Sot përurohet Autostrada e Kombit

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 9:12 / 26.11.2013

sot-p-euml-rurohet-autostrada-e-kombit_hd.jpg


Nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot do të organizohet ceremonia e përurimit të përfundimit të projektit madhor për vendin tonë – Autostradës së Kombit.
Ceremonia do të mbahet në fshatin Mazgit, të Komunës së Prishtinës. Ndërkaq Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se Autostrada e Kosovës, për qarkullim do të hapet më 27 nëntor e merkurë nga ora 07:00.

Ndërtimi i kësaj vepre nisi në prill 2010, me nënshkrimin e kontratës në mes Bechtel & Enka dhe Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e korridorit më të rëndësishëm të infrastrukturës së Republikës së Kosovës, që fillon në Morinë, kufiri jugor me Shqipërinë, në drejtim të Merdarës kufiri Verior me Serbinë.

Standardet e projektit të Autostradës në Kosovë janë TEM (Trans European Motorway), shpejtësia e projektuar përgjatë gjithë gjatësisë së Autostradës në Kosovë është 120 km/orë, aty ku karakteristikat e lejes mjedisore lejojnë, është gjithashtu e mundshme të miratohet një shpejtësi e projektit prej 140 km/orë.

Autostrada Morinë- Prishtinë do të jetë Autostradë e sistemit të mbyllur (hyrje-daljet vetëm në kyçjet e autostradës). Gjerësia prej 28 metra, ku do jenë 4 shirita qarkullues me nga 3.75 m, 2 shirita për ngadalësim me nga 3.0 m si dhe brezi i gjelbër në mes në gjerësi prej 4 metrash.

Autostrada në Kosovë do të ketë mbikalime, nënkalime dhe të gjitha pajisjet e rrugës ku përfshihen: Sinjalizimi dinamik (Display), Sistemet e komunikimit ,ndriçimin në udhëkryqe dhe barrierat kundër zhurmës. Periudha e defekteve është 18 muaj në Kosovë, ndërsa periudha e garancionit është 6 vite. /Telegrafi/
 
Titulli: Sot përurohet Autostrada e Kombit

E gezofshi dhe ja pafshi hajrin !
Me ka rastis ta bej nja dy here rrugen nga Morina ne Prizren dhe anasjelltas
dhe si rrjedhoj te shijoj kete mrekulli !
Aty shpejtesia max ishte 130 km ne ore dhe kishte lezet te ecje . Ndjeheshe i sigurt ne te .
Me beri pershtypje diferenca e cilesis me pjesen e Shqiperis .
Si ka mundesi qe ishte me cilesore ne Kosove , kur punimet i ka bere e njejta kompani !!!!!!
Mos vjedhni me pak ju valle ?
 
Titulli: Sot përurohet Autostrada e Kombit

autostrad leshi ! jan hy 700-800 milion euro ne te ! per 40 km autostrad ! qe nuk ka as tunele , as kodra te larta as ura te larta dhe as te gjata , dhe qe sdo kishte ba me shum se 300-400 milion euro ! plus qe eshte prish ende pa perfundi sepse tash se fundi eshte rregullu nje pjes e madhe e saje. korrupsioni dhe hajnia e madhe ka ndodh ne kete autostrade.
 
Titulli: Sot përurohet Autostrada e Kombit

autostrad leshi ! jan hy 700-800 milion euro ne te ! per 40 km autostrad ! qe nuk ka as tunele , as kodra te larta as ura te larta dhe as te gjata , dhe qe sdo kishte ba me shum se 300-400 milion euro ! plus qe eshte prish ende pa perfundi sepse tash se fundi eshte rregullu nje pjes e madhe e saje. korrupsioni dhe hajnia e madhe ka ndodh ne kete autostrade.

Punimet i ka kryer ajo kompani qe ndertoi Autostraden Shqiptare,kompania Bechtel Corporation esht nder me prestigjozet ne Bote dhe nuk ka fjale me te,punen e ben te perkyer. Cilsorja kushton!

Urime e gezofshi!

