Sot votohet Qeveria e re e Maqedonisë

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, Zoran Zaev, e ka dorëzuar të dielën vonë në Kuvend, propozim-programin e Qeverisë së re, transmeton Gazeta Express.
Kështu, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ka caktuar për sot në orën 11:00, seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re, kurse programi dhe përbërja, gjithashtu janë dorëzuar te deputetët.

Në Qeverinë e re marrin pjesë LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët. Për zgjedhjen e Qeverisë së re duhet që të votohet më së voni deri në mesnatën e ditës së mërkurë, kurse për të duhet të votojnë më së paku 61 deputetë. /Gazeta Express/
qeveriu_1496127077-9644371.jpg
 
Debati i ashpër në seancën e dytë të Kuvendit me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e Qeverisë së re, u ndërpre për të vazhduar të mërkurën. Deputetët e partive përbërëse të pushtetit zunë ulëset e rezervuara për pozitën, afër anëtarëve të ardhshëm të ekzekutivit të ri.
Deputetët e opozitës, VMRO-DPMNE-së dhe BESثS, kundërshtuan përbërjen e kabinetit të ardhshëm qeveritar duke i konsideruar persona të dëshmuar, pa kapacitet reformues, të përfshirë në afera korruptive dhe në hetime. BDI-ja kritikoi VMRO-DPMNE-në për shumë vendime të saj në dëm të qytetarëve kurse për VMRO-DPMNE-në ishin të paqarta kritikat e partnerit të deritanishëm me të cilin kanë ndarë pushtetin.

"Aq shumë lëvdata ka ndaj LSDM-së në fillim të mandatit të cilat nuk mund t’i kuptoj. Ashti siç nuk mund të kuptoj aq shumë kritika për Qeverinë të cilën deri dje e keni mbështetur. Sinqerisht unë mund të them vetëm diçka se ne si VMRO-DPMNE duhet ta rishqyrtojmë raportin ndaj votuesve shqiptarë sepse kemi lejuar që në këtë mënyrë të krijojnë përshtypje për ne", tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

"اdo projekt, çdo para të investuar te fshatrat shqiptarë, nuk i keni falur. Nuk është dhuratë e partisë tuaj ose pjesës tuaj të Qeverisë. Shqiptari në këtë shtet paguan tatime dhe në raport me atë që jep, nuk merr sa duhet. Dhe mos përmendni sallat. Unë e di se si kemi luftuar për çdo sallë dhe për çdo shkollë sikur jua kemi marrë paratë nga xhepi. Mos i hapni këto tema ju lutem" u përgjigj Xhevat Ademi, BDI.

Të mërkurën është edhe afati i fundit për zgjedhjen e Qeverisë.

Partitë përbërëse të kabinetit numërojnë 62 deputetë në Kuvend kurse Qeveria mund të zgjidhet me të paktën 61 vota.
parlamenti-0530_1496169570-3771333.PNG
 
Back
Top