PiNkY
Anëtar i Nderuar
Sot është Dita e Personave me Sindromim Down, e cila është shënuar me protestë në Kosovë. “Down Syndrome Kosova” ka organizuar një protestë me moton “Ndal Diskriminimin - ثshtë Fëmija Im”.
Protesta është aktivitet përmbyllës i fushatës vendore me moton “Ndal Diskriminimit-ثshtë Fëmija Im”, qëllimi i së cilës është shfaqja e pakënaqësisë së komunitetit për gjendjen e pa shpresë të personave me Sindromin Doën dhe adresimi i kërkesave elementare që përmirësojnë jetën dhe ndihmojnë zhvillimin e fëmijëve me sindromin Down, si:
a) Punësimin, e më së paku 100 asistenteve në shkollat fillore dhe institucionet parashkollore për nxënësit me Sindromin Doën.
b) Sigurimin e teksteve shkollore për profilin e të mësuarit të nxënësve me Sindromin Doën.
c) Inicimin e projekt ligjit për Njohjen e Statusit të Kujdestarit Ligjor të fëmijëve me Sindromin Doën-Kompensimin material të prindërit si kujdestar ligjor i personit me Sindromin Doën.
d) Themelimin e skemës programore për mbështetje financiare të shërbimeve të kujdesit ditor, zhvillimit të hershem dhe trajnimeve për punësim dhe jetesë të pavarur të personave me Sindromin Doën.
“Ndal Diskriminimit-ثshtë Fëmija Im”, shënjestër primare ka përfaqësuesit kyç të institucioneve shtetërore si Presidencës, Parlamentit dhe të dy niveleve të qeverisjes.
Duke shprehur pakënaqësinë tonë për mungesën e shërbimeve elementare, në Ditën Botërore të Personave me Sindromit Down, organizojmë protestë me anëtarë të komunitetit për të shfaqur kështu hapur pakënaqësinë e komunitetit mbi mungesën e shërbimeve të zhvillimit të hershëm, kujdesit ditor, mbrojtjes së pa mjaftueshme sociale, mungesës së përkrahjes së prindërit, shërbimeve shëndetësore jo adekuate, mungesës së mbështetjes në sistemin e arsimit gjithëpërfshirës, mungesës së skemës programore për ofruesit e shërbimeve", thuhet në njoftim.
/albeu.com/