L.S.I: Naten do ju lutesha shoferave Kosovar mos te ecin me drita te gjata se jan burim aksidenti,e keni shume te theksuar.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Sot përurohet Autostrada e Kombit

Punimet i ka kryer ajo kompani qe ndertoi Autostraden Shqiptare,kompania Bechtel Corporation esht nder me prestigjozet ne Bote dhe nuk ka fjale me te,punen e ben te perkyer. Cilsorja kushton!

Urime e gezofshi!

L.S.I: Naten do ju lutesha shoferave Kosovar mos te ecin me drita te gjata se jan burim aksidenti,e keni shume te theksuar.

Jo vlla ! ndoshta kjo kompania nuk ka marr as 300 milion euro per kete rruge sepse eshte prish shum shpejt , e normal ata kan rregullu rrugen aq sa kan marr ! kurse tjerat kan ik ne gjepat e qeveritareve.
 
Titulli: Sot përurohet Autostrada e Kombit

'Ibrahim Rugova' - Rrugë Europiane

Bota Sot | 26.11.2013 09:34

largea_980_26_11_2013_perurimi_i_autostrades_51385503628.jpg


ثshtë përuruar projekti më i madhe dhe me koston më të lartë në Kosovë deri më tani autostrada “Ibrahim Rugova”. Me këtë rast u tha se Kosova dëshmoi se me forcat vetanake është e aftë të bëjë vepra të mëdha.

Jahjaga ka thënë se kjo rrugë është e ndërtuar tërësisht me para të vendit dhe konsideron se Kosova dëshmoi se me forcat vetanake është e aftë të bëjë vepra të mëdha.

“Kjo autostradë është arterie që bashkon njerëzit, popujt dhe vendet. Do ndikojë të shumëfishojë përfitimet. Kjo autostrad moderne është simbol i përkushtimit, vullnetit dhe integrimit tonë”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se kjo rrugë do të ofrojë edhe më shumë Kosovën dhe Shqipëri.

Ai e quajti rrugë europiane dhe ëndërr e shumë brezave me radhë.

“Kosova është i bekuar nga Zoti për natyrën dhe bukuritë që ka. Kjo autostradë është vetëm fillimi i zhvillimit tonë. Kjo autostradë lidhë një rajon të tërë. Ky është projekti më i madh dhe më i shtrenjt ndonjëherë. Kishte kritika dhe presion të mos fillohet por e bëmë. Jam krenar që po e përuroj një projekt të suksesshëm para afatit, e aq më shumë, projekt ky që fitoi çmime të ndryshme ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Thaçi vlerëson se kjo autostradë përveç që përmirëson jetën e përditshme të qytetarëve do të nxisë edhe zhvillimin e tregtisë dhe bujqësisë e shumë sektorëve të tjerë.

Premtoi që shumë shpejtë do fillojnë me punimet në autostradën që lidhë me Shkupin.

Autostrada në Kosovë do të ketë mbikalime, nënkalime dhe të gjitha pajisjet e rrugës ku përfshihen: Sinjalizimi dinamik (Display), Sistemet e komunikimit ,ndriçimin në udhëkryqe dhe barrierat kundër zhurmës.

Gjerësia e saj është prej 28 metra, ku do jenë 4 shirita qarkullues me nga 3.75 m, 2 shirita për ngadalësim me nga 3.0 m si dhe brezi i gjelbër në mes në gjerësi prej 4 metrash.

Periudha e defekteve është 18 muaj në Kosovë, ndërsa periudha e garancionit është 6 vite. Ajo përfundon në Besi.

Fjala e Presidentes Atifete Jahjaga në përurimin e autostradës Durrës-Prishtinë

Sot po përurojmë Udhën e Kombit, të ndërtuar krejtësisht me mjetet tona, që mban emrin e udhëheqësit tonë largpamës, të njeriut që e dha idenë e ndërtimit të Autostradës që lidh Tiranën e Prishtinën, të Presidentit të Parë të Kosovës, Doktor Ibrahim Rugova.

