Sot eshte dita me e trishte e vitit

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Sot eshte dita me e trishte e vitit, ose e quajtur ndryshe “Blue Monday”.

Shkak per kete jane nje seri faktoresh, nga i ftohti polar i diteve te fundit deri tek gjendja financiare dhe llogarite qe jane ne minus pas shpenzimeve per Krishtlindje.

Dhe nje gje e tille vertetohet edhe matematikisht, pasi “E hena blu” eshte rezultat i nje ekuacioni te ideuar nga “Centre for Lifelong Learning”, nje organizate angleze qe ka kryer studime mbi cilesine e jetes.

Me 18 janar jane te pakte ata qe kane deshire per t’u cuar nga krevati, sipas nje kerkimi te kryer nga anglezja “FirstCare”, shoqeri qe ndihmon te luftohet fenomeni i mungeses, vecanerisht i vene re ne dite si kjo e sotmja.
•tch•
 
Titulli: Sot eshte dita me e trishte e vitit

WAW eshte shume e vertete,, sot kam vene re duke perfshire dhe veten shume njerez qe nuk ishin ne terezi,, tani e mbrapa do e mbaj mend kte date,,,,
 
Titulli: Sot eshte dita me e trishte e vitit

Se di, tani do dal, po ketej eshte feste... Martin Luther King JR, kemi parade lol

Une jam shume ne terezi psh (Happy :D)
 
Titulli: Sot eshte dita me e trishte e vitit

Me vertet ka qen nje dite :( e mora dhe pergjigjen tani nga ty evi3
 
Titulli: Sot eshte dita me e trishte e vitit

E cuditshme e njejta gje dhe per mua dhe shoqet e mia ,kot merzitje pa ndonje motiv
 
Titulli: Sot eshte dita me e trishte e vitit

Te shpresojme qe neser do jet me mire....
 
Titulli: Sot eshte dita me e trishte e vitit

uaa sot vetem kam qesh
 
Titulli: Sot eshte dita me e trishte e vitit

Me 18 janar jane te pakte ata qe kane deshire per t’u cuar nga krevati

kjo s'quhet se me ndodh perdite mua..:D
mgjth sot sme esht dukur e keqe kjo dita,nejse pun studimesh..
 
Titulli: Sot eshte dita me e trishte e vitit

Ore se di per ju po un sot thash te ishin gjithe ditet si kjo do shkoja ne pune me gjithe qef.Ka ikur ora pa e ndjere, asnje fature per te pagujte,djelli digjte e hedh poshte temen .Per mua eshte 1 nga ditet me te rehacme pa stres fare ka kalu .......
 
Titulli: Sot eshte dita me e trishte e vitit

Boh une ne fillim te javes jam gjithmone me humor te keq po sot isha edhe me keq se t gjitha heret e tjera..gjitha ters me kane shkuar..
 
Titulli: Sot eshte dita me e trishte e vitit

jo vallaj smu duk me ndryshe se ditet e tjera ,dje jam ngrejt ne 4 e 30 te mbasdites :p, sot ne 1 si perdit hahahahaha
 
Titulli: Sot eshte dita me e trishte e vitit

Si ta mposhtni “të hënën blu”?
Per sivjet iku po per mot tani
ثshtë shumë ftohtë, dimër i vërtetë dhe jashtë dritares përvijohet nata. Një fundjavë e kaluar në shtëpi bën që t’i jepesh me pasion frigoriferit për të mposhtur ndjenjën e depresionit dhe të nostalgjisë për kohë më të bukura. Edhe festat e fundvitit duken tashmë një kujtim i mbetur larg dhe për më tepër ato të kanë shkaktuar një “vrimë” të madhe në financat personale pas harxhimeve me darka, veshje e dhurata. Ndaj nuk ka asnjë çudi që e hëna e djeshme është një ditë me të vërtetë depresive, madje e caktuar zyrtarisht si dita më depresive e vitit. Depresive, sepse ajo ndodhet në një prej brezave të çrregullimeve sezonale, kur njerëzit mezi ambientohen me kalimin nga një stinë në tjetrën. Kjo e hënë quhet “e hëna blu”, por edhe për të ka disa këshilla që, nëse do të zbatohen, të ndihmojnë që t’ia kalosh me sa më pak nostalgji dhe depresion.
Ha çokollatë për mëngjes

اokollata ka qenë prej kohësh një përmirësues i shpejtë i gjendjes shpirtërore. Ajo nxit nivelin e serotoninës, antidepresantit të trurit dhe atë të endorfinës, kimikate që na bëjnë të ndihemi mirë pasi kemi bërë ushtrime fizike. Ajo është gjithashtu edhe burim i theobrominës, një stimulant që ka një efekt të gjatë relaksues. Por ka edhe fakte që thonë se çokollata të shëndosh më pak kur konsumohet herët në mëngjes dhe esëll. Sipas endoktrinologëve, gratë që hanë në mëngjes çokollatë, humbasin më shumë peshë se ato që ushqehen me produkte të varfra në karbohidrate. Sipas mjekëve, shkak për këtë është se në mëngjes metabolizmi i trupit është shumë më i lartë se në orët e tjera të ditës dhe kjo bën që çokollata të tretet më shpejt dhe pa pasoja.
Shijoje kopshtin

