Republic Of Kosovo
Ado !
Ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Carme Chacon gjatë një debati parlamentar, të martën, pranoi para ligjvënësve te Senatit spanjoll, për herë të parë, “gabimet” që ishin bërë me mënyrën se si qeveria spanjolle e kishte përcjellë mesazhin për tërheqjen e trupave të saj nga Kosova.
Chacَn gjatë një adresimi që bëri para senatorëve spanjollë - pas deklaratës për tërheqjen e trupave - tha se vendimi ishte marrë nga kryeministri José Luis Rodrيguez Zapatero, vetëm disa orë pasi ishin informuar zyrtarët e NATO-s.
"Ka qenë një gabim, por është rregulluar çdo gjë tani...,", tha ministrja Chacَn.
Kjo shkaktoi edhe një debat të nxehtë ndërmjet kryeministrit dhe ligjvënësve opozitarë, të cilët kërkuan të dinë rreth aktivitetit të kryeministrit spanjoll në lidhje me marrëveshjen tregtare të gazit me Rusinë.
Ndërkohë, ministrja e Mbrojtjes i mohoi akuzat e ligjvënësve opozitarë, se SHBA-të dhe NATO më nuk e shohin Spanjën "si një partner të vërtetë dhe të besueshëm".
Analistët politikë të Spanjës e kanë quajtur një gabim të madh vendimin e qeverisë spanjolle, duke ia përkujtuar Spanjës se Kosova është një çështje evropiane, dhe se obsesioni i kryeministrit spanjoll ndaj Bushit, nuk mund të lidhet me Kosovën, sepse projekti i Kosovës ishte pjesë e planit të administratës Clinton, ku sot 3/4 e saj janë pjesë e administratës Obama.
Diplomati spanjoll për çështje evropiane, Jose Luis Torreblanca, në një analizë të tij në El Pais, shkroi ndër të tjera se, "vendimi i Spanjës, i bërë vetëm disa ditë pas vizitës së lidershipit serb në këtë vend, është një sinjal i keq për shtetin e Spanjës".
Torreblanca shtoi se, "kokëfortësia e Spanjës për mos ta njohur pavarësinë e Kosovës, që është deklaruar njësoj sikur ajo e SHBA-ve, që Mbretëria e atëhershme spanjolle e kishte përkrahur, do t'i kushtojë shumë Spanjës në rrafshin diplomatik botëror.
"Fatkeqësisht, derisa ish-kolonitë tona, fqinjët tanë, vazhdojnë ta njohin dhe përkrahin fuqishëm Kosovën, ne jemi radhitur në grupin e absurdit," përfundon diplomati spanjoll.
Gent Prokshi