S’paguan avionin, agjencia lë në Egjipt 180 shqiptarë

Love

βeℓℓe â๓e
Rreth 180 turistë shqiptarë janë bllokuar në Sharm el Sheik të Egjiptit.

egjipt-300x215.jpg


Kompania që kishte marrë përsipër udhëtimin dhe akomodimin e tyre, nuk ka mundësuar udhëtimin e kthimit me avion.
Sipas prononcimeve të turistëve për median, “Pasha Holiday”, agjencia turistike e paguar prej tyre, i ka braktisur ata prej ditësh në Egjipt. Turistët pretendojnë se kanë kontaktuar me përfaqësues të agjencisë, por këta të fundit jo vetëm që nuk u janë përgjigjur kushteve për pagesën e marrë, por u kanë sugjeruar turistëve të gjejnë vetë një mënyrë kthimi.

Mediat raportojnë se turistëve u është thënë që kompania ka falimentuar dhe nuk mund t’i kthejë ata në Rinas. Në një komunikim telefonik me Newës 24, njëri prej turistëve, Eduard Smajli, tregon se rreth 180 shtetas shqiptarë kanë shkuar në Egjipt që prej datës 2 gusht me kompaninë “Pasha Holiday”, por prej ditës së parë kanë hasur probleme me prenotimin e hotelit, pavarësisht se kishin paguar paketën e plotë që në nisje të udhëtimit. “Na kanë thënë bëni përpjekje të ktheheni vetë. Këtu ka njerëz që nuk kanë para, sepse kur nisesh me pushime i paguan të gjitha dhe nuk llogarit të marrësh shumë para”, u shpreh Smajli.
Ai shtoi se edhe sjellja e kompanisë gjatë ditëve të pushimit nuk ka qenë aspak serioze. “Që ditën e parë na dolën disa shqetësime me prenotimet e hotelit. Në hotel kompania paguante me ditë, është e pakuptimtë. Që prej katër ditësh ne paguajmë nga xhepi ynë”.

Deri para ndërhyrjes së drejtorit të fondacionit “Besa”, dukej se situata e turistëve shqiptarë ishte e pashpresë. Pas pak publikimit të lajmit, ka ndërhyrë kreu i fondacionit “Besa”, i cili ka bërë të mundur që në Egjipt të hënën të dërgohet një çarter për rikthimin në atdhe të turistëve të abandonuar.
Deri të hënën do të jetë një tjetër aventurë në Egjipt për shqiptarët e abandonuar.
Burimi: panorama
 
Titulli: S’paguan avionin, agjencia lë në Egjipt 180 shqiptarë

Agjensionet vetem reklam bejn asnjher nuk dalin te sakt keshtu qe mos u beson edhe shum,ndyshe i japin qmimet e ndryshen te dalin me von.
 
Titulli: S’paguan avionin, agjencia lë në Egjipt 180 shqiptarë

Aty te rrine mir i bohet , do shkojn barbonat me pushime qe skan lek me u kthy , kush o bob ka karten e kreditit qe i her e rreshket e dalin paret vet , po thuj kto jan ca futja kot qe kan ngel aty e gjasme dun drejtesi , ne skemi shtet ca po kerkojn atje ato , kthehuni pra ne shqiperi se e keni honger mashtrimin per kte vit .
 
Titulli: S’paguan avionin, agjencia lë në Egjipt 180 shqiptarë

Imagjino te ishin ne ndonje vend qe skap as linja e telefonit :)
 
Titulli: S’paguan avionin, agjencia lë në Egjipt 180 shqiptarë

Gjera qe ndodhi po he kane ndodhur ne shtete me serioze se shqiperia ngelen me qindra por pyetja ime eshte a jane te siguruara keta kompanite ''travel'' me kete ''ATOL'' sepse este detyrim me shtetet tjera sa i perket shqiperise dihet me
 
Pe: S’paguan avionin, agjencia lë në Egjipt 180 shqiptarë

Mir e ka Angel...nuk shkohet me pushime pa leke....duhet gjithmone te marresh me vete ca leke qe ti kesh per raste emergjence.
 
Titulli: S’paguan avionin, agjencia lë në Egjipt 180 shqiptarë


Belle Air sot do kthejë turistët e bllokuar në Egjipt: Familjarët të kryejnë pagesën

Kompania Belle Air bën me dije se do të kryejë sot fluturimin në Egjipt, për kthimin në 180 turistëve shqiptarë të bllokuar atje. Por gjithashtu kompania iu kërkon të gjithë familjarëve të këtyre personave të kryejnë pagesën pranë të gjitha pikave të shitjes Belle Air.

"Ne dt 10.08 Belle Air ka marrë kërkesë për të kryer një fluturim Charter nga Sharm el Sheikh – Tiranë, në date 13.08, në mënyrë që të bëhet mbrojtja e pasagjerëve të bllokuar atje. Belle Air është angazhuar plotësisht për të kontaktuar të gjithë agjencitë e tjera organizuese të paketave, pasagjerë e familjarë për t'i informuar dhe ofruar mundësinë e mbrojtjes nëpërmjet fluturimit charter organizuar nga fondi BESA", thuhet në njoftimin e Belle Air.

Sipas kompanisë, fluturimi është parashikuar për sot në darkë, ora 23:00 (ora lokale në Sharm).

Rreth 180 turistë shqiptarë u bllokuan në Sharm el Sheikh pasi kompania Pasha Holiday i braktisi, pas falimentimit. Ishin vetë turistët e bllokuar, të cilët sinjalizuan policinë për mashtrimin që u ishte bërë nga agjencia në fjalë, e cila i kishte lënë në mëshirë të fatit në Egjipt edhe pse kishin paguar të plotë paketën turistike. Turistët pretendojnë se problemet u nisën që me 2 gusht kur zbarkuan në Sharm El Sheik, derisa kuptuan se ishin mashtruar nga kompania në fjalë.

Ndërkohë, pronarja e agjencisë Arselina Kërthoci, e cila është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës u ka thënë hetuesve se ka shpallur falimentin, ndaj për këtë shkak nuk siguronte dot kthimin e turistëve në Shqipëri. Zyrtarë të policisë thanë se Kërthoci në asnjë moment nuk ka pranuar të ketë kryer mashtrim ndaj turistëve. Ajo po hetohet në gjendje të lirë.


shekulli
 
Titulli: S’paguan avionin, agjencia lë në Egjipt 180 shqiptarë

Ufff sa keq, sepse nisesh me idene qe i ke te gjitha te kryera.
Te pakten kur ndodhin keto gjera ne it nuk i nisin fare, i vjedhin leket dhe aq.
Edhe se pa lek ne nje vend te tille iken kot...
 
Titulli: S’paguan avionin, agjencia lë në Egjipt 180 shqiptarë

Ketu do e kete fajin agjencia si duket do i kete vjedhur keta ose si kane bere ne rregull ato qe duhet te paguanin them une de.
Gjithsesi kur shkon me pushime duhet dhe te kesh leke me vete ku ven keta pa leke LOL
 
Pe: S’paguan avionin, agjencia lë në Egjipt 180 shqiptarë

Hajt se shqiptar jane
 
Back
Top