Ne e dëshmuam se me forca vetjake jemi të aftë të bëjmë vepra të mëdha që lehtësojnë komunikimin, që nxisin bashkëpunimin, që ndërlidhin vendet, që mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, që me infrastrukturën e ndërtuar na bëjnë një vend të rëndësishëm jo vetëm tranzit por kontribuues në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.
Të nderuar qytetarë,
Në manifestimet dhe në përurimet e veprave që janë fryt i punës dhe i angazhimit të qytetarëve tanë, duhet të kujtojmë se kjo është e mundshme, sepse Republika e Kosovës është shtet sovran dhe i pavarur, që vet menaxhon me resurset e veta, duke i përcaktuar politikat më të mira dhe më efikase zhvillimore në funksion të përparimit dhe të integrimit.
Kosova vend i lirë, i pavarur e demokratik u fitua me luftën e lavdishme të UاK-së, me ndihmën e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vendeve mike të Bashkimit Evropian.
Të nderuar qytetarë,
Ne po ndërtojmë një shtet të qytetarëve të barabartë dhe shtet gjithëpërfshirës, ku sundimi i ligjit dhe rendit të jetë bazë e zhvillimit tonë të përgjithshëm dhe ku toleranca ndërmjet qytetarëve të komuniteteve të ndryshme është vlerë e shoqërisë sonë. Po ndërtojmë një shtet, ku liria e secilit qytetar do të respektohet, vlerësohet e avancohet, por në të cilin ligji dhe Kushtetuta janë bazamenti i ndërtimit të tij, dhe ku përgjegjësia e obligimet për shtetin janë të të gjithëve njësoj.
E ardhmja e Kosovës, ashtu si edhe e të gjithë rajonit të Evropës Juglindore, është në Evropë dhe kjo rrugë do të bëhet më e lehtë kur t’i përfundojmë reformat tona të brendshme.
Ne kemi dëshmuar më 3 Nëntor, në zgjedhjet komunale, pjekurinë tonë si shoqëri, duke kaluar testin e demokracisë, përmes organizimit të mirë të këtyre zgjedhjeve. Kjo është vetëm njëra pjesë e këtij testi. Më 1 Dhjetor ne duhet të dëshmojmë se vota e qytetarit të Kosovës kudo - edhe në veri edhe në jug, në secilin cep të vendit - është e shenjtë, është e lirë, e paprekshme dhe e pacenueshme. E drejta e tij për të votuar lirshëm është e drejtë kushtetuese. Procesi i zgjedhjeve komunale duhet të përfundojë i qetë dhe i ndershëm, sepse kjo do të dëshmojë se ne e kemi vendin në mesin e shteteve të lira e të pavarura në BE. Ky proces duhet të dëshmojë kompaktësinë e territorit tonë, pavarësinë e vendit tonë, integrimin e secilit qytetar të secilit komunitet në shoqërinë dhe institucionet e vendit. Ky proces është proces i Kosovës, dhe ai do të dëshmojë pjekurinë dhe demokracinë tonë.
Të nderuar qytetarë,
Në krijimin e kushteve për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, në ndërtimin e infrastrukturës së përgjithshme, Udha e Kombit është një vepër madhore që na lidh përjetësisht ndërmjet veti, na mundëson që të komunikojmë lirshëm e pa pengesa, të qarkullojmë mallrat dhe të shfrytëzojmë të gjitha resurset tona për zhvillimin e mirëqenien e popullit tonë.
Vullneti i pamposhtur dhe bashkimi i forcave tona tregon se jemi të aftë t’i përfundojmë me sukses veprat e mëdha.
Vetëm kështu e ndërtojmë të ardhmen e sigurt e prosperuese duke qenë autostrada një arterie komunikimi që i bashkon njerëzit, i bashkon popujt dhe vendet, duke na lidhur me rrugët dhe korridoret më të rëndësishme evropiane, duke nxitur bashkëpunimin e ndërsjellë, duke shumëfishuar përfitimet dhe duke ndikuar në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, në këtë shekull të integrimeve, të anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian.
Kjo autostradë moderne është simbol i përkushtimit tonë, simbol i vullnetit tonë, simbol i suksesit tonë, simbol i integrimit tonë.
Gëzuar Udhën e Kombit!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top