Sot Dita e Mësuesit

Qindra fëmijë, nxënës e studentë kanë kujtuar dhe uruar mësuesit e tyre në këtë ditë të veçantë për ta. Rrugët e kryeqytetit këtë mëngjes ishin mbushur më fëmijë që mbanin në duar lule për mësuesit e tyre, për ata që i kanë mësuar të shkruajnë dhe të lexojnë dhe të ecin para në rrugën e gjatë të dijes.

7MARSI--07_1.jpg


Para 127 vitesh, pikerisht me 7 Mars u hap ne Korçë, Mësonjtorja e pare shqipe. Per drejtorin e pare te shkolles shqipe Pandeli Sotirin, por edhe per gjithe popullin shqiptar, kjo dite do te ishte shume e rendesishme, pasi femijet shqiptar mund te mesonin shqip ne nje shkolle publike ne vendin e tyre dhe jo privatisht.

Populli shqiptar kishte luftur gjate kunder pushtuesit osman dhe kjo ishte nje fitore e madhe e dijes.
Në prag të 7 Marsit, ditës së mësuesit, kryeministri Edi Rama bashkëbisedoi me mësues në godinën e qeverisë, jo vetëm për reformat që priten të transformojnë sistemin arsimor, por edhe për rritjen reale të pagave për mësuesit.

Kryeministri Rama tha ditën e enjte se këtë vit u shënua rritja e pagës në 4 përqind, si rritje mesatare për 40 mijë punonjës të arsimit, ndërsa shtoi si hap të rëndësishëm nisjen e projektit të “Shkollës, Qendër Komunitare”.

Por, për kryeministrin, vendosja e dialogut konstant është domosdoshmëri për reformën, qoftë në maturën shtetërore, në arsimin e lartë, apo për tekstet shkollore.

I pyetur nga mësuesit, Rama shtoi se kushdo prej tyre, që do të shënojë rezultate më të larta, do të ketë edhe një bonus specifik, ndërsa shkollat do të kenë një kartë të performancës së tyre. Kryeministri Rama u pyet edhe për strategjinë e qeverisë për sigurinë në shkolla, e cila e nxiti Ramën të flasë edhe për mënyrën se si lexohen ngjarjet më të fundit.

/ T. Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top