Pas ngrënies së mëngjesit, dilni jashtë dhe fokusohuni te natyra, te lulet e dimrit, që megjithëse është ftohtë, kanë çelur petalet e tyre shumëngjyrëshe në një sfidë të vërtetë. Mblidhni një tufë dhe me t’u kthyer në shtëpi, në darkë, të lodhur dhe të stresuar, aroma e luleve do t’ju bëjë që të ndiheni më mirë dhe do ta kuptoni që veprimi i bërë në mëngjes jep efekte maksimale. Nëse nuk keni një oborr me lule, atëherë mos harroni të blini krizantema të verdha, apo të bardha, për të zbukuruar dhe për t’i falur jetë ditës suaj.
Krijoni një gjendje të mirë përmes dritës

Të kalosh 15 minuta në dritë të fortë, para largimit për në punë në mëngjes, është një mënyrë për të marrë energji dhe për të nxitur forcën brenda vetes. Për shembull, një gjë e tillë mund të bëhet në mëngjes, ndërsa pini kafen në kuzhinë. Në këtë moment mund të mbyllni perdet dhe të çelni dritën. Kjo sasi drita do t’ju shërbejë për të ristartuar orën tuaj biologjike dhe për të ndryshuar humorin, shpesh të prishur, të mëngjesit.
Shmangni një nga takimet e axhendës

Për shumë njerëz, axhenda e ditës së hënë është veçanërisht e ngarkuar, ndaj në një ditë depresante, gjëja më e mirë është lehtësimi i kësaj axhende, duke anuluar ndonjë takim që nuk prish punë, edhe pse mund të jetë i rëndësishëm. Në ditë të tilla duhet të kalojmë pak kohë me veten, për të medituar dhe për t’u përqendruar në gjëra që na e ngrenë moralin.
Vizatoni me stilolaps fytyra që qeshin

Ndërsa fytyra juaj mund të jetë buzëvarur, mundohuni që të paktën me stilolaps të vizatoni në fletët e bardha që keni përpara në zyrë “smily face” (fytyra që buzëqeshin). Njerëzit ndikohen nga e mira dhe e qeshura, ndaj një gjë e tillë mund t’ju ndihmonte që të përvijonit një buzëqeshje.
Prenotoni një pushim

Nëse doni të shpenzoni për lumturinë tuaj, bëjeni me mençuri një gjë të tillë. Për këtë arsye, mos i përdorni paratë tuaja për të blerë kostume, çanta, apo këpucë pa fund, por më mirë merrni hartën e botës dhe vendosni se cilin vend do të eksploroni gjatë pushimeve të ardhshme. Duke e bërë një gjë të tillë në avancë, mund të keni përfitime edhe në uljen e çmimeve.
Imagjinoni fundin

Duket e çuditshme, por të imagjinosh vdekjen tënde, ndonjëherë mund të ketë një efekt shumë pozitiv për të përmirësuar gjendjen mendore. Në momentet e fundit do të donit të ishit në paqe me veten dhe të tjerët, dhe për ta realizuar një gjë të tillë keni ende shumë kohë për ta bërë, ndaj verjuni punës, sepse kohën e keni të gjithën përpara dhe vdekja për momentin nuk është veçse një imagjinatë e juaja.
Hani disa lloje frutash

Disa lloje frutash ta përmirësojnë gjendjen shpirtërore. Luleshtrydhet, për shembull, janë të pasura me vitaminë C dhe të heqin stresin. Edhe qershitë mund të ta shtojnë humorin, ndërsa në dimër pa dyshim që më të mirat janë agrumet.
•gazeta shqip•
 
Titulli: Sot eshte dita me e trishte e vitit

Po te kishte qene noj dite tjeter nuk do e mbaja mend si jam ndejre, se kan kaluar 5 dite e teper, pr ja qe 18 janarin a mbaj mend, kam pas nje provim dhe ka qene nje dite ters, nje dit kot, nje dit ku kam qajt dhe hic fare skam qesh :D...po he se kaloi dhe ajo, dhe sa te trishta si kjo do vine prap e prap :(
 
Titulli: Sot eshte dita me e trishte e vitit

Nese ka nje dite te bekuar x mua ajo è e dashura e hene,fix blu.pa cel mire syte e gjej veten ne makthe,djerse le pastaj vijimi me ato provimet te bekuara te njehere e njekohe.ndaj kam vendos qe kete dite t'a quaj RRASHIRA,QE NGA HEBRAISHTJA DMTH.E BEKUARA...
 
Titulli: Sot eshte dita me e trishte e vitit

zakonisht e hena è dite qejfi,lirie,relaxi x mua....
dt 18 ka qen koti fare,nuk u bashkohem shume grupit ketu,po kam kaluar cik si kot....nuk bera asgje nga ato qe kisha ne mendje:(:(
 
Titulli: Sot eshte dita me e trishte e vitit

:eek:hh::eek:hh: Per mua hèna Blu ka qèn data 30 dhe 31 dhe jo 18 sidoqoftè siç e tha dhe njèra nga vajzat punè studimeshè.
 
Titulli: Sot eshte dita me e trishte e vitit

e hena x mua esht fest.........esht e vetmja dite qe kam pushim dhe mund ti dedikohem totalisht zemres time:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top