Sot 4 vjet nga tragjedia e Gërdecit, askush në qeli.

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
4 të akuzuarit kryesorë s’ruhen as nga policia
gerdec_explosion1-300x240.jpg



Sot mbushen katër vite nga shpërthimi tragjik në Gërdec, që vrau 26 persona, plagosi dhjetëra të tjerë dhe shkatërroi qindra prona.

Katër vite më pas, askush nuk është në qelitë e burgut. Katër të akuzuarit kryesorë të prokurorisë, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeçi, janë lënë në arrest shtëpie me një vendim të Gjykatës së Lartë. Trupa e kryesuar nga Gani Dizdari i ka lënë ata në arrest shtëpie, pa asnjë mbikëqyrje policore, madje nuk ka përcaktuar as kontrollohet periodike që duhet të bëhen nga policia gjyqësore. Prokuroria thotë se është e pafuqishme që të kontrollojë këta persona për shkak se kështu ka vendosur Gjykata e Lartë dhe ata nuk kanë as mundësi kundërshtimi.

Ndërkohë Gjykata e Faktit në Tiranë ka vendosur që këta katër persona të dënohen për shpërdorim detyre e shkatërrim prone, por askush nuk është dënuar për vrasje.

TemA
 
Pe: Sot 4 vjet nga tragjedia e Gërdecit, askush në qeli.

Nga Zoti e pafshin ne kete bote e ne tjetren se nga gjykata nje hic po del...
 
Titulli: Sot 4 vjet nga tragjedia e Gërdecit, askush në qeli.

Mjer njerzit qe bijen preh e kture gjakpirsve ..Sa per gjykata e qeveri e dim tashm se ca grade i kemi dhe nuk me cudit apak fakti se cdo kush qe esht ne pushtet mund te vras e te pres jet njerzish si pas qejfit pa ju prek as dhe maja e thojit te tij.........Mjer ata qe i tret dheu ngushllime familjarve te viktimave qe per te ncjerr buken e gojes lan jeten e tyre neper rrnojat e gerdecit......
 
Back
Top