[h=1]Spitali i ri i Kirurgjisë. Përfundon në qershor, do të kryejë 17 mijë operacione në vit[/h]
Në muajin qershor përfundojnë punimet për ndërtimin e Spitalit të ri të Kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.
Spitali i ri do të ketë 7 salla operacioni dhe 120 shtretër, ndërkohë që 7 shtretër të tjerë do të jenë për terapinë intensive si dhe do të jetë i pajisur me aparaturat mjekësore të teknologjisë së lartë.
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka inspektuar punimet në këtë spital.
Mjekët u shprehën se kjo është hera e parë në 50 vjet që investohet në kirurgji.
Spitali i ri është investim i qeverisë nëpërmjet kredisë së Bankës së Këshillit të Europës. Paralelisht me spitalin kirurgjikal po vijojnë punimet me spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme, i cili do të përfundojë në vitin 2021.
Top Channel