Spanaqi dhe sallata luftojnë tumoret te femrat

Kresha

A pretty face can never trick me
Prej kohësh është i njohur fakti që frutat dhe perimet ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve, por falë një studimi të bërë publik kohët e fundit kemi informacion më të saktë mbi ushqimet “mike” të shëndetit.



Studimi që përfshiu 31 mijë gra italiane konfirmoi aftësinë e madhe parandaluese kundër kancerit tek femrat nga spinaqi, sallata jeshile, panxhari dhe perime të tjera me gjethe.
Studimi Epic përfshiu 31 mijë gra të shëndetshme, të moshës 36-64 vjeç, të ndara në 5 qendra italiane dhe të monitoruara për më tepër se 10 vjet. Pjesëmarrëset dhanë informacion mbi ushqimin, stilin e jetës dhe përmasat e tyre trupore ( pesha, gjatësia, gjerësia e belit).
Pas përpunimit të të dhënave dhe monitorimit, u arrit në rezultatin se mbrojtësi kryesor ndaj kancerit të gjirit janë mbi të gjitha perimet me gjethe, qofshin këto të gjalla apo të gatuara.
“Spinaqi, sallata jeshile, panxhari dhe perimet me gjethe kanë mbrojtur 30000 gra nga tumori. Kjo falë përmbajtjes së tyre me antioksidantë të cilat përqendrohen pikërisht në gjethe. Për më tepër, në rastin e perimeve të pagatuara shtohet edhe efekti i shëndetshëm i vajit të ullirit me të cilat ne i konsumojmë”,- ka shpjeguar një nga mjekët pjesëmarrës në studim.Nga studimi u arrit edhe në përfundimin se kanë efekte mbrojtëse, por të konsumuara në sasi të vogël edhe specat, patëllxhanët, fasulet, dhe kungulleshkat. Për sa i përket domates së pjekur u arritur në përfundimin se ajo nuk jep asnjë efekt mbrojtës.

Pra, në dietën tonë të përditshme duhet të jenë të pranishme perimet me gjethe. Por në çfarë sasie? Sipas studiuesve, të paktën 200 gram në ditë, të cilat edhe falë ndjesisë të ngopjes që japin gjatë ushqyerjes, do të ndihmojnë edhe të shëndosheni më pak. //mjeksiaislame
 
Titulli: Spanaqi dhe sallata luftojnë tumoret te femrat

Spinach me ka pelqyer gjithmone si ne shije si ne texture , ne te atletikes e kemi ngrene me domosdo ......
 
Titulli: Spanaqi dhe sallata luftojnë tumoret te femrat

Spinach me ka pelqyer gjithmone si ne shije si ne texture , ne te atletikes e kemi ngrene me domosdo ......

Pse me atletike "mirresh" ti :p vrapon, kercen loool
 
Back
Top