vjeçare (në foto) që më herët jetonte në Londër, ishte martuar me një britanik dhe kishte punuar për bankën “Barclays”. Ajo nuk kishte fëmijë, mirëpo në mesin e tyre, agjentë të tjerë të SVR-së kishin pasardhës të moshave ndërmjet një dhe 20-vjeçare.

Donald Heathfield dhe Tracey Foley, emrat e supozuar rusë të të cilëve janë Andrei Bezrukov dhe Yelena Vavilova, i kishin thënë të birit të tyre Tim se ishin të përfshirë në spiunim për Moskën, pak para se të arrestoheshin.

FBI-ja ka qenë në dijeni të këtij rrjeti spiunimi për dekada me radhë dhe shtëpitë e spiunëve ishin përgjuar.

Sipas zyrtarëve amerikanë të informuar për rastin, Foley, një student në Universitetin George Washington, ishte ngritur dhe kishte përshëndetur “Nënën Rusi”, kur ishte pyetur nëse do të shkonte hapave të prindërve të tij. Ai po ashtu pranoi që të udhëtonte në Rusi për të filluar zyrtarisht trajnimin special për spiunim.

Zyrtarët bënë të ditur për “Wall Street Journal” se vëzhgimet e bëra kanë sugjeruar se ka ekzistuar një plan afatgjatë për rekrutimin e më shumë fëmijëve të grupit në këtë biznes.

Por gjithë këtë aferë avokati i Heathfieldit e ka hedhur poshtë. info
 
Pe: Spiunimi rus, i bartur nga gjenerata në gjeneratë

E paskan me trashegimi keta...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top