Soros ne politiken shqiptare

Soros del hapur: Shpall revolucionin mavi në SHBA….mavi si rilindja jonë!

soros6_zpslgpnpojf.jpg

Por në fakt ky simbol shënoi fillimin e atij që ka filluar të quhet në SHBA si “revolucioni i purpurt (mavi)” i nxitur dhe financuar nga spekulanti famëkeq Xhorxh Soros. Sipas mediave amerikane, ky “revolucion” synon të bllokojë presidentin e ri Trump në masat që pritet të marrë kundër Sorosit dhe disa prej politikave të dështuara të Obamës. Strategjia e revolucionit mavi është tipike e stilit Soros – vazhdojnë mediat amerikane – me protesta në rrugë (tip “Mjafti” të Veliajt me “Nano mjaft” etj) dhe përçarje politike. Kush do më shumë informacion për këtë punë, le të shkruajë në google: soros, purple revolution, hillary clinton dhe ka informacion pafund. Por ne na intereson tjetër gjë:

BESOJ SE SECILIT Qث PO LEXON KثTO RRESHTA, SA KA HASUR “REVOLUCIONI I PURPURT” I KA ARDHUR NDثRMEND RILINDJA JONث DHE E PURPURTA (MAVIJA) të cilën Edi Rama i veshi Partisë në të cilën hyri kollovar por më pas i mori gjithçka.

E purpurta (mavija) është ngjyra e Xhorxh Soros. Aty ku tashmë ai ka instaluar perandorinë e tij , ka ngulur edhe simbolin mavi.


soris5_zps007bcxip.png

Kjo ka qenë logo e PS para rilindjes. Këto kanë qenë edhe ngjyrat e simbolet, të cilat janë të njejta me ato të Internacionales Socialiste.

Me këto ngjyra dhe për to kanë luftuar socialistë e simpatizantë të së majtës në kohë të mira e të vështira. Le të kujtojmë zgjedhjet e Libofshës në maj ’94, referendumin e kushtetutës në nëntor ’94, zgjedhjet e vitit 1996, ku socialistët protestuan , u rrahën por sërish vazhduan betejën.

Me këto ngjyra e simbole erdhën në pushtet në vitin 1997 dhe për 8 vite e mbajtën atë pushtet. Mirë të kuqen, që e kemi edhe në flamur edhe në nishanet e PS -së, po blunë, ku e gjeti Edi Rama që na prodhoi këtë mavi:

soris4_zpsylbvg7pq.jpg

Shih në foton kryesore kravatën e Bill Klinton dhe jakën e gjerë të Hillari Klinton, në shpalljen e “revolucionit mavi” të Soros në SHBA dhe krahasoje me këtë mavi këtu. Ju kujtohet që Lal’Eri kur thoshte se e kishte komplimentin më të madh kur e quanin njeriun e Soros? Nëse jo, kliko këtu dhe shihe me zë e figurë.

Kaq mjafton për ta ilustruar se këta e kanë për nder që janë satrapët e Soros në këtë vend.

Nëse Amerika ka se si i zgjidh hallet e veta me revolucionin, me mavinë dhe sidomos me Sorosin, ne hallin e kemi shumë herë më të madh. Tek ne revolucioni mavi është fituar nga klika e Soros. Satrapët e tij (Rama e Veliaj në krye) tashmë kanë pushtetin dhe po punojnë për ta mbajtur gjatë. Sot Shqipëria është çiflig privat i spekulantit famëkeq Xhorxh Soros dhe po administrohet me shumë përpikmëri, për interesat personale të atij manjati nga njerëzit e përzgjedhur me shumë kujdes në vite. Jo më kot janë rikthyer pinjollët e bllokut në pushtet dhe sahanlëpirësit e atij sistemi. Ata nuk kishin nga shkonin kur ndryshoi sistemi. Soros “u kujdes” për ta. Krijoi programe, projekte, institute, derisa revolucionin e purpurt e instaloi bukur bukur në vendin e shqipeve.

soros7_zpspy4pasgn.jpg

Që projekti të funksionojë duhet që të mos të të çajë kokën opozita. Për këtë arsye gjithë mediat e kapura nga Rama vazhdojnë e sulmojë e thumbojë vetëm Sali Berishën. Jo rastësisht në “Portokalli”, e tek media e Ramës fryhet teoria se “Bashën nuk e le Berisha”.

