Spitalet e vdekjeve… Një tjetër foshnjë vdes në maternitet

Guest2

Antarë i Respektuar
pogradec-spitali-700x445.jpg

Pogradec-Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalet shqiptare, e sidomos në maternitete. Një foshnjë vetëm dy ditëshe ka ndërruar jetë në maternitetin e Pogradecit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për mjekun pediatër, N.E, 52 vjeç.

Babai i foshnjës, 33-vjeçari A.H, pretendon se vdekja e djalit të tij, ka ardhur si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm nga ana e mjekut.

Nga kqyrja e jashtme e kufomës nuk dallohen shenja ose probleme, ndërkohë pritet kryerja e autopsisë ditën e sotme, nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë.

Vetëm disa ditë më parë në maternitetin “Koço Glozheni” ndërroi jetë në nënë e re si dhe foshnja e saj.

Për këtë, dy mjekë të këtij spitali janë nën hetim, por deri tani asnjë përgjegjës nuk është vënë para drejtësisë./tvklan.al
 
Titulli: Spitalet e vdekjeve… Një tjetër foshnjë vdes në maternitet

Po mire mo,ndoshta foshnja ka pas ndonje problem shendetsor te lindur qe ka nderruar jete.
Jo gjithmone e kane fajin mjeket.
Megjithe se ne spitalet ne shqiperi te bejne kasaphane per leke.
Gjynah foshnja.
 
Titulli: Spitalet e vdekjeve… Një tjetër foshnjë vdes në maternitet

Po kryerja e autopsise ne te njejten klinike apo rreth behet!?

Ne kete rast dyshoj fort per te verteten!!!
 
Titulli: Spitalet e vdekjeve… Një tjetër foshnjë vdes në maternitet

Ka raste nga me te ndryshmet...Por nese nuk kujdesen sic duhet mjeket,e neglizhojn punen e tyre, ateher smeritojn te jene aty ku jane..se shkaterrojn jete...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top