“Spiuni” i Berishës brenda Komisionit të Venecias

eGo0sTyle

System Engineer
v.gumi_-300x218.jpg



Vitet e fundit shqiptarët po dëgjojnë gjithmonë e më shumë për një institucion të BE-së, i quajtur Komisioni i Venecias. Ai nuk ka të drejtë që të japë vendime, por këshillat e tij janë kthyer gjithmonë në vendime nga shteti ynë. Pikërisht këtij institucioni i është drejtuar Këshilli i Europës dhe opozita shqiptare për çështjen e zgjedhjeve, por edhe në këtë institucion duke se Berisha ka vendosur njeriun e tij. Vendi ynë përfaqësohet përmes deputetit të Partisë Demokratike, Viktor Gumi.

Në faqen zyrtare të këtij komisioni vërehet se deputeti demokrat është anëtar i këtij institucioni me të drejta të plota. Ai mban këtë post prej disa vitesh. Gumi e ka nisur punën e tij në Komisionin e Venecias gjatë kohës që mbante detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë. Megjithëse në zgjedhjet e 28 qershorit 2009 ai ka marrë mandatin e deputetit, ky fakt nuk është i pasuruar në CV-në e tij dhe nuk ka azhurnime mbi detyrën e re që ka marrë.

Në statutin e Komisioni Venecias, në nenin 2 të saj, thuhet se “komisioni do të përbëhet nga ekspertë të pavarur, të cilët kanë arritur epërsinë me anë të përvojës së tyre në institucionet demokratike ose me kontributin e tyre në zgjerimin e ligjit dhe shkencës politike”. Sipas këtij neni, anëtarët e Komisionit do të shërbejnë me kapacitetin e tyre individual dhe nuk do të marrin ose të pranojnë udhëzime. Në këtë këndvështrim, drejtimi i një çështje për të marrë opinion në Komisionin e Venecias mund të haset dhe me një “ndikim” të përfaqësuesit shqiptari, pasi në çdo rast nuk mund të pranojë një udhëzim, por është i përfshirë në aktivitetin politik të një partie qeverisëse, siç është Partia Demokratike.

Megjithëse në statutin e Komisionit të Venecias nuk është e ndaluar që personi të jetë politik, komisioni juridik në këtë institucion të pavarur ka rekomanduar që anëtarët e saj të mos jenë persona që janë të përfshirë në politikë apo që mbajnë poste të larta shtetërore. Ky rekomandim është zbatuar nga shumica prej 57 shteteve që janë anëtarë me të drejta të plota në këtë institucion opinion-dhënës. Në listën zyrtare të anëtarëve që marrin pjesë në Komisionin e Venecias vërehet se personat që propozohen nga shtetet pjesëmarrëse, pasi është përgjegjësi e këtyre të fundit të vendosin mbi përfaqësuesin e tyre, janë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, kryetarë të saj ose profesorë të cilët kanë ndihmuar në përmirësimet e ligjeve përmes punimeve shkencore.

Nga ana tjetër, Shqipëria është ndër të paktët vende që nuk ka një anëtar zëvendësues. Kjo gjë ndodh kryesisht me vendet e varfra, të cilat kanë një buxhet të ulët në krahasim me vendet e tjera perëndimore. Në këto kushte, vetë Komisioni i Venecias ofron dieta dhe paguan shpenzimet për anëtarët e Komisionit të Venecias që nuk iu paguhen nga shteti i tyre udhëtimet apo qëndrimet jashtë vendit. Vitet e fundit është folur shumë për asistencën e këtij institucioni të pavarur ndërkombëtar për të dhënë opinionin e tyre mbi çështje delikate që kanë qenë dhe “molla” e sherrit midis partive politik, siç ishte çështja e hapjes së kutive të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009 dhe numërimi i fletëve të hedhura gabimisht në zgjedhjet e fundit vendore. Në të dyja rastet mazhoranca qeverisëse nuk ka pranuar që të jetë pjesë e dërgimit të këtyre çështje për të marrë një opinion nga ekspertë ligjorë ndërkombëtar.



Statuti i Komisioni të Venecias / Neni 2

1. Komisioni do të përbëhet nga ekspertë të pavarur, të cilët kanë arritur epërsinë me anë të përvojës së tyre në institucionet demokratike ose me kontributin e tyre në zgjerimin e ligjit dhe shkencës politike. Anëtarët e Komisionit do të shërbejnë në kapacitetet e tyre individuale dhe nuk do të marrë ose të pranojë udhëzime.

2. Duhet të jetë një anëtar dhe një zëvendësues për çdo shtet anëtar. Anëtari dhe zëvendësi do të emërohen nga shteti anëtar në fjalë dhe do të kenë kualifikimet e kërkuara nga paragrafi i parë i këtij neni, si dhe kapacitetin dhe disponueshmërinë për të shërbyer në Komision.

3. Anëtarët qëndrojnë në detyrë për një mandat katër-vjeçar dhe mund të riemërohen. Gjatë mandatit të tyre anëtarëve të zyrës mund të zëvendësohet, nëse ata kanë ofruar dorëheqjen e tyre, ose nëse Komisioni konstaton se anëtari përkatës nuk është më në gjendje apo i kualifikuar për të ushtruar funksionet e tij ose të saj.

Burimi : Shekulli.
 
Back
Top