Përkundrazi! Kryetari tashmë jo më i ri i PD-së është pjesë e lojës. Një opozitë kukull, impotente, burokratike, që merret me vogëlsira e deklarata boshe, që gjoja është tejet e angazhuar në gjëra madhore se dekriminalizimi, reforma në drejtësi e ajo zgjedhore e gjoja prej tyre nuk ka kohë e vëmendje për angazhimet e tjera, është fiks ajo që i duhet një pushteti të tillë. Një opozitë që vetëm humbet në çdo garë e betejë, që demotivon elektoratin e vet e që nuk ndjek në asnjë rast çështjet e ditës dhe hallet e qytetarëve. Ajo duhet që çdo të enjte të bëjë zhurmën në teatrin e Kuvendit e për ta parë më shumë bota se shqiptarët tashmë të nënshtruar në perandorisë mavi Soros se në vend ka demokraci, ka edhe opozitë!

Tragjike është si për anëtarësinë e PS – së ashtu edhe për atë të PD -së. Ata kanë ngecur në grackën e gardheve të partisë përkatëse me dhimbjen e kafshimit të ujkut por me lutjen “Zot bëje ëndërr”. As shumica e anëtarësisë së PS – së aq më pak ata të PD – së nuk duan ta pranojnë këtë realitet, edhe pse që të dyja palët tashmë janë vasalë në perandorinë personale të miliarderit që luan si macja me miun me jetët e shteteve të tëra, përfshi edhe atë më të fuqishmin e botës.

Për fat, SHBA i ka mekanizmat për ta tretur revolucionin mavi dhe për t’i gjetur një vend të ngrohtë spekulantit globalist Xhorxh Soros. اështja është se në këto kushte të krijuara kemi ne një shans të madh për të nisur revolucionin antisoros, për t’i kthyer PS – së të kuqen dhe PS -së blunë dhe Shqipërisë demokracinë.
/PA RRENA!
 

Attachments

  • soris2_zpswjbz5ljw.jpg
    soris2_zpswjbz5ljw.jpg
    45.5 KB · Shikime: 0
  • soris_zpsx5np2edf.jpg
    soris_zpsx5np2edf.jpg
    61 KB · Shikime: 0
  • soris2_zpswjbz5ljw.jpg
    soris2_zpswjbz5ljw.jpg
    45.5 KB · Shikime: 0
  • soris_zpsx5np2edf.jpg
    soris_zpsx5np2edf.jpg
    61 KB · Shikime: 0
Titulli: Soros ne politiken shqiptare

10 arsye mjaft me interes se përse George Soros është i tepër i rrezikshëm. Njëra prej tyre është se Soros ka për qëllim uljen e influencës Amerikane, duke e marrë pushtetin për vete.

Jep financime për kauza të krahut të majtë. Soros e nisi fondacionin e tij “Instituti për Shoqërinë e Hapur” në vitin 1993 si një mënyrë për të shpërndarë pasurinë e tij për kauza progresive. Që prej krijimit të fondacionit Soros ka dhuruar më shumë se 7 bilionë dollarë për mbështetjen e kuzave të kraheve të majtë.

Influenca në zgjedhjet Amerikane. Gjatë një emisioni televiziv në vitin 2004 Soros deklaroi se fokusi i tij ishte të hiqte presidentin Bush nga posti i tij. Dhe për të arritur këtë ai u dhuroi 23.58 milion dollarë rreth 527 grupeve të ndryshme për të hequr nga posti presidentin. Në fillim të karrierës së tij edhe Presidenti Barack Obama kështu është financuar nga George Soros i cili dhuroi më maksimumin e mundshëm të lejuar kur Barack Obama shpalli kandidaturën e tij për President.

Dëshiron të ulë influencën Amerikane. Soros dëshiron që të kenë më shumë fuqi për grupe si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe është shprehur që roli që ka Amerika në FMN duhet ulur në rëndësi.

Indluencimi në Media. Soros është financuesi i një grupi i cili quhet “Media Metters for America”. Tashmë themeluesi i këtij grupi Davide Brock i ka shpallur “luftë” “Fox Neës”.

MoveOn.org. Soros është një nga themeluesit kryesorë të MoveOn.org, një faqe interneti, që shërben si një komitet politik prej nga dalin milion kandidatë liberal çdo vit. Kjo faqe interneti është e vetmja që mbaj në faqen e saj një reklamë ku krahason kryeministrin Bush me Hitlerin.

“Center of American Progres”, drejtohet nga John Podesta i cili ka qenë shef i stafit të shtëpisë së bardhë nën administratën e ish Presidentit Klinton. ثshtë zbuluar se ekziston një lidhje midis shtëpisë së bardhë dhe kësaj organizate e cila është financuar nga Soros pasi, në administratën e shtëpisë së bardhë janë vendosur shumë zyrtarë të CAP.

