Sot certifikohen votat për kryetarin e Tiranës nis mbledhjen KQZ

WxP

Staf në FV.AL
TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të japë sot rezultatin përfundimtar për fituesin e Bashkisë së kryeqytetit pasi KQZ do të rinisë verifikimin e shifrave të procesverbaleve për të 11 minibashkitë në Tiranë.

KQZ NIS MBLEDHJEN
Ora 10: 19 KQZ nis mbledhjen me shqyrtimin e ankesave nga kandidatë që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 8 majit. Ende nuk ka nisur diskutimi për Tiranën.
Në fillim të mbledhjes, përfaqësuesi ligjor I PS-së, Genci Gjoncaj kërkoi që KQZ të përfundojë hedhjen e të dhënave sa I përket rezultateve të 11 minibashkive, të bëjë llogaritjet përfundimtare dhe më pas tu shpërndahen palëve. Kreu I KQZ nga ana e tij konfirmoi se do mblidhet tabela e rezultateve për gjithë KZAZ e Tiranës

Mbledhja nisi në orën 10:00 pas shtyrjes së mbledhjes së djeshme, e cila ishte e parashikuar rreth orës 18:00 dhe pritet të shoqërohet me diskutime të gjata, për të nxjerrë në fund rezultatin për kreun e ri të Bashkisë, nëse ky do të jetë Lulzim Basha apo Edi Rama.

SEQUI TAKON RISTANIN: BESIM SE KY PROCES DO PLOTESOJE STANDARDET
Ora 10: 03 Ambasadori i BE-së Ettore Sequi ka qenë sot paradite në KQZ për të zhvilluar një takim me Arben Ristan, kreun e këtij institucioni. Takimi ka zgjatur 30 minuta dhe është zhvilluar vetëm pak minuta para se të niste mbledhja për verifikimin e shifrave të procesverbaleve për të 11 minibashkitë në Tiranë. në një prononcim për median Sequi ka përsëritur apelin se zgjedhjet janë “test i rëndësishëm për BE-në” dhe ka shprehur “besim dhe mbeshtetetje tek institucionet“.

NEWS24: ARVIZU DO TAKOJE RISTANIN NE KQZ
Ora 09: 30 Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu pritet të vizitojë sot paradite ambientet e Komisionit Qendror Zgjedhor ku ka ngecur dhe rezultati i procesit zgjedhor të 8 majit për të shpallur kryetarin e ri të bashkisë së Tiranës. NEWS24 raporton se ambasadori do të takohet me kreun e KQZ-së Arben Ristani, ndërkohë që mbledhja e KQZ –së
KQZ
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, në procesverbale mund të bëhen edhe gabime, prandaj KQZ-ja po i verifikon edhe njëherë. “Në bazë të nenit 123 të Kodit Zgjedhor, KQZ e shpall rezultatin pasi të ketë verifikuar të gjitha të dhënat e tabelave të qendrave të votimit, KZAZ”, - u shpreh dje zedhenesi i KQZ, Lushi. “Aktualisht, rezultati paraprak rezulton i pakuptimtë, pasi kandidatët u ndanë me një rezultat fare të ngushtë, flitet për 10 vota plus në favor të Ramës, por është njerëzore që të ketë edhe gabime gjatë hedhjes së rezultatit. KQZ po verifikon edhe njëherë procesverbalet e të gjitha qendrave të votimit në Tiranë”, - vazhdoi dje zëdhënësi i KQZ-së.

Sipas procesverbaleve të njësisë nr.5, KZAZ 49 e cila vendosi kufirin ndarës mes dy kandidatëve, Edi Rama e ka fituar garën me 10 vota plus, por ky procesverbal ende nuk është certifikuar nga KQZ.

Ndërkohë që PD nxjerr pretendime se janë nxjerrë si të pavlefshme fletë votimi në favor të kandidatit Lulzim Basha, në KZAZ e njësisë 7. Sipat tyre këto fletë janë nxjerrë të pavlefshme vetëm se ishin futur në një kuti tjetër nga ajo për votat për kryetar bashkie. por për PS kjo është në shkel

KZAZ 49 E NJESIA 5
Kutia e fundit e KZAZ 49 në njësinë 5 nxori në avantazh Ramën me 66 vota. Nga procesverbali i kësaj kutie rezultonte se kandidati Lulzim Basha kishte marrë 154 vota, kandidati Edi Rama kishte marrë 220 vota dhe Hysni vetëm 4 vota

Në total në njësinë 5 Rama mori 19107 vota kundrejt Bashës i cili mori 14442 vota, me një diferencë në favor të Ramës me 4465.

Nga përllogaritjet rezulton se diferenca e Ramës me Bashën në total është 10 vota, pasi në kutinë e parafundit te certifikuar ne KQZ Basha rezultonte me nje diference prej 56 votash më tepër. Ndërsa në kutinë e fundit te certifkuar nga KZAZ 49 Rama mori 66 vota. C’ka do te thote 10 vota më tepër se Basha në totalin e gjithë votave për kryeqytetin. Por rezultati i fundit i KZAZ 49 të njesise 5 për kutine 65 ende nuk është certifkuar nga KQZ i cili do bëjë verifikimin e gjithë procesverbaleve të 11 njësive në Tiranë.
(s.g/BalkanWeb)
 

Attachments

  • kqz-bllokimet.jpg
    kqz-bllokimet.jpg
    12 KB · Shikime: 31

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top