Sot: Dita Botërore kundër Skllavërisë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
prostituata_700_440.jpg

Sot është Dita Botërore për Zhdukjen e Varfërisë, e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen kundër formave moderne të skllavërisë, të tilla si shfrytëzimi ****ual, puna e fëmijëve, martesat e detyruara dhe rekrutimi me forcë i fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 21 milionë njerëz në mbarë botën - më shumë se gjysma e tyre gra dhe fëmijë - janë të skllavëruar.

Me rastin e kësaj dite, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka dhënë këtë deklaratë:

“اdo ditë, në të gjitha rajonet e botës, gratë trafikohen, shiten dhe mbyllen në shtëpi publike për shfrytëzim ****ual. Vajzat e vogla martohen me detyrim dhe keqpërdoren ****ualisht. Fëmijët punojnë në miniera dhe thithin pluhur toksik. Të tjerët rrëmbehen, shndërrohen në ushtarë dhe detyrohen të vrasin e të torturojnë”.kosova.info
 
Titulli: Sot: Dita Botërore kundër Skllavërisë

Sot vertet eshte dita e skllaverise dhe eshte vetem nje dite,por sa femije jan shitur,enden rrugve endacak,sa femra jan poshteruar dhunuar ne menyre makaber,dhe fundja kush eshte e interesuar per to asnje,sepse ligj ndaje dhunes eshte fallco dhe sduan tja din per jeten e personave qe jan ne rrezik,por cfare bejn rrin dhe bejne sehir se si zvarritet jeta e grave,femje te pafajshem.
 
Pe: Sot: Dita Botërore kundër Skllavërisë

Eshte shume e veshtire te luftosh trafikimin e qenieve njerezore pasi s'eshte lufte qe mbetet brenda kufijve te nje vendi, por ama eshte e rendesishme qe njerezit ne cdo vend te informohen per cfar po ndodh ne menyre qe nqfse e gjejne veten prane rasteve te tilla ti denoncojne ato se ne te shumtat e rasteve kto gjera mbeten te fshehura pasi te prekurit jetojne me frike.
Ajo qe me beri pershtypje ne fakt kur e lexova kte lajmin ishte qe nuk e dija qe kjo dite ishte kte muaj pasi u perputhka me nje fushate qe po bejme ne si grup tek shkolla per ti ndergjegjesuar dhe informuar njerezit per trafikimin e qenieve njerezore dhe tani jam e kenaqur qe po e bejme kte gje pikerisht kte muaj.
 
Back
Top