Ekstrimitet Ambjentalist. Soros ka qenë financuesi edhe i disa prej nismave të Obamës për një mbrojtje më të mirë të ambientit si dhe ka investuar në shumë organizatë të tjera për projekte që lidhen me ambientin. Ai gjithashtu krijoi “Climate Policy Initiativ” si dhe financoi organizatën “Frend of Earth”.

America Coming Together. Në një përpjekje për të hequr nga zyra ovale Presidentin Bush Soros dha rreth 20 milion për një fushatë në të cilën morën më shumë se 527 grupime pjesë. Gjatë kësaj fushate ACT shkonte përdori të gjitha mënyra për të bindur zgjedhësit të hiqnin dorë nga votimi i Bush. ATC u dënua me 775 mijë dollarë nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve për financime të paligjshme.

Manipulimi Monetar. Një pjesë e madhe e perandorisë multimilion-dollarëshe e Soros ka ardhur nëpërmjet manipulimit të monedhave. Gjatë vitit 1997 gjatë krizës financiare në Azi Soros u quajt nga kryeministri i Malajzisë si një kriminel ekonomik.

Zhgënjim. Soros është një nga njerëzit më narcistë që ekzistojnë në këtë botë dhe këtë gjë ai e ka shprehur në shumë intervista.

“E pranoj që gjithmonë kam pasur një vlerësim të madh për veten time, si fëmijë e shikoja veten si një lloj zoti”. “Kisha disa vlerësime shumë të mëdha për veten time si fëmijë të cilat mu desh t’i kontrolloja pasi mund të përfundoja si i çmendur.
/e pavarura
 
Titulli: Soros ne politiken shqiptare

Putin: Soros kërkohet “i Gjallë ose i Vdekur”

soros8_zpsn3ov8j01.jpg

Rusia ka deklaruar zyrtarisht se miliarderi Xhorxh Soros është në kërkim në vendin e tij, duke e cituar atë dhe organizatat e tij si një kërcënim për sigurinë kombëtare ruse”.

Putin e ndaloi hyrjen e Sorosit në Rusi vitin e shkuar për faktin se Soros ndihmoi në shkatërrimin e ekonomisë ruse herët në 1990-n.

Veterantoday.com raporton:

Matt Taibbi i Rolling Stone tha për Goldman Sachs gjashtë vite më parë:

“Gjëja e parë që duhet të dish për Goldman Sachs është se është kudo. Banka më e madhe e fuqishme e botës është një vampir i madh rreth njerëzimit, duke i thithur gjakun në mënyrë të pamëshirshme çdo gjëje që mban emrin para.

“Në fakt, historia e krizës së fundit financiare, e cila përsëritet si një histori e uljes së shpejtë dhe rënies së perandorisë amerikane, ngjan me Kush është Kush të diplomuarve Goldman Sachs.

Dukshëm Sorosi do të jetë si Goldman Sachs. Phil Butler ka të drejtë kur thotë: “Xhorxh Soros ka gisht në çdo çështje politike. Në qoftë se ka krizë në botë, vë bast se ai ka dorë në të.”

Dikush mund të thotë se Sorosi dhe Goldman Sachs janë ideologjikisht një vëllazëri. Strategjia e tyre është pak ndryshe, por fundi i rezultatit është shkatërrimi i jetëve nëpërmjet sistemit ekonomik (qoftë kapitalizmi apo socializmi) dhe manipulimi politik.

Ja pse Sorosi mendon se është i pamposhtur. Ai mendon se mund të lëvizë planetin ekonomik dhe politik me një të mbyllur të syve dhe askush nuk mund t’i thotë të ndalojë. Në fakt, ai shkruan libra si për shembull Alkimia e Financës. Soros mendon se ai mund të vrasë stabilitetin politik në Europë dhe në fakt në Amerikë pa sfidues.

Sigurisht Soros është i vjetër, por nuk do të bëhet bajat. Organizata e tij së fundmi është kapur duke kryer operacione të fshehta të dezinjuara për të destabilizuar Rusinë. Ja një citim interesant nga dosjet e zbuluara të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur:

“Prirja jonë është të përfshihemi në aktivitete dhe me aktorë që do të kuptojnë dhe gjejnë mbështetjen e rusëve që mbron vlerat tradicionale. Emërimi dhe caktimi për ne është problematike: ne jemi gjithashtu pjesë në biznesin e kanalizimit të parave në vende të tjera për qëllime politike.”

