Spitaleve u mbarohen edhe serumet

Hostel

Anëtar i Nderuar
QSUT mbahet me borxhet që merr nga qendrat e tjera, deri në furnizimet e pritshme​


Jo vetëm Qendra Spitalore Universitare ëNënë Terezaë, por edhe spitalet kryesore të vendit kanë probleme me barnat, pajisjet mjekësore apo produktet më të nevojshme për të trajtuar pacientët. Në një nga mbledhjet e fundit, të diskutuar në Ministrinë e Shëndetësisë, lidhur me problematikat aktuale ka qenë edhe mungesa e produkteve në Qendrat Shëndetësore. Narkoza në Spitalin Universitar ëNënë Terezaë, serumi në spitalet kryesore të vendit, oksigjeni në disa nga këto qendra janë në nivelet ësosë. Bashkë me pjesën e medikamenteve të tjera, të cilat mungojnë prej muajsh, në listë janë futur edhe këto produkte të përdorimit të gjerë. Spitali ëNënë Terezaë ka konfirmuar se për mungesën e narkozës, si dhe disa medikamenteve apo produkteve mjekësore për trajtimin e pacientëve në spital, po merret me hua nga spitalet e tjera të vendit, deri në një furnizim të ri.
Mjekët kirurg të Qendrës Spitalore Universitare kanë deklaruar se mungesa e narkozës ka pezulluar operacionet me planifikim. Bëhet fjalë edhe për operacionet që duhet të kryenin sipas planifikimit të sëmurët me tumore. Sipas mjekëve, futen në operacion vetëm ato raste urgjente dhe rastet e pacientëve me tumore që e kanë me emergjencë ndërhyrjen kirurgjikale. Problemi i mungesës së serumeve është raportuar nga të gjitha spitalet dhe është diskutuar me prioritet në mbledhjen e përjavshme të drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë. Aktualisht, QSUT-ja ka miratuar ëeljen e procedurave të 8 tenderëve për ilaëe. Nëse nuk ka pezullime procedurash, duhet të paktën 3 muaj deri në mbërritjen e ilaëeve. Të 8 këto blerje të mëdha, që janë për ilaëe, duhet të ishin kryer më parë por konflikti dhe mungesa e komunikimit mes dy institucioneve, Ministri Shëndetësie dhe Spital Universitar ëNënë Terezaë, kanë sjellë edhe bllokimin e punës administrative në qendër dhe ëngrirjenë e problemeve të pacientëve. Ndërsa rreth 100 medikamentet, të cilat duhet të mbërrinin në farmacinë e spitalit në ardhjen e muajit shtator, ende nuk janë regjistruar si gjendje në magazinë. Deri në fund të këtij muaji, sipas afateve ligjore të cituara nga Ministria e Shëndetësisë dhe pas kërkesës së ministres Anila Godo, grosistët pritet të furnizojnë spitalet në të gjithë vendin me rreth 100 medikamente bazë.
Nëse deri në fund të këtij muaji nuk do të mbyllen urdhrat e prokurimeve, blerjet e mëdha të cilat duan të paktën 3 muaj për tëu realizuar. Atëherë edhe fondet e vendosura në dispozicion për vitin 2008 do të digjen deri në dhjetor të këtij viti, duke lënë bosh spitalin dhe duke ia ëtransmetuarë problemet e kaluara edhe vitit të ri.


Gazeta Shqip​
 
Njehere ne spital ne patem fatin qe serum gjetem ,po per te bere serumin doktori hap celularin ma jep ne dore mua duke me thene ma drejto pak ketej. Ate nate motra ime shpohet 5 here dhe serumin nuk arriten tia bejne.:ciaoo:
 
Te shkretet ata qe u duhet te shkojne ne spital.Shpresoj qe te mbizoteroje vetem shendeti ne Shqiperi,se jemi bere me keq se ne Afrike.
 
:D spitalet ne shqiperi .... ne spitalet shqiptare o popull nuk ka fasho e ju kerkoni ilace
 
u fasho thote ky lart. fashoja eshte luks
ska uje ore uje, uje te zakonshem te vesh te lash duart.
ska pambuk ndonjehere, biles as alkool per te dezinfektuar lekuren kur ti besh gjilperen.
alkoolin e hollojme me uje qe te arrije per te gjithe
 
Last edited by a moderator:
pse me perpara ka pasur sorume spitali asnjehere nuk eshte gje e re
ka qene gjithmon kur kishe nevoj per sorum por edhe per ilaqe te tjera doktori te thonte qe ti blije biles te thonte dhe ne cilen farmaci se jane te lillur njeri me tjetrin
nuk ka me keq
 
Epo mire qe u jane mbaruar serumet edhe ato gjerat e tjera,ku eshte e keqja ketu ,me kete rast do mbarohen dhe te semuret :p
Do vdesin me shume se gjysmit LOL LOL
 
u fasho thote ky lart. fashoja eshte luks
ska uje ore uje, uje te zakonshem te vesh te lash duart.
ska pambuk nndonjehere, biles as alkool per te dezinfektuar leuren kur ti besh gjilperemn.
alkoolin e hollojme me uje qe te arrije per te gjithe


tashti fasho jo ... ilace jo ...surume jo ....pambuk jo ....alkol jo ..... po dreqi e mori .... infermier e doktor ka mo ?
 
Ah shoku fight ato aty jane nuk mungojne vetem qe ne shumicen e rasteve te marrin leket edhe ste bejne asgje!
 
Do perpiqemi te mos semuremi shoku fight!
 
perse nuk i kapin familjet qe jane te pastreha dhe ti kthejne ne shtepi banimi
 
Back
Top