Tani po flasim! Tani po themi se kush është Sorosi i vërtetë. I gjithë diskutimi për ndihmën e të ashtëquajturve refugjatët sirian, rreth shpëtimit të ukrainasve, rreth të ashtëquajturave “të drejtat civile,” rreth sjelljes së “demokracisë” në Rusi, ishte një perde tymi.

Sipas Butler-it, ky ishte i gjithë infeksioni i Sorosit. Sorosi donte të ulte familjet tradicionale të Rusisë. Ai donte ta kthente Rusinë në një kopësht zoologjik, por ai duhet të përdorte terma si ”demokraci” për të mashtruar masën.

Kështu që kur Sorosi shkroi shkurtin e shkuar se “Putin është një kërcënim më i madh për ekzistencën e Europës se sa ISIS,” ai po fliste për planin e tij djallëzor, që është në përputhje dhe në harmoni me atë që Mafia Khazarian dhe shërbëtorët e saj kanë bërë për shekuj. Në fakt, neokonservatorët si Noah Rothman i Commentary-t vazhdojnë të mbajnë refrenin ideologjik që ”Rusia nuk është mikja juaj.”

Dëgjoje mirë Sorosin këtu:

“Liderët e SHBA-së dhe të BE-së po bëjnë një gabim të madh që mendojnë se presidenti Vladimir Putin i Rusisë është një aleat potencial në luftën kundër Shtetit Islamik. Evidencat e kontradiktojnë këtë. Qëllimi i Putinit është të kujdeset për shpërbërjen e BE-së dhe mënyra më e mirë për ktë është të mbushë Europën me refugjatë sirian.

“Aeroplanët rus kanë bombarduar popullin civil në Sirinë jugore duke i imponuar të arratisen në Jordani dhe Liban. Tani janë 20,000 refugjatë sirianë në kampe jashtë në shkretëtirë duke pritur pranimin e Jordanisë.”

Cilat janë evidencat që aeroplanët rus bombarduan popullin civil? Epo, evidencat mund të gjenden tek vetë Sorosi. çfarëdo që del nga goja e tij është e vërtetë. Nuk duhet më asnjë hetim më tepër. Nuk ka nevojë për testime rigoroze.

Soros është alfa dhe omega, fillimi dhe fundi. Dhe në qoftëse provat tregojnë në ndonjë drejtim tjetër, atëherë provat duhet të refuzohen, dhe fjalët e Sorosit.

Në qoftë se Rusia po shkatërron akoma ISIS-in në Siri, atëherë informacioni është i rremë sepse Sorosi nuk e ka aprovuar atë.

ثshtë e dukshme se Sorosi po tregohet budalla, dhe duket se po e kupton qe ai është më i cënueshëm se kurrë më parë pasi ai nuk po vepron sipas diktatit të arsyes praktike. Në këtë kuptim, ai është kundër arsyes. Ai aspiron të përmbushë dogmat ideologjike dhe ta zhvlerësojë të vërtetën me çdo kusht.

Me shumë mundësi Sorosi ka qenë kundër regjimit të Izraelit, por atë që ai e jep nga njëra dorë, e mer nga tjetra. Thuhet se ai është kundër regjimit izraelit, por është raportuar se Soros mbështeti organizata të cilat kërkonin t’i hiqnin pushtetin Assad-it. Ne duhet të mbajmë mend se regjimi izraelit donte t’i hiqte pushtetin Assad-it që në fillimin e luftës së Sirisë.

Kështu, do apo s’do Sorosi, ai po mbështeste në mënyrë të tërthortë kurthet e Izraelit duke mbështetur organizatat që kërkonin të përzinin Assad-in. Në qoftë se Sorosi ka aspiruar të bëjë diçka të mirë, ai do ta kishte përshtatur filozofinë politike në mënyrë të arsyetur, jo nëpërmjet ideologjive të ndyra të cilat përfunduan duke shkatërruar një vend pas tjetrit.

Siç kemi treguar diku tjetër, Xhorxh Soros e tregoi veten se ai është agjent i Rendit të Botës së Re duke shkuar pas Rusisë , vendi që ka shkatërruar ISIS-in në Siri.

ISIS ka përdorur armë kimike në rajon, dhe askush, as vetë Soros nuk ka thënë një fjalë për këtë.

Siç duket, Rusia ka parë mjaftueshëm nga ky burrë dhe së fundmi e ndaloi atë të hynte në vend. Ata e quajtën atë dhe organizatat e tij shkatërruese një ”kërcënim për sigurinë kombëtare ruse.”

Kryeministri hungarez Viktor Urban tha të njëjtat gjëra. F. William Engdahl tha në janar se ”Xhorxh Soros, një spekulator fondesh u kthye në një filantropist të vetë-deklaruar, dhe fondacionet pa taksa, janë një pjesë integruese e makinës së luftës.”

Ai ka të drejtë. Falë Zotit, Rusia ishte më shumë se e gatshme për ta hequr qafe Sorosin nga vendi. Falë Zotit Putin ishte i gatshëm të vepronte. Falë Zotit për Rusinë, e cila po shkund themelimin e Rendit të Botës së Re dhe Satanizmit politik./ Gazeta Impakt

Burimi: yournewswire
 

Attachments

  • soros8_zpsn3ov8j01.jpg
    soros8_zpsn3ov8j01.jpg
    34.8 KB · Shikime: 0
  • soros8_zpsn3ov8j01.jpg
    soros8_zpsn3ov8j01.jpg
    34.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Soros ne politiken shqiptare

Ne fakt ky fondacion vertet i ka shtrire mire rrenjet e tij e kjo fale Edit me te shoqen!
Shqiperia nuk shpeton nga klanet korruptive e kanibale, prandaj eshte dhe do jete nje vend i varfe me nje % te pasurish qe pasurohen ne rruge kriminale e ne kurriz te popullit!
 
Titulli: Soros ne politiken shqiptare

masoneri????
 
Titulli: Soros ne politiken shqiptare

Ne fakt ky fondacion vertet i ka shtrire mire rrenjet e tij e kjo fale Edit me te shoqen!
Shqiperia nuk shpeton nga klanet korruptive e kanibale, prandaj eshte dhe do jete nje vend i varfe me nje % te pasurish qe pasurohen ne rruge kriminale e ne kurriz te popullit!

Sorosi eshte krijuar mos u gabofsha ne 97 dhe po financon partite e majta....por nuk u shtri ne periudhen e Edit....
Per interesa te ngushta te politik-beresve tane te dy palet e kane pranuar...tjeter cfare kane shitur dengla.
Perse kur erdhi Pd nuk e zhduku?
Gjithsesi persa i takon kanibalizmit per mua peshorja nuk anon as me pak e as me shume nga te dy palet.
Te dyja partite qe kane qene ne pushtet kane bere te njejten gje...thjesht ndryshon formati!
 
Titulli: Soros ne politiken shqiptare

Soros (dhe gjithcka ai perfaqeson) eshte pjese e konspiracionit te madh masono-xhudaiko-pellazgo-reptil per te marr ne kontroll Shqiperine dhe mbare boten.

hajduti
 
Titulli: Soros ne politiken shqiptare

Thirri si te duash. Soros eshte e njejta faqe me Rothschildet e Europes. Folem tek tema pse ebrejte jane inteligjent..;)

http://www.forumivirtual.com/portali-i-forumit-10/padront-e-europs-62566/?highlight=#post874936

Bashkimi Europian nuk eshte bashkim popujsh dhe kulturash, por bashkim bankieresh..!!!! Ja pse kam qene gjithmone skeptik ne kete UE

po ajo dihet qe bankar.... numerik me sakt spekullim ne shtypjen e fletes "ngjyr vjedhje" kjo dihet nga mbetja e te njejtes vler te merkates aksionare ku ato dytesoret ne te vertet levizin rruzullin primareve..por cuditerisht mbeten dytesore....... por ajo qe me terhoqi vemendjen ishte stema... forma rrethore dhe trendafili... nr i formuar nga ai simbol...
 
Soros ishte 14 vjec kur i ati kish falsifikuar dokumentet e familjes nga ebre ne i krishtere. I punsuar ne SS naziste aso kohe, sot Soros deklaron se ishin momentet me t emira te jetes se ti. Po ne cfare punonte Soros per SS naziste? Punonte ne zyren e konfiskimit te pasurive te ebrejve...


soros9_zpsaetzvhos.png
 

Attachments

  • soros9_zpsaetzvhos.png
    soros9_zpsaetzvhos.png
    888.7 KB · Shikime: 0
  • soros9_zpsaetzvhos.png
    soros9_zpsaetzvhos.png
    888.7 KB · Shikime: 0
Sorrosi deshtoi turpshem ne shqiperi. Me gjithe ate insvestim dhe propagande partia e tij mori nje perqindje fare te vogel. Pastaj u detyrua te shkrihet me ps. Probleni eshte qe me ane te erit po e perveteson ps-ne. Po e merr kalane nga brenda. Ne kete mision po jep kontribut te madh dhe rama. RIP ps.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top